VASHËS

0
246
Ari Ukimeri

VASHËS

Moj gonxhe e stolisur
Me plotë hijeshi
Kush ta fali shtatin
Të bukur si Selvi

Kush ta ka qëndisur
Ylberin mbi vetull
Flokët si flori
Sytë e magjepsur

Kush ta fali belin
Si unazë prej Ari
Dhëmbët plotë shkëlqim
Si Margaritari

Kush ta fali gojën
Buzët si qershi
Faqet kuq si molla
Me t’i pasë lakmi

Kush ta ka skalitur
Gjoksin mbi gjymtyrë
Qafën si gaztare
Ballin tënd të mirë

Zemra po më digjet
Ndjenjat nuk kanë pushim
Monalizë e bukur
Hyjneshë e shpirtit tim!

ARGJIRUSS. U

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.