Gani I. Mehmeti
Deri sa serbët “tanë” po ankohen nga të mirat e privilegjet që i gëzojnë nga ne shqiptarët, ne po numërojmë dhe po shënojmë masakrat serbe të kryera mbi shqiptarët që para 212 vitesh e deri në vitin 2000.
Se ka ndodhur masakra e Mavriqit të Llapit në vitin 1811 është përcjellë gojë pas goje deri në ditët tona nga të parët tanë, nga që kjo nuk është një kohë aq e largët sa për të mos u vërtetuar, por për këtë masakër kanë shkruar edhe vetë serbët.
Pra, pikërisht si sot e 212 vite më parë harambashët serbë, të etur për gjakun e shqptarëve u vërsulën dhe po mendonin se ku e kujt t’i binin. Menduan t’i binin Mitrovicës, e cila edhe sot po vuan prej tyre, menduan t’i binin Vushtrrisë së Vjetër (Stara Vuçiternës, si e quanin ata), por fati i mjerë i familjes së Demë Ahmetit, një plakë shkinë (sipas këngës) i mësoi që për t’i qitur nam (za) vetit, t’i bijnë familjes së Demë Ahmetit në Reçicën e Llapit.
Kjo ishte bërë vetëm nga urrejtja e serbëve që kishin ndaj shqiptarëve, për çka plaka u kishte thënë se duhet t’ia marrin edhe çikën e Demë Ahmetit e ta bënin nuse të një serbi e për t’u shërbyer edhe të tjerëve me kafe e tjera gjëra, krejt për ianti të shqiptarëve, jo pse kishin nevojën për të, se shqiptarët nuk donin e nuk lejonin asnjëherë të preken në nder.
Si sot e 212 vite më parë, për shqiptarët e besimit myslimanë ishte dita e Bajramit. Demë Ahmeti kishte shkuar nga Reçica e Mavriqit të Llapit të bënte lutjet e bajramit në xhaminë e Zhitisë, më shumë se 12 kilometra larg, ku vetëm me kalë ose këmbë mund të kalohej ajo rrugë.
Për të qenë më afër xhamisë, Demë Ahmeti kishte shkuar diku afër xhamisë natën e Bajramit.
Dhe, pikërisht në natën e bajramit familja e Demë Ahmetit ishte rrethuar prej 300 e deri në 1000 serbë të organizuar, natyrisht, pa e ditur fare kjo familje se çka po i përgatitej.
Diku heret në mëngjes, dikush troket në dyert e shtëpisë së Demës. Ata kërkojnë Ajeten, bijën e Demë Ahmetit, po njëra nga rejat e Demës i thotë se po u bënte zë burrave. Duan të hyjnë pa pyetur dhe i gjejnë të papërgatitur djemtë e Demë Ahmetit, të cilët vriten e masakrohen. Duan ta marrin Ajeten me vete, por kjo qëndron me aq sa mundet, duke i vrarë disa nga serbët, deri sa ata detyrohen ta vrasin Ajeten, e cila assesi nuk po dorëzohej para kriminelëve e larg qoftë, të bëhej edhe nuse e dikujt prej tyre.
Në këtë masakër u vranë e u masakruan plot 28 anëtarë të familjes së Demë Ahmetit, duke përfshirë gra e fëmijë dhe dy mysafirë, që kishin pasur fatin e keq të qëllonin atë natë aty, po bëhen 30 të masakruar.
Të kënaqur me gjenë që kishin gjuajtur dhe gjakun e derdhur të shqiptarëve, ata kishin marrë dy reja të Demës peng dhe një djalë gjashtë muajsh.
Demë Ahmetit i shkon lajmi në xhami se çka i kishte ndodhur në familje. Ai aty i njofton të pranishmit. Njoftimi merr dhenë anembanë Llapit e Gallapit. Llapi u tregua shumë solidar dhe nga çdo familje ishte një mashkull e më shumë në ndihmë të kësaj familje, për të ndjekur vrastarët dhe për t’i kthyer nderin familjes e për t’i dhënë kurajën Demë Ahmetit.
