Me rastin e 50 – të vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), në mbledhjen e tij, të rregulltë, më 9 shtator 2022, ori vendim që aktivitetet për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare t’i zhvillojë nën hijen e këtij përvjetori jubilar, me moton “Viti i Gjuhës Letrare Shqipe”.
Në shenjë respekti për të gjithë ata, të cilët punuan dhe vepruan në shërbim të njehsimit të gjuhës letrare shqipe ftojmë të gjitha Shkollat Shqipe, Shoqatat në Mërgatë apo në Atdhe, që ta shënojmë këtë datë në mënyrë sa më të denjë.
Duke pasur parasysh rëndësinë e Kongresit i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe dhe përkushtimin e albanologëve, mësuesve, veprimtarëve, delegatëve nga të gjitha trevat shqiptare; nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Arbëreshët e Italisë, të cilët me punën e tyre realizuan ëndrrën kombëtare “Një gjuhë, një komb, një atdhe”, iu bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, jo vetëm në Mërgatë por edhe në Atdhe, që të gjithë së bashku t`i kushtojmë më shumë rëndësi gjuhës letrare shqipe.
KKAD-ë që nga fillimi i aktivitetit të saj ka ngritë idenë e njehsimit të shkollave shqipe kudo qofshin ato, në Atdhe apo në Mërgatë, të cilat duhet te jenë me programe dhe tekste shkollore të njëjta. KKAD-ë shumë shpejtë do të dal me programin e saj dhe aktivitetet, të cilat do të vihen në përkujtim të kësaj date historike. Në rend të parë gjuhëtarët, mësuesit dhe të gjithë ne si shoqëri shqiptare e kemi për obligim moral dhe kombëtar. që të punojmë në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës letrare shqipe.
Në emër të KKAD-së
Dr. Vaxhid Sejdiu – kryetar