Bledar Meti
1.
O të humbur shqiptarë (1)
Seç qenkeni për të qarë! (2)
I duroni vet armiqtë, (3)
prisni vdekjen apo vdiqtë? (4)
Nuk ju lane as pakë nderë (5)
Zemërohuni një herë, (6)
Ti frikësoni zuzarët (7)
Qe i shuan shqipëtarët, (😎
E ne vend tuaj të rroni (9)
Si të doni e si të thoni! (10)
FAIK KONICA
2.
Ne Shengjin kane ardh dy varka,
nje me mend, e nje me shkarpa
t’an shqiptart jane mbledh n’kuvend,
dona shkarpa e s’dona mend!!
AT GJERGJ FISHTA
Dy koloset e Kombit tone qe kane pershkru realitetin para 100 vitesh, rreshtat e tyre bien fiks me aktualitetin e shoqerise Shqiptare.
Ne kater rreshtat e pare te Konices, flitet per pasivitetin e shoqerise tone e cila eshte ne vdekje klinike duke reziztuar me oksigjen, qe vazhdon te shuhet.
Ne rreshtin 5 dhe 6 i qorton Shqiptaret qe edhe pse nuk u lane aspak nder serish nuk u zemeruan nje here. Dallkauku Surrelit i fyu Shqiptaret ne Diber, Gjirokaster dhe Durres dhe Shqiptaret nuk u zemeruan por u serviluan. I shkoi gjysma kabinetit ne burg sebashku me nje pjese te mire te kryebashkiakeve dhe deputeteve te PS e serish nuk u ZEMERUAN NJE HERE por nje pjese mbeten ashtu te dhjere.
Nga rreshti 7 deri ne 10 u kerkojne shqiptareve te ngrejne zerin, te rrojne ne atdhe e te mos e braktisin vendin siç u’a ka impunuar Dulla i Surrelit sot, plage nder me te rendat te shoqerise tone.
E ky realitet me pas te hedh te vargjet e Fishtes sepse me 11 Maj 2025 e paten shancin ne ate kuvend me marre varken me mend por serish nga servilizmi, interesat e shkurtera sot per neser e jo per te ardhmen zgjodhen varken me shkarpa. Mjerim qe shemtueshem kalon ne shoqerine tone driteshkurtur.
Ne Sheshin e Demokracise ne Shkoder kater djeme Nenash humben jeten per Liri dhe Demokraci. Ndersa sot 34 vite me vone Demokracia eshte nje fjale utopike sepse ne Shqiperi ne menyre te mirefillte Dekmokracia nuk egziston sepse Fjala e Lire dhe Vota e Lire nuk ushtrohen:
1. Administrata nuk voton e lire por nen trysni nga vendi i punes qe deformon zgjedhjet.
2. Sistemi Proporcional Rajonal deformon demokracine e drejperdrejte dhe Vota nuk ka te njejten peshe, ndaj dhe kerkohet zevendesim me sistem Proporcional Kombetar.
3. Listat e mbyllura cenojne demokracine sepse prodhojne deputet vasale dhe jo individe cilesore si tek listat e hapura qe llogarine e kane ndaj populli dhe jo ndaj njeshit te Partise si ne listat e mbyllura.
4. Kamikazet (Nenpunesit Civile fiktive). Tridhjete mije te tille nga Veriu ne Jug te cilet jane me te rrezikshmit sepse per rrogen qyl jo shtremberojne DEMOKRACINE por edhe shkojne deri ne vetflijim qe rroga qyl tu ece pa i vrare ndergjegjia qe keto e mbajne vendin peng. Keto jane me rrezkikshmit ne fushata sepse hidhen si kamikaze per Vota per rrogen qyl e jo per dinjitet. Keto jane anti-demokratet me te medhenj.
Per sa kohe te vazhdojme te mbajme peng Demokracine, vargjet e Fishtes dhe Konices do jene gjithnje kembekryq ne koherence me realitetin tone. Nese kater pikat e cituara me siper nuk adresohen me shume seriozitet DEMOKRACIA do vazhdoje te mbese Utopi per ne Shqiptaret dhe vargjet e kolosave ne pershtateshmeri me kohen.