Libri 8 i Frojdit – Leksione hyrëse mbi Psikoanalizën, ka gjithsejt 28 leksione, 424 faqe, ku Frojdi sqaron pjesën më të madhe të metodës psikoanalitike, mënyrën se si aplikohet ajo dhe bashkëbisedon me kolegët e tij, duke bërë një prezantim të kësaj metode “shërimi me fjalë”, që fitoi një rëndësi të madhe për kohën e tij si metodë analitike dhe vazhdon që nga ajo ditë e deri më sot, të përdoret në psikoterapi.
Frojdi e mbyll librin e tij, në leksionin e fundit, me këto fjalë:
Zonja dhe Zotërinj. Është më shumë sesa një formë konvencionale fjalësh, nëse pranoj se unë vetë jam thellësisht i vetëdijshëm për shumë të meta në leksionet që ju kam dhënë. Më vjen keq mbi të gjitha, që kaq shpesh kam premtuar të kthehem më vonë në një temë, që e kam prekur lehtë dhe pastaj nuk kam gjetur asnjë mundësi për ta përmbushur premtimin tim. Mora përsipër t’ju jap një shpjegim për një çështje, që është ende e paplotë dhe në proces zhvillimi, dhe përmbledhja ime e kondensuar ka rezultuar vetë e paplotë. Në disa pika kam paraqitur materialin mbi të cilin do të nxirret një përfundim dhe më pas vetë nuk e kam nxjerrë atë.
Por nuk mund të pretendoja t’ju bëja ekspertë; jam përpjekur vetëm t’ju stimuloj dhe t’ju ndriçoj.
[ Shkarko librin – Leksione hyrëse mbi Psikoanalizën – nëlinjë ]











