Vargje të shkruara me mendje dhe zemër

0
687
Era Guta - Gjurmë në letër

AJETE ZOGAJ

Krijuesja e re Era Guta sjell para lexuesit një buqetë vargjesh të shkruara me mendje dhe zemër.

Ajo me vargun e saj shtegton në histori, në jetën e përditshme të njeriut të këtij nënqielli. Në vargjet e saj shpalosen poret më të rëndësishme të jetës, brenga për dukuri e ngjarje që e rëndojnë të ardhmen e këtij vendi.

Era përmes gjuhës poetike dhe poezisë, edhe pse e re në moshë, synon që të përcjell porosi tek lexuesi i të gjitha moshave, për gjithë atë që e rrethon dhe e preokupon çdo ditë.

Ajo ka zgjedhur gjuhën e artit, për t’i përjetësuar heronjtë e lirisë, si dhe dëshirën e saj që ata kurrë të mos ndahen, sepse ranë për të mos vdekur kurrë, me idealin e tyre të çeliktë për lirinë e Kosovës.

Në poezinë e Erës, frymon gjithçka bukur, sepse frymon në gjuhën shqipe, ndaj së cilës ajo është shumë e kujdesshme, duke e pasuruar me shumë fjalë të reja e me figura stili.

Brengat për hallet e atdheut, për mërgimin e rinisë së vendit në Kosovën e lirë, janë dhimbja që vret në vargjet e kësaj poeteshe të re, e cila shkruan dhe mendon me mendje të hapur.

Ky është një fillim i mbarë në rrugën e artit të fjalës, që na bën të shpresojmë se Era do ta kultivojë edhe më artin e të shkruarit dhe do të jetë një emër i merituar në letrat shqipe.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.