Një Gabim i Edi Ramës – Manastirliu përsëri Ministre?!

0
129
Rama - Manasterliu

Pirro Prifti, gazeta SOT

Shumë dëgjuam dhe pamë Assamblenë e PS me vëmendje. Më me shumë vëmëndje sigurisht e kanë parë ata të Foltorës, sepse ata kërkonin material jo për të kritikuar por për të sharë.

Përse? Pa i hyrë përkrahjes së ndonjë partie, mendoj se duhet vlerësuar puna për shndërrimin e Shqipërisë në një vënd të botës perëndimore. Duke patur një të kaluar jo të mirë, ku diktatura vendosi barazinë nëpërmjet varfërisë, ashtu si Pol Poti në Kamboxhia, sot Shqipëria po përpiqet të integrohet në BE edhe me ndihmën e miqve të Shqipërisë ku një rol të madh luan SHBA.

Anët negative të kësaj ecje përpara të Shqipërisë janë tre:
– Mungesa e një Opozite konstruktive, e cila duhej të lunate rolin e një Opozite me Programe dhe Projekte konkuruese ndaj Maxhorancës së sotme dhe jo të ishte e copëtuar dhe të luanin rolin e hetuesve të kohës së diktaturës
– Korrupsioni në nivelet e ndryshme qeveritare dhe lokale, i cili po luftohet nga drejtësia e re dhe SPAK, korrupsion i cili duhet mbajtur nën kontroll duke përzgjedhur në drejtim meritokracinë dhe profesionistët në qeverisje qëndrore dhe lokale, dhe jo të pa-aftët dhe militantët

– Roli negativ i fqinjit, i cili ndërhyn në punët e brendëshme shqiptare duke harruar se është i vetmi shtet në botë që mban një ligj Luftë 82 vjeçar aktiv, shtet që në mënyrë të vazhduar që kur është formuar si shtet Shqipëria e deri më sot ka pretendime të hapura dhe të fshehta me qëllim helenizimin e jugut shqiptar. Kjo po pengon integrimin dhe nxit armiqësitë, të cilat shfrytëzohen edhe nga opozita copë copë shqiptare, që nuk gjen mënyrë tjetër, veçse duke shitur edhe interesat e vendit për të mbajtur karriket drejtuese të Opozitës dhe të shmangë përgjegjësitë e shkeljeve të ligjit ndër vite.

Një nga problemet e rëndësishme në fjalimin e Kryeministrit ishte vendosja e pavarësisë së pushtetit të tretë dhe Prokurorisë, pra Drejtësisë përballë Politikës shqiptare. Dihet së në një përballje të Drejtësisë me Politikën, gjithmonë ka fituar politika.

Dhe kjo qasje e maxhorancës për të bërë Drejtësinë e pavarur është llogjikë dhe në favor të një shteti të fortë dhe të stabilizuar. Vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet korrupsioni i klasës drejtuese politike sin ë nivel lokal ashtu dhe qëndror.

Përshtypje bëri ndryshimi i disa ministrave praktikisht katër me ministra të meritokracisë, të paktën kështu njihen.

Sidoqoftë, problemi më i çuditshëm ishe zhvendosja paralele e një Ministreshe, e cila nuk e ka drejtuar mirë Ministrinë e Shëndetësisë duke e vendosur në një Ministri tjetër po aq të rëndësishme.

Dihet se Sistemi Shëndetësor Publik krahas ndërtimeve llaç e tulla, ndryshimeve të Drejtorive, vuan tërësisht nga një keqmanaxhim dhe mungesë kontrolli absolut në punën e punonjësve të shëndetësisë, duke shkatuar një cënim në kujdesin ndaj pacientit dhe popullatës, për të cilin kam bërë shumë shkrime, por asgjë nuk ka lëvizur për mirë.

