NGA KALOSH ҪELIKU
Fadil Curri, lindi në Dërmjak të Hanit të Elezit (Kosovë) në vitin 1959. Shkollimin fillor, gjimnazin “Zef Lush Marku” dhe Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë Shqipe dhe Letërsi i kreu në Shkup. Me dekada punoi në gazetari, pastaj në arsim, ishte edhe drejtor për kulturë, rini e sport në komunën e Kaçanikut në mandatin e parë të pasluftës.
Në vitin 1998 iu ndalua të hyjë në Maqedoni, dhe sot e kësaj dite i mohohet marrja e shtetësisë së këtushme, të cilën e kishte në rini. Merret me krijimtari letrare, disa krijime edhe iu shpërblyen nëpër konkurset letrare në Kosovë e Maqedoni. Tekstet letrare e gazetare iu përkthyen në disa gjuhë të botës.
Është autor i këtyre librave:
“A(h) fati(h) ynë në peshojë”, me tekste pubiliciste e dokumentare për krimin e brigadave komuniste e çetnike ndaj fshatarëve të pafajshëm të Bllacës së Shkupit, shënime nga Belgjika e Gjermania, shkelja e të drejtave të shqiptarëve në ish – Jugosllavi.
“Kohë qorre – a blnd time”, përmbledhje poezish në shqip e anglisht.
“Kronikë për një dashuri”, roman që shtjellon temë të marrëdhënieve shqiptare-ballkanike nga vëzhgimet e ndërkomëbatrëve, simptomet e paraluftërave në Ballkan.
“Rinjohja pas vdekjes në Kosovë”, vazhdim tematik i romanit të mëparshëm, në të cilin jepet skena nga lufta e Kosovës i një gazetari botëror.
“Muzat e Hanpencit” qasje e panoramë kulturore-letrare të rrethanave në Han të Elezit.
“Tregime për fëmijë”, proza letrare për fëmijë, Kështu mendonte, fliste e shkruante Adem Kastrati, publicistikë (2009), Disidencë Letrare (kritika dhe reçensione, 2018), etj.
Humbje e madhe e Letërsisë Shqiptare. Fadil Curri jetoi në Han të Elezit dhe punoi në sferën e arsimit.
E di, Miku im i përjetshëm dhe krahu djathtë në Luftën me Penë edhe përtej varrit. Nuk e doje Parajsën. Ike, papritmas nga Ferri pa thënë lamtumirë. Iu bashkove Ҫetës kryengritse të piktorit me famë botërore Adem Kastratit. Piktorit, me të cilin e kalonim Ditë-Natën në Klubin e Teatrit Shqiptar, në Shkup. I cili, përsëgjalli, edhe ty ta besoi Ditarin: Kështu mendonte, fliste e shkruante Adem Kastrati (2009). Ditar, i cili pas daljes në dritë na përcolli edhe në gjyq: Shtëpinë Gazetare – Botuese “ASDRENI”, autorin e librit Fadil Curri, dhe recenzetin Imer Bajrami.
Gjyqi, zvarritej dhe zgjati me vite. Edhe, pse e fituam disa herë gjykimin. Në fund, na dënuan me qindra mijëra euro: SHGB “ASDRENI”, ty si autor i librit, dhe recenzentin. SHGB “ASDRENI” e fshinë dhunshëm pa asnjëfarë paralajmërimi, ose dënimi me para nga Regjistri Qëndror i IR të Maqedonisë?! Recenzentin, nga përmbaruesit e shpëtoi djali i Adem Kastratit, Artan Kastrati duke e paguar vetë dënimin me para marramendëse. E ty, si pa nënshtetsi maqedonase nga përmbarimi të shpëtoi Republika e Kosovës.
Ferrin (“Xhehnemin”), e përjetove përsëgjalli pa nënshtetësi në Shkup me përndjekje policore, biseda informative, dhe depërtim me dhunë në Kosovë në gjendje Lufte (1998 – 1999). I shpëtove dëbimit të shqiptarëve nga Kosova në Kampin e Bllacës. Vrasjeve kriminile. Vendkalim kufitar, mes Maqedonisë dhe Kosovës. Kufi, që nuk e kishim në Jugosllavinë komuniste mes Kosovës dhe Maqedonisë. E mbijetove Koronavirusin, dhe Pandeminë politike, por jo edhe përndjekjes të Policisë Letrare, e cila të ndoqi deri në vdekje. Ndoshta, edhe përtej varrit, në Parajsë mes librave dhe poezive të pavdekshme.
Autori Adem Kastrati, përsëgjalli në dorëshkrim ta besoi Ditarin e “rrezikshëm”: Ashtu mendonte, fliste dhe shkruante Adem Kastrati, botim i SHGB “ASDRENI” (2009). Unë ta besova Librin tim me kritika dhe Reçensione: Disidencë Letrare, botim i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar, në Maqedoni (2018). Libër, i cili Nesër, patjetër do t’i përballojë kohës të dyluftimeve me Kopenë me zgjebe, që e ndjekin Autorin. Ringjalljen nga varri. Policisë Letrare, që na ndiqte me vite hap pas hapi në jetë. Ndoshta, do na ndjekë edhe pas vdekjes. Përtej Varrit. Kutadi, Unë?!…
Rexhep Bajrami, Kalosh Çeliku dhe Fadil Curri para këmbëve*
të Olimbisë me fëmijë në gji dhe prehër, në Shkup…