Fati s’më lejon

0
Leonardo Nika - studio

Mezi pres të shtrihem unë që të fle
Të shoh fotot e tua sa e bukur je
Kam shumë mallë për ty shumë të dashuroj
S’e vetëm në ëndërr mundem të të përqafoj

Shpirtin po ma mbyt mërzia
Këtë e di veç perendia
E kam një pyetje për ty o zot
Pse më le të mbytem në lot

Shumë vargje për ty unë krijova
Nga zemra ime nuk të largova
Aq lot unë derdha sa mbusha gotën
Poezitë për ty përlotën botën

Ku shkuan të rrahurat e zemrës sime
Pa ty jam i humbur dhe rroj në mjerime
Rrugët janë mbushur plot karafila
Ku pikuan lotët e mi shpërthyen trëndafila

Kthehu shpirti im ku je arratisur
Të shohësh zemrën time sa shumë është mërzitur
Bëhu kirurge çaje zemrën time
Dhe kur ta shikosh që është bërë thërrime

Gjithmonë poezi për ty do të rrëfej
Gjeri sa ky mikrofon fortë të shpërthej
Shpirti im i bukur shumë të dashuron
Por që të jem me ty fati s’më lejon

Autori i poezisë (Leonardo Nika)
(23 qershor 2023)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.