Kjo ka shkaktuar jo vetëm shpenzime ekstra të Buxhetit për shkak të PPP-ve, të cilat ndoshta janë nisur me idenë për të përmirësuar gjendjen, por për shkak të pa-aftësisë së administratës dhe të Ministrave të Shqndetësisë përfshi znj. Manastirliu, të cilët kanë mbajtur në stafin e tyre njerëz jo profesionistë, këshilltarë jo profesionistë, kanë afruar rreth vehtes së tyre njerëz jo profesionistë dhe aspak meritokratë të shëndetësisë, kanë dëmtuar kujdesin ndaj popullatës dhe shpenzimet ekxstra të kësaj popullate qoftë për të blerë medikamente pa rimbursim, qoftë për vizitat tek spitalet dhe klinikat private, qoftë duke harxhuar para për analizat dhe egzaminimet, qoftë për shkak të mos mirëmbajtjes ndoshta me qëllim të aparaturave të egzaminimit mjekësor në Spitalet publike, qoftë duke mos aktivizuar kartën e Shëndetit, qoftë duke paguar nën dorë për t’u shtruar, apo për t’u egzaminuar, qoftë duke ulur cilësinë e shërbimit mjekësor publik, në favor të Spitaleve Private. Këto dëme ndaj popullatës së sëmurë, Ministrja nuk i ka llogaritur si dështime.

Ligji për Autonominë e Spitaleve në fakt mbetet një thikë në shpinën e pacientëve, që kërkojnë kujdes shëndetësor sepse ky tip autonomie po i bën spitalet jo më spitale publike por private. Dhe kjo është një gafë e kësaj Ministreshe dhe kësaj Ministria.

Dihet se QSU-të e Tiranës si spitale terciare duhet t’i kënë të gjitha specialitetet, të gjitha medikamentet e nevojshme, të gjitha llojet e egzaminimeve mjekësore spitalore, dhe të realizojnë të gjitha egzaminimet dhe analizat e nevojshme për pacientët e shtruar, por edhe ata që vijnë nga Spitalet dytësore rajonale në formë konsultash dheshtrimesh.

Kjo nuk ka ndodhur, QSU-të e Tiranës nuk i posedojnë të gjitha dhe pacientët shkojnë tek privati.

Pa i hyrë në hak për PPP-ve, cilat për mendimin tim duhen anulluar sepse kosto e tyre është më e madhe sesa dobia që kanë sjellë, pikërisht për shkak të mungesës së profesionalizmit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe vetë Ministres. e cila ka mbuluar mungesën e profesionalizmit të kësaj Ministrie me fotot, që del me personelin Shëndetësor, duke harruar të dalë me ndonjë pacient apo me ndonjë shqoatë të pacientëve të cilët kanë shumë për të thënë.

Dakort që e hoqi, dhe Ministrja e ardhshme ndoshta do të shohë kritikat dhe analizat për Sistemin Shëndetësor Publik jo me syrin e militantëve dhe dallkaukëve që sorollaten për të kapur ndonjë tender apo për të shpikur ndonjë PPP të re që të xhvasin buxhetin e Shëndetësisë si dhe ata të mëparshmit.

Sigurisht mendoj se një Ministre që ka dështuar në punën saj në raport me kujdesin ndaj Pacientit duke mos bërë reforma reale shëndetësore në systemin publik, por duke i lënë punët ashtu si do privati, si mund të drejtojë një institucion kaq të rëndësishëm si ai i Arsimit?

A mundet ajo të bëjë ndonjë reformë në Arsmin publik si p.sh., të propozojë një Ministri të re të Arsimit të lartë duke e ndarë nga Ministria e Arsimit actual?

Apo të korrigjojë Ligjin e Arsimit të Lartë të vitit 2015 i cili flet vetëm për iAL publike kurse private nuk përmënden?

Ose të rregullojë problemet e Arsimit të lartë professional?
Sigurisht që nuk do ti bëjë dot sepse ka dhe plot të tjera probleme arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë për tu përmirësuar.

Gabimi i Kryeministrit egziston në mosnjohjen e dështimit të kësaj Ministreshe në Shëndetësi. Ndoshta ja kanë referuar ndryshe – bëmat -si suksese.

Shpresojmë për më të mirën por kjo Ministreshë ka dëmtuar rëndë kujdesin ndaj pacientit në Sistemin Shëndetësor Publik.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.