Netëve kur zemrën përgjoj

0
370
Brunilda Resulaj

Netëve kur zemrën përgjoj

Ajo flen dhe unë e zgjoj…
Në kolltukun ku dremis, dua rrafjet t’ia ndiej.
Kur ben zhurmë ta qetësoj,
Kur ka ftohtë ta mbështjellë..
Dhe kur dhemb, fort ta shtrëngoj…
Shumë kohe kanë kaluar,
kur të dyja rrinim zgjuar ..
Dhe kur gjumi na rrëmbente ..
Mëngjesin e ditës tjetër..
Endërrat ja tregonim njëra-tjetrës.
..sa vite pas i lamë.
Ajo vraponte, unë e ndiqja..
Kurrë s’u tremba ku do t’më shpinte..
Se kishte dritë e më verbonte,
Ajo rrugën më tregonte ..
Se errësira me mbulonte ..
Ishte Zemra që drejtonte.
Nëpër rrugë e nepër shtigje ..
E braktisur kurrë s’u ndjeva.
Mbas kaq vitesh ka ndryshuar .
Qetesine e ka harruar ..
Here pas here troket fort ..
Deshiren per jeten me shton
Friken nga gjumi me zgjon.!
Rebele kjo zemra ime.
Nuk do t’ja dij për vitet,
Po ti prit moj e uruar ..
Ngadalë ta marrim shruar ..
Mos vrapo, qëndro me mua..
Ikën kohërat kur të ndiqja..
Ti e re, unë kam ndryshuar ..
Të vrapoj, më nuk dua..
Duke kthyer kokën mbrapa..
Le të kthehemi në vite,
Çfarë i morëem kësaj jete..
Çfarë i dhamë, a s’më thua?!
E nëse prap më ndjen për shoqe ..
Mos me braktis, rri me mua ..
Le te pyesim njëra-tjetrën,
Çfarë do ?!
Çfarë dua?!
Më lër kohë të t’përgjigjem.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.