19.3 C
Tirana
E shtunë, 25 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Ushtar besnik i Atdheut

Ushtar besnik i Atdheut

0
Zena - UÇK

(Kushtuar Zejnullah Zejnullahut – Zenës, pjesëtar i celulës së parë të UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit, me rastin e 76-vjetorit të lindjes)

I ekuilibruar në hapa,
i matur në mendim,
i palodhur në punë.

I etshëm për dije e edukim,
si toka e zhuritur për shiun.
I vendosur dhe i besës,
me rrënjë të thella në vatrën e vet.

Fisnik si Nazim Gafurri,
që Kosovën ta shihte
në dritë,
shiti tokë e bagëti,
sepse e dinte
se liria kërkon
gjak dhe çmim.

Braktisi lukset e Zvicrës,
zgjodhi baltën e vendit të vet
dhe radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës —
aty ku Atdheu mbrohej
me guxim e zemër.

As dikur,
as sot,
nuk ishte lakmitar.
Nuk kërkoi grada,
as lavdi.

Përherë i gatshëm
që, përveç pasurisë,
Kosovës dhe Shqipërisë
edhe jetën t’ua falë.

I paepur dhe me parime,
lis që nuk e përkuli asnjë furtunë,
vlerë e rrallë e UÇK-së.

Arif Ejupi
Gjenevë, 26 korrik 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.