BUDALLAKIA E DALLDISUR ME BREKËT NËPËR KËMBË

0
Kalosh Çeliku

Nga KALOSH ҪELIKU

Serbia, “mikja” jonë historike me të cilën kemi bërë edhe luftë shekullore, dhe kemi përzierë edhe gjak me martesa bashkëshortore jetësore, kemi lindë edhe fëmijë. Po, kemi marrë dhe dhënë gra dhe burra. Që, Sot: të na vrasin mesdite pas shpine.

Dihet, pas Luftës Dytë Botërore, Jugosllavia komuniste e pranoi Kosovën si Krahinë Autonome, dhe e mbajti në duar burgu pesëdhjetë vite nën Jugosllavi. Edhe, pse Serbia: i pati pushtuar me luftë disa troje shqiptare, që nga Mbretëria jugosllave. Maqedoninë e Veriut, asaj kohe e shpalli “Juzhna Serbia” (Serbia e jugut). Edhe, bëri masakrime të papara ndaj popullit shqiptarë: I mbushi me kufoma të pafajshme bunarët (puset), dhe gërrënat nën dëllinja. Dhe, pse Sot: Qeveria e Republikës Kosovës të mos bëjë politikë, pranoj Asociacionin e komunave serbe, dhe t’i mbaj në duar gjithë jetën?!

Taravari, dhe Bilall Kasami (një Don Kishot shqiptar me një sejmen përmbrapa), doli me parullën për “ndryshime” politike në Republikën e Maqedonisë Veriut: “Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë në ministri. Punemadhe, shqiptarët kanë pasur poste politike partiake edhe në sistemin komunist jugosllav. Edhe, atë: Kryetarin e Jugosllavisë (Sinan Hasanin, shkrimtar). “Ndryshime”, nuk mund të bëhen me pjellat e Djeshme  të BDI -së me poste partiake nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët. Por, derikur partitë politike shqiptare do të turren pas posteve partiake dhe pasurisë marramendëse personale dhe familjare?!

Sot, VLEN -i  turret përmbrapa ta shpëtojë “ideologun” me selfie në Facebook, me dialog si argatë ende me këmbët dhe trutë në legen për të hyrë në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit” me VMRO -në. Kualicion politik, që në Ditën e Sotshme, nuk e dinë ku e kanë kokën, e ku bythën. Para syve shohin postet partiake dhe pasurinë. Lakuriq, rreziten në Diellin me pak rreze nën mjegulla të sokaqeve në “Bit-Paar”, duke u kënaqur në Maqedoninë e Veriut me parti politike si pjella të BDI -së, që lindin si këpurdhat pas shiut.

Sot, me “Din e Iman”, dhe “Besë”. Ku ka “Besë” në politikë?! Gjatë fushatave parazgjedhore presidenciale dhe parlamentare i luteshin “Allahut”  (Zotit) me sytë drejtuar nga qielli për ndihmë (“fitore”). Këmbekrye, pa kushte politike të hyjnë në qeveri. Edhe, përpiqen ta përcjellin si kufomë në Bashkimin Evropian, Maqedoni e Veriut. Bythekrye, me këmbët dhe trutë në legen, në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Kujt t’i teket si politikanë nga “vëllezërit”, i shkërdhen pas ndonjë gardhi, mullari me barë. Ose, arave të mbjellura me misër. Dhe, kashta misëri gjelbërimi me gjethe mbi kokë.

Politikanët shqiptarë, Sot: turren me të katra pas posteve partiake, dhe pasurisë personale dhe familjare, jo pas Shqipërisë. Kur, vetë Albin Kurti ende në pelena politike, duke e përkundër me vite Kosova me ninulla në djep, nuk është politikan i pjekur për një shtet Shqiptar. Symëshelë, ndërhyri me partinë e tij politike “Vetëvendosja” në Shqipëri. Pastaj, edhe në Maqedoninë e Variut, pa e pastruar oborrin e vet me bërllok dhe ferra para Shtëpisë. Dëshmi, që sot vet e arsyetoi me veprimet e tia politike pa krye, ende në pushtet.

Veprime politike, që e zhveshi edhe Dita e Sotshme në politikën shtetërore të Republikës Kosovës para syve të ndërkombëtarve. Jorastësisht, Kryeministri i Shqipërisë nuk u ngritë nga karriga ta përshëndesë më këmbë. Gomarit, Sot: i zbriti nga shpina Nastradin Hoxha me 60 kg. I hipi Nastradinica me 120 kg. mbi samarë. Kalorëse arratisur, e cila me siguri me gjithë barrë për në pazar do ta cofi rrugës. Mesiguri, e dini anegdotën e Nastradin Hoxhës, dhe Nastradinicës.

Burgu, nuk është Universitet. Burgu është, vend përmisimi,  nga i cili pak veta dalin të gjallë me pak shpirt në liri. Shumica i kanë lënë eshtrat mes atyre mureve të qelive. Hekurave. Ndonjëri, ka dalë edhe homoseksual. E, ato: që dorëzoheshin gjatë përpunimit të sigurimit si pashkëpuntorë të punëve brendshme jugosllave, dilnin edhe spiunë. E, pak veta deri më Sot si të çmendur rrugëve, kanë dalë në liri. Realitet, Dita e Sotshme, i ngjanë asaj të Djeshmes.

Alabin Kurti, mund të jetë gjithëçka: edhe i burgosur politik, edhe kryengritës, edhe viktimë, edhe kokëfortë, edhe luftarak, edhe tradhtar, por jo, edhe politikan. Aspak, hë pë hë: edhe patriot shqiptar përtej Ditës Nesërme. Pamarrë parasysh gjendjen politike lufte në Mitrovicën e Veriut se Sot: është, ende në pushtet me votat e popullit shqiptarë, edhe si Kryeministër i Republikës të Kosovës. Vetëmse, jo edhe i Maqedonisë Veriut. Shqipërisë.

E, si VLEN -i në rolin e argatit do ta shpëtojë nga Gremina politike, kur vetë ka rënë me trutë dhe këmbët në legen, nuk kam përgjigje. As, parashikim për Ditën e Nesërme.

Po, harrova parashikimin e Ditës Nesërme: “vëllezërit” e Njerkës në shtetin e “përbashkët”, janë kalorës të dalldisur dhe arratisur pas Don Kishotit Shqiptar hipur me disa Sanaço Panço sejmenë përmbrapa mbi gomarë, rrëzë Sharrit Plak Historik?!  Nuk kanë jetë të gjatë në qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”.

Përçudi, ende i rrenë mendja, se: me politikë “madhore” për poste partiake dhe pasuri do të mbeten gjallë Ditën e Nesërme. Zoti, u ndihmoftë!…

Përsëri, po i përsëris edhe në kët shkrim publicistik vargjet e të Madhit Gjergj Fishta:

Jo pse ju Shqipninë doni.
Jo pse ju ndo‘send kuptoni
Shka asht Atdheu e shka është Lirija.
Shka asht Vllaznija e Parasija
Përparimi e Qytetnia.
Por, veç pse ende der më sot
Një tyran s’po e gjeni dot.
Nën këmbë t’cilit ju me u shtrue…

Ditë, të mbarë në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit”!…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.