Referendumi – ligji i pashkruar

0
Safet Sadiku

Poezi

Safet Sadiku

Në damarët e Arbërisë
s’rrjedh si lum veç gjak
po ligji i pashkruar
i një populli plak
Jo me fjalor
të ftohtë gjykatash
po me kushtrim të maleve
dhe zërin atdhetar
Referendumi
nuk është veç ligj
i formuluar
s’është veç një datë
por është betimi
që po ndizet
në çdo natë
është fjala “PO”
nga Prekazi e Çamëria
që po këndohet me nder
si n’ bregdet kur fryen erë
Aty ku shqiponja
ka fluturuar përherë
Sot i gjithë
populli shqiptar
Artshkruesin s’e përshkruan
si jurist por si lahutar
se ligjin e bëri himn
ku çdo varg n’lexim
është aktvendim
çdo plagë është vula
e lirisë dhe mëvetësisë
së „trimnisë“

Në damarët e Arbërisë
s’ka nen ligjor
as dekret as dorë
ka gjak që s’pranon
nënshkrimi t’i dështon
Kushtetuta është gdhendur
në gurë të Kelmendit
dhe firmat s’janë veç në letër
por në plagët e vendit
Referendumi në Prekaz
është mbajtur me gjak
aty ku drejtësia s’pritej
të bëhej as akt as pakt
Në vend të fletës së votës
një Flamur i shpalosur
me një popull që u ngrit
me të drejtën e dhënë
dhe lirinë e fituar
nga shekujt e lodhur…
Në vend të nenit 1
të ligjit kushtetues
është Drini që rrjedh
si testament i lashtësisë
Në vend të nenit 2
për sovranitetin
është Gjuha Shqipe
në Manastir
që mbrojti identitetin
Gjykatat po heshtin
kur këmbanat flasin
me gjuhën që nuk vdes
e në Prizren drejtësia
trokiti te tërë historia
Ligji s’është vetëm shkrim
në një faqe zyrtare
por amanet në lisin e Dibrës
që s’i përkulet fare askujt

Në Çamëri amanetet
e pengmbajtjes flasin
dhe nuk gjykojnë
më për togjerët e huaj
por deti që ende po flet
Me valë shpalosë hostorinë
Ka një porosi për trashigiminë
ka një emër të gruar
Nëpër erërat
që ndalen në Korab
vendimi është marrë
liria s’është negociatë
as fjalë pa vlerë në çdo akt
Në damarët e Arbërisë
s’ligjëron Kuvendi me karrige
por Lidhja e Prizrenit
në shtrat të kohës
me gjak e me besë
S’ka nevojë
për nenin e parë
të një akti juridik
kur Flamuri valon
si testament i përjetësisë
Në Vlorë s’ishin juristë
me diploma të huaja,
Por, ishin burra
që e nënshkruan lirinë
thurën nenin për Mvetësinë
me dorë të skuqur
nënshkruan me gisht lirinë
1912-ta nuk ka kod civil të ri
po ka zemër për drejtësi
As vula nuk është noteri
por është populli që s’pajtohet
me zinxhirët nëpër trup
të nënes sonë Shqipëri
E në damarët
ku drejtësia
është e skalitur
në kujtesë
Atje ku gjyqi
nuk bëhet harresë
nga ndërgjegjja
e popullit…
e çdo gur flet
gjuhën e ligjit
që s’shkruhet
e nuk harrohet
E përmendim
Referendumin
që po vjen
jo si një akt formal
por si një ngritje
e re kombëtare…

Tani Kushtetuta
e Shqipërisë merr rolin
e një ombrelle mbrojtëse
Për të gjithë shqiptarët
në Gadishullin Ilirik
Në damarët e Arbërisë
sërish diçka lëviz
si shkundje e thellë
nga gjumi i një lisi
me degët e lashtësisë
Jo për të kujtuar
veç ç’kemi humbur
me vaj dhe ankesa
por për të pritur
ç’po vjen te ne
me zë të fortë
Një referendum
nuk po na troket
si protokoll zyrtar
por si zemra e një kombi
që rreh në çdo shqiptar
Jo me fletë të thata
po me firma në sallë
dhe me amanet që fle
në çdo gur e çdo valë
për truallin shqiptar
Këtë herë nuk jemi
në copa më të ndarë
por të uruar
të bashkuar
në një frymë

nga Tropoja në Kopaonik
malet në Gruda si në Prilep
vallen e hedhin si valët n’det
E kur fjala
të kërkojë vulë
askush nuk mund
të rri në heshtje
nga një popull
që ecën drejt me sy
me besë, me veshje

Se për ardhmëri
sot koha është flori
Këtu po fillon kënga djalëri
Kushtetuta e Shqipërisë
s’është thjesht për Tiranë
ajo mbron çdo shqiptar
që flet këtë gjuhë nënë

Ajo është fleta jonë e bardhë
për t’u bërë një zë
në çdo skaj të Gadishullit
ku zemra thotë shqiptar:
“jam këtu, dhe do të jem”
Jemi dhe do të jemi…

Artshkruesi e ndjeu
këtë rrjedhë në varg
kur folën Valbona e Drini
dhe lisi i Dibrës plakë
zhurmuan Ibri dhe Vjosa
si legenda në flakë
Sepse damarët e Arbërisë
nuk janë veç kujtim
janë thirrje për veprim
Për aktin më sublim
Domarët e Arbërisë
janë qëllimi i ardhmërisë
i një ringjallje
të atdheut tim
që nuk ka kthim…
O shqiptarë
Referendumi
është korigjim
është përmirsim
Referendumi
është shpëtim!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.