Gani I. Mehmeti
Duke shikuar edhe vetëm titujt për formimin a mosformimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njeriu bie në mëdyshje dhe absolutisht nuk di si të veprojë!
Është e vërtetë e mashe se ka shumë frikë, shumë mosbesim për formimin e tij edhe nga bashkësia ndërkombëtare, përkundër që me fjalë dhe me shkrime përmes gazetave e portaleve, zotohen se nuk do të jetë një Republikë Serbe e Bosnjes.
Mirëpo, ec e beso, kur nga lobimi i Vuçiqit, dolën kundër KiE edhe shtetet më të forta e edhe aleate, si SHBA e Gjermania dhe i vunë kusht Kosovës Asociacionin për pranim në KiE.
Tani edhe shumë opinionistë, analistë, politikaj shprehen me dymendje se ai duhet të formohet apo nuk duhet të formohet.
Shkurt, nuk ka besim. Për të hequr dyshimin, për të besuar se nuk do të jetë një Republikë Serbe e Bosnjes, më par se të formohet Asociacioni, do duhej ta njihte Serbia Pavarësinë e Kosovës në kufijt ekzistues, pra, pa pasur kërkesa për destabilizim në të ardhmen rreth përcaktimit të kufijve Kosovë – Serbi me rastin e demarkimit të kufijve.
Ndryshe, pa e njohur Serbia Kosovën e Pavarur dhe në kufijt ekzistues, nuk ka besim, prandaj, jap mendimin tim, se për asnjë çmim të mos formohet asociacioni.
Nëse Serbia, që aq me ngulm e kërkon Asociacionin, por vet nuk lëvizë fare në njoje të Kosovës, këtu ka një mashtrim, ka një tradhti. Po, për këtë, nëse edhe ndërkombëtarët e duan Asociacionin që me kaq ngulm dhe me parashtirm kushti ndaj tij bëjnë, përse nuk e kushtëzojnë edhe Serbinë, se më parë do duhej të njihte Kosovën shtet, pastaj të formohej Asociacioni.
Këtu më poshtë po jap vetëm disa nga titujt e analistëve të ndryshëm se nuk janë të një mendjeje, kush thotë të mos formohet, kush thotë të formohet e kush ka dilemma për të. Kjo vetë të shtyn të vendosësh e të mos e pranosh me kusht deri në jnjohjen e Kosovës nga Serbia dhe pa ndryshim kufijsh.
Dhe, vërtet, jo vetëm qeveria, por në përgjithësi Kosova, është mes kudhrës e çekanit sa i përket asociacionit.
Lexoni titujt e mëposhtëm, dhe ec e vendos:
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Flet politologu, ҫfarë do të ndodhë me Kosovën nëse refuzon Asociacionin
Haziri thotë se Kurti s’po guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese
A duhet të dërgohet Asociacioni në Kushtetuese, flet juristi: Qeveria të heq përgjegjësinë..
Veprimtari nga Gjermania bën thirrjen ‘urgjente’: Asociacioni të mos dërgohet në Kushtetuese, ky është qëllimi i ndërkombëtarëve.