Legjitimiteti i hapjes të urës mbi lumin Iber dhe shtetet e QUNTI-it

0
Mitrovica - ura e Ibrit

Skënder MULLIQI

Hapja apo mos hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë është bërë object i debateve nga qarqet politike në vend dhe nga ndërkombëtarët. Përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it në takim më kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përmës ambasadorit të SHBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kan thënë së Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe, SHBA dhe NATO, nuk mbështesin hapjën e urës në këtë kohë, duke e konsideruar si temë e bisedimeve politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ndërsa në anën tjetër Qeveria e Kosovës përmës një komunikate bëri të ditur, së liria e levizjës dhe sundimi i ligjit nuk rrezikojnë paqën dhe sigurinë, përkundrazi i kontribuojnë asaj. Bashkimi Evropian, shumë pa të drejtë po konsideron se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë.

Kjo është kundërshtuar më të drejtë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe nga kryeministri, Albin Kurti duke konsideruar se një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë. Pse është kështu? Për 20 vite radhazi nuk u vu rendi dhe ligji në veri të vendit. Rendin dhe ligjin e bënë strukturat paralelele kriminale në krye më Listën Serbe. Bandat dhe terroristet serb të quajtur “Rojat e Urës”, pikërishtë mbi urën e Ibrit shfryen mllefin e shovenzimit serbomadh, duke i ndaluar banoret shqiptarë më dhunë të shkojnë në shtëpitë dhe në pronat e tyre në veri.Ura u barrikadua shumë herë që nga viti 2011.

Ura u bë vënd e mallkimit për shqiptarët, së këtu u rrahen dhe u malltretuan nga bandat serbe para syve të ndërkombëtarve. Madje, mbi këtë urë u maltretuan edhe ndërkombëtaret, dhe heshtja për një gjendje të tillë të paligjshme në një shtet të pavaruar dhe sovran vazhdojë të tolerohet nga pushtetet e kaluara, të cilat bën shumë pak për shtrirjën e sovranitetit dhe mbrojtjën e integritetit në veri të Mitrovicës. Kjo pjesë e vendit për shumë kohë, u bë eldorado e gjithëfarë krimeve dhe kotrabandave. Në veriun e Mitrovicës pamë shpesh shpërthime terroriste më bomba për të mbajtur gjendje përmanente destabilizuese të kësaj pjese vitale të vendit.Bandat dhe terroristet serb, kishin dhe prap kanë për qëllim që të paraqesin veriun si pjesë problematike para ndërkombëtarve, për ndarjës e Kosovës mbi bazat etnike.

BE-ja me masat e padrejta të embargos, dhe me mendimin kunder hapjes te ures, po shkelë këto parime dhe po shkel mbi ligjshmërinë dhe kushtetushmërinë e Kosovës. Çështja e hapjës së urës kryesore në Mitrovicë për trafik u aktualizua më 29 prill, kur këshilltarët në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së veriut e kërkuan një gjë të tillë. E kërkuan sigurisht duke u bazuar në Marrëveshjën e Brukselit për normalizimin e marrdhënjëve, ku ajo do të duhej të ishte hapur edhe për automjete. Nuk është aspak korrekte që ura mos të hapët për trafik, më arsyetim banal të ruajtjës të paqës dhe stabilitetit, siq po mendojnë ndërkombëtaret.

Kjo urë është dashur të hapet shumë më heret së serbët janë ata që e kan bllokuar e jo shqiptarët. Minoriteti serb si i privilegjuar, nuk kërcënohet nga shqiptarët, përkundrazi bandat e Vuqiqit dhe Radojqiqit janë ata që po e kërcënojnë veriun për ndarje mbi baza etnike.Urat i bashkojnë njerëzit, ato nuk i ndajne siq po tentojnë serbët dhe këtij mendimi për fat të keq ju bashkangjitën edhe shtetet e KUNTI-it. Kosova ose është unike ose nuk është. Po thuhet së ka ardhur koha, e ajo ka qenë moti, që komuna e Mitrovicës së veriut të funksionojë sipas dispozitave ligjore, ashtu siq funksonojnë të gjitha komunat tjera në Kosovë.

Pse të bëhët përjashtim shtrohet pyetja logjike?Nese kemi pasur një marrveshje për hapje të urës, në kuader të ashuquajtur “rivatilizim të urës”, të arritur nga Kosova dhe Serbia në vitin 2014, atëherë pse gjithë kjo zhurmë e ndërkombëtarve për mos hapje të urës? Shumë gjatë janë toleruar barrikadat e terroristëve të Vuqiqit dhe Radojqiqit. Në ketë kuader e patem edhe ngjarjen terrororizmit shtetëror serbomadh në Banjskë, ku u vra një pjestarë i policisë të Kosovës, dhe tre terroristë serb.Nuk ka asnjë kuptim dhe është apsurditet i kohës, që ura të mbetet e mbyllur për automjete, dhe e hapur vetëm për këmbësor.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.