SHQIPTARËT MEND E SHTET S’KANË PËR VETE, POR PO I JAPIN MEND EDHE TRUMP-it

1
Last meeting Trump-Zelensky
Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj

Shqiptarët kanë dy shtete, Shqipërinë e Kosovën, që i drejtojnë e ku ushton eZani i naltë, që nga pushtimi osman. Kjo tregon se kemi neuroza fetare dhe një mentalitet turqeliko-islamik kryesisht, që nga ajo kohë.

Ne nuk kemi ushtri, as për të mbrojtur veten, por e qeshim dhe shajmë Enverin, pse bëri një ushtri të fortë në kohën e tij. Dhe ata që shajnë më shumë Enverin, i vodhën pajisjet ushtarake të kohës së tij, i shitën dhe u pasuruan duke shkatëruar shtetin e ushtrinë e asaj kohe. Bashkë me Kosovën, Shqipëria nuk bën mbrojtje të veten, se ekziston ideja se ne na mbron NATO e Amerika. E ku ka më mirë të na mbrojnë të tjerët edhe më mirë se ne mund të mbrojmë veten?!

A mos i kemi kthyer disa vlera ne shqiptarët me kokë poshtë? Apo jemi moli i drejtësisë ne? Se drejtësi nuk kemi, kemi SPAK që po jep disa shenja të mira, por ende nuk jemi një vend, për t’u krenuar as në fushën e drejtësisë.

Në marrëdhënien e SHBA-ve me Ukrainën, ne tani jemi rreshtuar kryesisht në përkrahje të Ukrainës, dhe po e gjykojmë keq Amerikën e Trump, pse ajo nuk po jep para e financime dhe mjete ushtarake për ta ndihmuar Ukrainën, si pati bërë në kohën e Biden, që e nxiti Ukrainën edhe të hynte në luftë. Sepse ne kemi dëshirë, që Ukraina ta fitojë luftën. Por a do e fitojë se? Kjo është pyetja.

Trump ka menduar një plan paqeje, pasi e di, se e gjithë lufta po bëhet për ato mineralet e rralla, që Ukraina ka 15% të sasisë së tyre në shkallë botërore, kryesisht në atë zonën e pushtuasr nga rusët. Dhe i ka ofruar një plan paqeje Zelenskyt, së bashku me 500 miliardë dollarë investime në minerale, që Ukraina të mund shlyejë edhe borxhin amerikan, prej 350 miliardë dollarësh. Këtë plan paqeje, Zelensky si Arafati dikur në Palestinë, nuk e pranon, e Trump mendon se duhet të tërhiqet nga financimi i asaj lufte pakuptim, ku vazhdojnë ende të vriten njerëz dhe ku rreziku është, nëse Amerika e vazhdon mbështetjen e kësaj lufte, për një përshkallëzim të saj në luftën e 3-të botërore.

Kështu po e shikon Trump këtë luftë.

Shqiptarët që merren me shkrime, me politikë e diskutime publike, kryesisht po mbajnë anë me Ukrainën, nuk po u pëlqen plani i paqes që po ofron Trump, edhe pse nuk dimë ende detaje të tjera rreth tij.

Në këtë rast ne me kë duhet të jemi, se frika gjithmonë është, a po bëhet Trump me Rusinë dhe kjo favorizon Serbinë, e ne që kemi mbrojtje nga Amerika e nga NATO, se nuk mund të mbrojmë veten, se nuk kemi mend, ne kemi mend t’u japim të tjerëve se si ata të na mbrojnë ne, por jo me rregullua ne punët tona. Këtë mos na e kërkoni, që ne të zëmë mend e të bëjmë veten, mos na e kërkoni. Ne i japim mend gjithë botës, por jo vetes.