Një lagje në Llapashticë kishte bërë aq shumë zhurmë duke informuar tjerët, sa më vonë u quajtën POETRË dhe këtë e mbajnë sot për mbiemër Potera. Shumë nga kuajt, nga shpejtësia e vrapit, kishin pëlcitur rrugës e kishin mbetur. Kishte dalë pothuaj i gjithë Llapi e Gallapi në Reçicë e kishin vazhduar rrugën nëpër fshatrat tutje, duke i kërkuar kriminelët.
Ata i zënë në një fushë të rrafshët duke hedhur valle të dehur nga rakia dhe nga dehja e ngjarjes së ditës, që sipas tyre ishte një fitore e madhe. Ky vend në tri anë ishte i rrethuar me një greminë dhe kush do që të binte në të, nuk shpëtonte i gjallë.
Tani të rrethuar nga shqiptarët, del vetë Demë Ahmeti e i shkon fshehur afër Hanifes, resë së tij, duke i thënë>
- Oj Hanife, vetëm atë djalë ma ruen!
Këto fjalë i ndien Novica i Zi, si quhej prijësi i serbëve dhe përpiqet ta vrasë fëmijën gjashtë muajsh, që më vonë u quajt gjatë gjithë jetës së tij Izlam Qorri, sepse Novica i Zi e qëllon me singi në sy, duke e lënë të verbuar përjetë, por që nuk kishte arritur t’i binte dy herë, sepse e kishin qëlluar për vdekje shqiptarët atë me të gjithë të tjerët. Nga ky sulm, tani kishin shpëtuar vetë gjashtë prej tyre të zënë rob. Të gjashtit ia kishin dorëzuar organeve të kohës, për t’i treguar edhe mbretit, i cili ende po e sundonte vendin, për ngjarjen.
Për këtë masakër është shkruar mjaft kohën e fundit nga disa historianë e tjerë. Mirëpo si vepra, kanë shkruar Shefqet Krasniqi, dramën “MASAKRA E MAVRIQIT”, Prof. Dr. Fehmi Pushkolli librin “Demë Ahmeti” dhe “Ajetja” që ua ka kushtuar këtyre të dyve për të mos u harruar. Gani I. Mehmeti “MAVRIQI I LLAPIT I” dhe “MAVRIQI I LLAPIT 2”, ndërsa kemi edhe disa këngë kushtuar kësaj tragjedie të madhe në disa variante e artikuj të ndryshëm nëpër librae sesione të ndryshme shkencore.
Kjo është masakra e parë që është shënuar, mund të themi edhe në histori. Pas saj vijnë edhe përplot masakra të tjera, siç janë ato të viteve 1877 e 1878 me rastin e përndjekjes së shqiptarëve të pambrojtur nga Sanxhaku i Nishit, Toplica e vende tjera.
Por, serbët nuk ngopen gjak shqiptari deri sa të mos mbetet asnjë prej tyre, prandaj, përveç sulmeve të herëpashershme deri në vitin 1912, në vitin 1912 e pushtuan edhe Ksovën e vise tjera shqiptare. Serbët vazhduan me maskara edhe në këtë vit (1912) e edhe pas këtij viti. Njihen maskarat e mëdha të viteve 1921 e më vonë.
Dhe më pas ato GJATë Luftës së Dytë Botërore, si dhe ato të viteve 1990 – 1999 dhe e fundit, në vitin 2000, kur u vranë dhjetëra dhe u ndoqën nga Mitrovica e veriut të gjithë shqiptarët, për çka edhe sot e kësaj dite nuk janë kthyer e as bisedohet se do të kthehen ndonjëherë, dhe sërish serbët, për të ndarë veriun e Kosovës, ankohen se janë duke “vuajtur” nën sundimin e Albin Kurtit, por që asnjëherë deri sot, nuk e njohën Republikën e Kosovës dhe e luftojnë me të gjitha mjetet, për çka, ende nuk po i dihet fundi.
Ishte vetëm një përkujtim i shkurtër i Masakrës, me rastin e 212 vjetorit, që ka koinçiduar edhe me datë, edhe me bajram edhe me vidovdanin serb, gjë që të dyja kishin qenë edhe atë kohë – bajrami, vidovdani dhe masakra.
Vallë, do të marrin fund ndonjëherë këto krime serbe ndaj popullit shqiptar!?
212 vite apo 212 vjet