(Lexo me zemër)
Kur njeriu ndodhet në burg, në mendjen e tij ekziston vetëm një dëshirë: t’i hapet dera dhe të dalë jashtë. Nuk mendon për pasuri, për sukses, apo për ëndrra të mëdha — vetëm liria ka kuptim. E njëjta gjë ndodh edhe me ata që ndodhen në depresion. Në atë gjendje të errët, ku gjithçka duket pa shpresë, njeriu ka vetëm një dëshirë: të shpëtojë nga dhimbja, të dalë nga vetmia, të ndjejë dritë.
Por sapo i hapet dera — qoftë e burgut apo e mendjes — fillon të ndryshojë gjithçka. I burgosuri që del jashtë, papritur sheh mundësi. Njeriu që del nga depresioni, fillon të ndjejë shije, ngjyra, jetë. Atëherë, nga një dëshirë e vetme, lindin 100 dëshira të reja. Sepse jeta, kur e ndjen sërish, është një ftesë për të jetuar më thellë, më me kuptim.
Mos i nënvlerëso kurrë ata që po luftojnë për t’u çliruar nga dhimbja e tyre. Sepse pas derës së mbyllur, shpesh fshihet një shpirt që shpreson… vetëm për një mundësi. Prandaj, familja, të afermit, institucionet dhe shoqëria, secilit duhet ti jeneë afër dhe me mbështetjen e gjithëanëshme.
Autor: Dardan OSMANAJ