ABSURDI SHQIPTAR
Ukraina as Kosovën nuk e njeh si shtet, e shqiptarët po gulçisin përditë kundër Trump e Amerikës, pse nuk po e ndihmon Ukrainën. Shqipërinëe e Kosovën i mbron Amerika e NATO, se ne ushtri tonën nuk kemi për të mbrojtur veten, por mend i japim Trumpit, harxho paratë e taksapaguesve amerikanë për ta ndihmuar Ukrainën, se ndryshe ne shqiptarët për Ujktsinën e mendtë e marra që kemi, i prishim marrëdhëniet me Amerikën, se jemi njerëz me moral të lartë, por shtet shqiptar funksional nuk dimë të bëjmë.

Pra, ne kemi frikë se po na braktisë Amerika si po braktis Ukrainën, dhe i jemi kthyer Trumpit, duke e konsideruar si Europa, Putinist. Por sa na ndihmon ne kjo? A duhet ne të shqetësohemi për Ukrainën e të prishim marrëdhëniet me Amerikën, apo të shohim interesat tona, me Amerikën e Trumpit t’i mbajmë punët mirë, pasi vendimet e tij për Ukrainën e më gjerë, nuk varen aspak nga ne, por nga politikat që Trump i mendon se janë në interes të Amerikës.

Në çdo rast është mirë që ne të jemi në interesin amerikan, se ajo ka interesat e veta, e ne nuk na intereson të ‘djegim jorganin për një plesht‘, si i thonë. Çfarë ka bërë Ukraina për ne shqiptarët, që ne të prishemi me aleatin më të madh që kemi, për hir të saj? Ah po, ne kemi moral, harrova, Amerika e Trumpit nuk ka… Apo si? Amerika e Trumpit po synon të kursejë paratë e saj në një luftë që nuk ka sukses, por që rrezikon të shkojë edhe më keq. Ne i themi harxho para, mos u tërrhiq se të quajmë tradhëtar… të dobët, të lig!

Pra, ne që kemi moral e parime kaq të larta, nuk bëjmë veten, por e vjedhim, i themi atij që na mbron, po vepron keq, duhet ta ndihmosh Ukrainën në një luftë pa krye, ta bjerrësh ekonominë amerikane për një luftë pa kuptim, ndryshe të quajtëm Putin?! A jemi duke përdorur mendjen ndopak në këtë që po bëjmë, apo janë padije dhe emocione të rastit e do vijmë duke u kthjelluar gradualisht?! Se Zelensky, një lider naiv, që u mashtrua nga Perëndimi dhe e futi Ukrainën në luftë e shkatërrim, e hëngri keq, e ne tani duam të japim jetën për të, se ai nuk di më shumë?! Permbajeni veten, se po bëheni qesharakë e sharlatanë.


Një sarim në anglisht nga Jeffrey Sacks rreth asaj që ka ndodhur e po ndodhë në Ukrainë dhe rreth Rusisë.

https://www.facebook.com/watch/?mibextid=wwXIfr&v=1326856671847041&rdid=MQh9BHvw5jXd402z

1 KOMENT

  1. I respektuari Arben Çokaj!

    Ju publikoni shkrime, respektivisht jepni opinione relevante ( të një rëndësie të veçantë) të cilat né lexuesit me kujdes dhe vëmendje të përqëndruar i ndjekim (unë po se po).

    Në vend të komentit (për relaksim) po e tregoj këtë anekdotë:
    Në vitin 1963 amerikanët kanë mbrri në Hënë. Për disa të marrë e pabesueshme!?
    Në një odë fshati, pasi hoxha e mbaron dersin (ligjeratën) një plak e pyet hoxhën:
    – Allahile, baba Hoxhë a ndjeve se amrikanët kishin mbrri në Hanë! A ta merr mendja ty se përnjëmend kanë shkue n’Hanë, se mue hiç s’po ma merr mendja?!

    Hoxha i mençur i përgjigjet:
    – Vallahi as mue s’po ma merr mendja, po amerikanët nuk janë shkue n’Hanë as me mendet tua, e qebesa as mendet e mia, po ata kanë shkue me mendet e veta!

    Respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.