Këta duhen ndjekur pas, siç ndoqën hebrenjtë nazistët

0
204
Inceneratoret - korrupsion

Mentor Kikia

“Zëri i Amerikës, ka konfirmuar se Ahmetaj është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit, shkresën për arrestimin.

Burime pranë autoriteteve shqiptare i thanë po ashtu Zërit të Amerikës, se më pas zoti Ahmetaj, ka prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Burime të tjera, të pakonfirmuara zyrtarisht, tregojnë se nga verifikimet e sinjalit të celularit të tij, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja”.

Unë nuk kam pikën e dyshimit që Ahmetaj është lajmëruar të mbathë opingat e të ikë, pasi ka patur, më herët, gjithë kohën e nevojshme për të sistemuar edhe paratë. Fiks, kështu u larguan edhe tre pronartët e inceneratorëve, partnerët, apo vartësit e Ahmetajt, që jetojnë sot në Vjenë.

Po, nëse një ditë këtu do të bëhet drejtësia e vërtetë, këta hajdutë që ikin pasi vjedhin paratë e popullit më të varfër në Europë, duhet të ndiqen pas këmba-këmbës, kudo të jenë.

Ashtu siç ndoqën hebrenjtë nazistët që kishin kryer krime e fshiheshin fshatrave të Argjentinës e Brazilit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.