MBYLLJA E URËS ISHTE KOMPLOT NDËRKOMBËTAR

0
Mitrovica - ura e Ibrit

Nga: Binak MAXHARRAJ

/Urën KFOR-i e mbylli, KFOR-i le ta hapë/
/Skandal: Pse heshtë opozita për hapjen e urës/

Sot për hërë te parë për Urën e Ibrit u deklaru edhe presidenti i Serbisë A. Vuçiq. Shkurt tha: Prishtina nuk pranon dialog për urën. Pres “provokime dhe probleme shtesë”.

Ndoshta pas tij për hapjën urës e thotë ndonjë fjalë edhe Edi Rama! Por, ky nuk prononcohet për urën, frigohet nga Vuçiqi.
Pra, thjesht Vuçiq si bisha po pretë gjahun për sulm!

Dialogu për urën është kopili e BE. Më kend te diagolohet kur ura është mbrenda Kosovës, kur ura është çështje e Kosovës. Në çeshtjën e urës nuk mund të këtë dialog. Të involosh Serbinë për dialog për urën, i bie sikur Serbia e paska njëfar pushteti ne veri. Por jo, tashti zot shtepie ne veri është Albin Kurti.

Ura duhet te hapet pa dialog.
Ura duhet te hapët nga ata qe e mbyllën 24 vite me par e ky është KFOR-i cili duhet te hapë urën sespe është në përgjëgjesin dhe ndërgjen e saj.

Pse?!

Sepse, gadi një vitë pas çlirimit te Kosovës, pra ne dritën errezëve të lirisë në Mitrovicë ndodhi e papritura, ndodhi tmerri, ndodhi komploti nga vet ndëkombetarët kur ura e Ibrit edhe u përgjak.

Pra, ishte 2 dhe 3 shkurt 2000 ne Mitrovicë ndodhi dhunshëm spastrimi i veriut nga shqiptarët, në vend se të këtheheshin ata qe ishin debuar gjatë luftes. Ata as sot e kësaj dite nuk janë kthyer, tentuan disa herë te këthehën por kot nuk i lejuan liderët e Kosove si Thaçi, Veseli etj. Ata e dinë vetë pse e bënë këtë gjest antikombetar, historia do te tregoi.

Pra ato ditë me 2 dhe 3 shkurtë 2000 ishin dy ditë te tmershme, siç thekosova me lartë në Mitrovicë ishin mbledhur qellimshëm KFOR-i françez, agjentet francez te DGSE-së, aty ishte edhe Serbia me UDB-ën famkëqe, aty ishin edhe dhjetra agjent te Serbisë, por ajo se çka ishte me shumë çudi u pane dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Agim Çeku, ishte ky një komplot i pa paraparë,i  pa presedan qe po i pegatitj Kosovës.

Ndodhi ajo me e këqëja, me e tmershmja kur nisi dhunshëm te bëhët spastrimi i shqiptarve qe kishin mbëtur pas luftes ne Mitrovicë dhe deportimi i tyre më dhunë i mbi 15.ooo shqiptarve në jug te Mitrovicëe, pra pertej urës. Më këtë rast u vran edhe shumë shqiptar te cilët nuk donin ti leshonin shtepit dhe banesat e tyre. Kështu ura e Ibrit u përgjak me gjak shqiptarve. Të nsermën e agimit te 3 shkurtit 2000 te ura e Ibrit ishin instaluar rojet e urës te cilat ishin nen komandën e Oliver Ivaniviqit, te cilin disa vite me vonë e vranë vetë kriminëlt serbë te Vuçiqit.

Dhe ura e Ibrit u mbyll, pra qe 24 vjet ajo qendron e mbyllur. Qe ateherë ishte mbjellë fara qe i vinte era ndarje te veriut. Mbetet historia te tregoi se cili është shkaku i vertetë i kërtij komploti i kësaj tragjedije ndaj shqiptarve një vitë pas çlirimit të cilit i printe KFOR-i françez. Ishte ky një komplot ndrërkombetar pasojat e të cilit po i njejmë qe 24 vjet pas çlirimit.

Por sot kur veriu është në duart e Kosovës e jo te kriminelëve, dhe bandave kriminele te A.Vuçiqit është normale qe edhe ura te hapët sespe urat janë sinonim i bashkimit i lidhjeve te njërëzv dhe jo i ndarjës se tyre. Por si dukët përseri është një komplot tjeterë nga BE, QUINT-i i shoqeruar edhe nga Amerika qe ura te mos hapët. Po, si është e mundur te ndodhë kjo kur ata vetë e kishin mbyll te cilën tashti edhe duhet të hapin. Është përgjegjesi e tyre.

Bile Amerika shkon edhe më larg kur deklaroi se nuk deshiron qe pjestarët e sajë te lendohënmë rastin e hapjës se urës. Është kjo një floskulë i frigës, sespe ushtaret Amerikan në çdo rast se pari i kanë në ndihmë shqiptaret, policinë e saj qe i dalin ne ndihmë ne rast te ndonjë nga krimineli dhe krye çetniku Vuçiq.

Pra, sulmi mund te ju vjenë nga ana tjetër nga ata te cilët vitin e kaluar i rrahën me huj e stupca pjestarët e KFOR-it, qe deshirojnë qe ura te jetë e mbyllur sespe bash te ura Vuçiq i ka shpresat e “shpetimit” te veriut dhe andrren e tij për të marr veriun i praruar në florij, i cili sipas eksperteve ndrëkombetar Veriu i Kosovës ka vlerë me te madhe për 3 herë me shumë se sa krejtë Serbia dhe 10 hërë më shumë se sa Shqiperia.

Jamë shumë i sinqertë se urën duhet ta hapin vetem ata qe e kanë mbyll ne vitin 2000 kur u përgjak ura. Ata e kanë përgjegjesin dhe detyrimin moral qe ta hapin urën qe mor t’i hapin telashe qeverisë se Kosovës, sespe për këtë janë në pajtim edhe vetë serbet e veriut pos atyre qe i ndërsën dhe i paguan vetë Vuçiq.

Pra, është vetem KFOR meritor për hapjën e urës. Këtë duhet ta bëjë sespe është detyrë dhe obligim i tyre ashtu edhe siç e mbyllen edhe duhet ta qelin. Kjo aq më parë qe te mos lejoj qe te ndodhin ato ”probleme shtesë për Serbinë” siç deklaroi sot presiednti i saj A. Vuçiq.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.