Arben Çokaj
Ajo ka humbur kaq shumë në jetë,
Humbjet s’iu ndanë,
Ishte tepër e njomë, e brishtë,
Kur humbi babanë.
Kjo fatkeqësi e tronditi kaq shumë,
Sa humbi orientimin në jetë,
Humbjet shoqëruan njëra-tjetrën,
S’i di as vetë…
Nganjëherë humbjet të tërheqin teposhtë,
Nuk të ndahen fatkeqësitë,
Sidomos kur je e re, i ri,
S’i kupton si duhet pabesitë.
Jeta ka të mirat e të këqiat e saj,
Të parat janë të rralla, mrekulli,
Të dytat të vijnë me bollëk harbuar,
I ushqen më së shumti kjo shoqëri.
Por njeriu i zgjuar e inteligjent,
përpiqet të krijojë një balancë,
mes humbjeve e të mirave në k’të botë,
Zgjedh të mirën, e humbjen e shmangë.
Se ndryshe e bën veten fatkeq,
Tabelë qitjeje për njerëzit banalë,
Sidomos kur drejtojnë ndjenjat e emocionet,
E jo mendimi i zgjuar e racional.
Ajo, një vajzë e bukur, e brishtë,
Po noton disi e vetme në jetë,
Përpiqet të ruajë karakterin e mirë,
Mban fort atë që ka të shenjtë.
Por jeta gënjeshtare të mashtron,
Nuk di kurrë ta ndash të mirën nga e keqja me thikë,
Ndërsa përpiqesh ta shtrëngosh fort atë që të takon,
Vjen dikush, e papritur të nxjerrë në pritë.
Ajo po luan me humbjen e saj,
Jeta e ka sprovuar keq në rini,
E tani s’i beson kujt kaq lehtë,
Sidomos kur ndjenjat i vlojnë në gji!
Ajo s’i beson askujt, as ndjenjave të saj,
Se jeta e ka mbushur me ligësi,
S’është e lehtë ta largosh të keqen që t’ndjekë pas,
Ta ndalosh tedencën drejt fatkeqësisë.
Por në jetë kemi disa opsione,
Që duhet t’i ndjekim me guxim,
Të përpiqenmi të kapim fillin e jetës,
Apo të shembemi, të strukemi në një qoshe, hutim.
Ajo përpiqet t’i krijojë vetes një zonë sigurie,
Mirë bën që ruan hapat e saj kur i hedhë,
Në buzëqeshjen e trishtë ka nota pasigurie,
S’e ka të lehtë, gjërat e mira t’i mbledhë.
E keqja tendencioze vjen e paftuar,
Ta largojë këtë, ajo s’e di,
T’i hapë derën të mirës së ofruar,
Si ta dallojë ajo këtë mrekulli?
Dhe noton ashtu e dyzuar,
Në zonën e sigurisë së vet,
Mund të humbasë nga frika e humbjes që luan,
Shtanget, s’e kap dot të mirën, që i vjen vetë…
Ndërsa koha kalon në kotësi,
Ajo po luan me humbjen e saj,
Pa ditur të zgjedhë,
Të mirën nga e keqja ta ndajë.