JETA SHKRUAN ROMANE

0
Aurora Dibra - Kutia e errët

TV KLAN TIRANË

Në emisionin e së dielës “E Diela Shqiptare” në TV Klan të Tiranës, me moderator Ardit Gjebrea në rubrikën “Ka një mesazh për ty” herë-herë para ekranit dalin përsonazhe shqiptare me tipare të jetës së rëndë sikurse në kohën e Migjenit.

Koha dhe shteti shqiptar me përsonazhe të jetës së skajshme të rëndë, deri në vetvrasje, tregon qartë se si tiret jeta pa mbeshtetjen e intitucioneve të shtetit…!

Këso kohe, pse po na përseriten refrenët migjeniane në Shqipërinë tonë, bukën tonë të përditshme dhe kafshata përmes lotëve, të mbulesës së dhimbjeve dhe, atje diku-diku dora humanitare e të tjerëve… Sa vështirë, kur sot shohim e dëgjojmë refrenët migjeniane, njeri mos me harroni, jam këtu me vuajtjen dhe dhimbjen time…!

TV Klan në Tiranë dhe modeartori Ardit Gjebrea, në emisonin e së dielës “E Diela Shqiptare” nis mesazhin me refrenët migjeniane, që të vrasë nga afër ndërgjegjën e shtetit dhe dorën institucionale të shtetit shqiptar për hallegjinjtë e shumtë shqiptarë…!

Tirana jonë zyrtare, dil nga zyra e burokracisë dhe shih si po tiret jeta shqiptare buzë vdekjes me mbulesën hijerëndë të varfërisë së skajshme…!

Tirana jonë, shih nga afër frymën e të tjerëve që po vuajnë…!

Çikago, më 14 janar 2024

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.