Shpresat të ardhjes në pushtet të Donald Trump, dhe mitomania serbe

0
73
Richard Grennell - Hashim Thaçi - Aleksandër Vuçiq

Skënder MULLIQI

Akti terrorist në Banjskë sikur është ra në harresë edhepse BE-ja paralajmëroj hetim.Ne këtë sulm terrorist u vra një polic i Kosovës, dhe u vranë tre terroristë serbe nga 13 apo më shumë sa mendohet që ishin stacionuar në ambientet e një kishe. Ne vend që të ishte në burg, Radojqiqi mbeti i lirë nga padroni i tij, Aleksander Vuçiqi, i cili edhe po i frekuenton kafenet në Beograd. Këtë rast dhe kërcënimet përmanente më luftë në rajon, Vuqiqi po tenton ti mbulon duke përfituar në kohë.

Këtyre ditëve kur kanë mbetur edhe disa muaj në mbajtjën e zgjedhjeve në Amerikë, presidenti serbian fali më rastin e përvjetorit të bombardimeve nga NATO, objektin e qendrës të gjeneralëve të Serbisë, në Beograd, dhëndërrit të Trampit, Gjerald Kushner. Nuk është e rastësishme sugurishtë ky gjest i Vuqiqit, i cili u vu edhe një hërë në krahë të Donald Trampit para zgjedhjeve presidenciale. Pushteti në Serbi sikurse edhe Dodik i serbëve të Bosnjës, po presin fitorën e Trumpit, a mos po ndryshon gjendja në favor të planëve djallëzore serbe për realizimin e idesë për botën serbe, siç edhe kan paralajmëruar mbajtjën e një takimi lidhur më këtë temë, treshja famkeqe Vuqiq, Porfirije dhe Dodik, i cili ka thënë së nese fiton Tramp më 5 nëntor, në do të shpallim shkëputjën e Republika Serpska nga BH-ja.

Serbia po ashtu është e bindur së Trumpi do të ndalonte luftën në Ukrainë duke ia dhënë të drejtën Rusisë të Putnit mbi Krimen. Po ashutu në kokat e serbomedhjeve qarkullon mendimi së Trampi do të dënon politikën e Izraelit ndaj luftës më palestinezët në Rrypin e Gazës, dhe së Serbisë do tia kthen Kosovën. Dhe, i kur i vëmë pikën gjithë kësaj, atëherë vjen në shprehje vallja e argëtimit të budallenjeve serb mbi këto të dhëna. Këto janë mendime halucionante të serbëve thua së nuk ekzitojnë popujtë sovran në këto shtete.

Në fakt zor që Tramp do të ndryshojë diqka në kursin e politikave të jashtme të Amerikës siq po mëndojnë serbët.Presidenti serbe, ndoshta dëshiron më bindë masën e gjerë në Serbi, së do të vazhdohet aty ku ka mbetur nga Marrveshja e Vashingtonit, e cila për shumë kënd nuk ishte obligative. Me atë marrveshje Kosova u pranu si shtet nga Izraeli, e Vuqiqit i mbeten disa premtime të dhëna nga takimi. Me kaq edhe përfundojë, së u bë ndryshimi në krye të Amerikës, ku për president pas zgjedhjeve erdhi demokrati, Joe Bajden. Nese Vuqiq ka menduar së më kët “falje’ të objektit do të fiton përkrahjën e ardhjës eventuale të Trampit në pushtet, nuk i ka bërë llogaritë e duhura politike.

Dihet së Trump vjen nga bota e biznesit dhe në biznes nuk vijnë në shprehje emocionet. Duket së presidenti serbe më këtë gjest i ka bërë më dije emigracionin serb në Amerikë, që të vihen në shërbim të zgjedhjes për president të Donald Trumpit. Zgjedhjet ende nuk janë mbajtur dhe mbetet të shihet së a do të këtë edhë një mandat Bajden, apo në pushtet do të vjen Tramp.Serbisë nuk i takon asnjë të drejtë që të dali fituese, prandaj edhe shpresat e tyre do të shkojnë huq. Është shekulli 21, është shekulli që bota përparimtare nuk do të lëjon realizimin e ideve fashiste regresive e pushtuese ndaj popujve të tjerë, të Rusisë dhe të Serbisë, “të gjithë rusët në një shtet”, dhe “të gjithë serbët në një shtet”, si po pretendojnë Putin dhe Vuçiq.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.