Kim Mehmeti: Për fat të tij, Kurtin e urrejnë ata që nuk i donë e nuk i beson populli!

1
Kim Mehmeti - Albin Kurti

Nga Kim Mehmeti

Edhe këto zgjedhje parlamentare në Kosovë i fitoi Lëvizja Vetëvendosje. Pa dyshim se fitoren e saj e ndihmuan edhe kritikët e ngarkuar me urrejtje patologjike ndaj Kurtit, e të cilët, për fat të tij, nuk i donë dhe nuk i beson populli.

Në masë të madhe, fitoren e VV-së e ndihmuan edhe ata të ‘klanit’ të drejtuar nga miku i Vuçiqit – Grenelli, e ku bëjnë pjesë të gjithë që nuk e kuptojnë se sado i vogël të jetë një popull, nuk guxon atë ta përbuzësh duke besuar se mund ta blesh dinjitetin e tij dhe se, me muskujt e të fortit, do mund të shkelësh mbi krenarin e tij.

Pra zgjedhjet parlamentare në Kosovë përfunduan. Ndërkohë mediat raportojnë se kryetari i AAK-së paska deklaruar se assesi nuk do bëhet pjesë e qeverisë së VV-së, duke mbetur e paqartë se kur dhe ku kësaj partie Kurti i ka ofruar bashklqeverisje?

Kur jemi te partitë tjera duhet thënë se drejtuesve të LDK-së do u nevojitet edhe një shekull që ta kuptojnë se të sotmen politike nuk mund ta blesh e ta stolisësh me të shkuarën e lavdishme.

Ndërkohë mbete e vërteta se as fitorja nuk të lejon që Kosovën ta ngarkosh me fjalorë politike, i cili nuk I ka hije asaj. Dhe assesi nuk mund to arsyetohen deklaratat për ‘kohët e hajvanisë’ sepse ajo kurrë nuk ka jetuar në kohë të tilla, por vetëm në ato ta hajnisë.

Si do qoftë, edhe kësaj radhe Kosova i dëshmoi mbarë shqiptarisë se ajo nuk është Shqipëri që duron dikush ta tallë atë duke e sunduar me batuta dhe duke e bërë ‘atdhe’ të krimit dhe hajnisë, se ajo nuk është as Maqedoni ku politikanët shqiptare heshtjen shkaku i injorancës dhe mosdijes politikanët e shesin si urtësi, pra ajo dëshmoi se ishte dhe mbeti boshti më i shëndosh patriotik e politik i shqiptarisë. (Kim Mehmeti)

1 KOMENT

  1. I respektuari Kim Mehmeti!

    Duke falënderuar portalin “FJALA E LIRË”, të cilin e moderon i nderuemi Arben Çokaj, lexova shkrimin e juaj dhe më bëri përshtypje, ndaj po jap koment.
    Ju lumtë mendja dhe ju lumt dora!

    Nuk po e zgjas me komentin, por po e përmbylli me këto fjalë:
    Është MADHËSHTORE kur nga një vend i vogël, dalin njerëz që bëjnë vepra të mëdha, me të cilat veten dhe vendin e popullin e tyre i bëjnë të madh e të njohur.

    respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.