XHUBLETA NJIHET SI VLERË E MBROJTUR NGA UNESCO – MBRËMJA E XHUBLETËS NË TIRANË

1
318
Xhubleta shqiptare - 4000 vjeçare

Nga FJALA21 Dhjetor 2022

Pa mëdyshje që çdo shqiptar, qoftë ai gegë apo toskë, malësor apo lab, qytetar apo kryeqytetar, ka ndjerë krenari që veshja e gruas malësore, Xhubleta, jo thjeshtë e alpeve, por autoktone e të gjithë grave dhe vajzave të Malësisë së Madhe dhe më gjerë, është tashmë vlerë e gjithë njerëzimit.

Xhubleta - Marinaj - Spioropali me malësore

Ndaj me listimin e Xhubletës nga UNESCO, të gjithë u “turrën“ me marrë meriten e këtij suksesi. Madje teksa shikojmë që prezantimi i xhubletës po bëhët nga njëra trevë në tjetrën nga njëri qytet në tjetrin, duke e “shëtitur” si kazan rakie, kësaj radhe u ndal në kryeqytet.

Malësorët me tirqe e xhubleta

Ajo që në fakt nuk lë shumë shije të mirë është fakti, se realisht malësori nuk e ka patur traditë të bëjnë dhuratë, askujt veshjen e grave dhe vajzave, siç është në rastin konkret Xhubleta. Ndaj kjo “zëmërbardhësi” nuk duhet shpërdoruar, veçanërisht nga pushteti vendor.

Kësisoj Xhubleta më së shumti krahas pranisë së saj në kullat malësore, do e kishte vëndin në muzeumet e dy qyteteve, kryeqendra ndër shekuj e trevës Malësi e Madhe, Tuzi dhe Kopliku.

Gjithësesi mbrëmja e Xhubletës në kryeqytet shpresojmë të kthehet edhe në vëndlindje në qytetin e Koplikut, pse jo për të “festuar” ndërrimin e viteve me 27 Dhjetor në koncertin e organizuar nga Bashkia…

Në Pallatin e Brigadave në Tiranë u zhvillua sot mbrëmja e Xhubletës, tashmë pasuri nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta si një ndër kostumet më të vjetra në Evropë – 4000 vjeçare, është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë e Dukagjin. Xhubleta më së miri është ruajtur dhe kultivuar në zonën e Malësisë së Madhe, e që vazhdon të vishet edhe sot e kësaj dite në formë ceremoniale në festa dhe logje.

Në ceremoninë e zhvilluar në Tiranë ishin të pranishëm ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, studiues, gra dhe vajza nga Malësia e Madhe të veshura me xhubletë, etj.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në fjalën e saj tha se “kjo veshje kaq magjike me kaq hijeshi e thjeshtësi i kthen këto gra në zana dhe këtë objekt në log bjeshkësh”. Gjatë mbrëmjes së organizuar në ambientet e ministrisë vajza e gra treguan për të pranishmit teknikat e qepjes dhe qëndisjes së xhubletës.

Në këtë mbrëmje e pranishme ishte edhe Tole Lekja Berishaj, 96 vjeçarja nga Tuzi, e cila foli për vlerat e xhubletës. Tole Lekja me duart e saja, pothuajse gjithë jetën e saj ka punuar xhubleta malësore.

Xhubletën e kam mësuar 70 vite më parë dhe nuk e kam lëshuar kurrë. Nuk e mendoja se do të vinte kjo ditë edhe pse e kam dashur me zemër. E kam punuar këtë veshje me qejf ditë e natë, që kjo kulturë të përhapet e mos të humbët”, tha ajo.

Tole Lekja në shënjë mirënjohje i ka dhuruar Kryeministrit Edi Rama një xhubletë të punuar nga duart e saj, e cila iu dorëzua ministres së Kulturës. Ministrja Margariti tha se “do të jetë pjesë e koleksionit të muzeut të dhuratave të çmuara në Kryeministri”.

Xhubleta shqiptare u pranua në 28 nëntor të këtij viti në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.