A ka mbetur Serbia shtet më logjikë terroriste?

0
295

Skënder MULLIQI

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiqi në të gjitha periudhat politike nuk është reformuar. Ky gjoja përulët para BE-së, e më të gjitha veprimet ka mbetur më Rusinë e Putinit.Presidenti i Serbisë, ishte minister në kohën e Millosheviqit, i cili gjatë luftës në Bosnje, kishte kërkuar “100 koka të myslimanve për një kokë serbe”. Ai është i partisë Radikale Serbe të kriminelit, Vojsllav Sheshel. I përmenda këtu disa fakte, që ka edhe shumë të tjera, që e karakterizojnë biografinë kriminale të Vuqiqit, më të cilën bota po bashkëpunon, e nuk ishte dashur. Vuqiqi po mban lidhje të ngushta më diktatorin rus, Vladimir Putin, i cili po si Millosheviqi herdo kurë do të përgjigjet për gjenocid ndaj popullit të Ukrainës.

Lidhjet e Vuqiqit, janë të ngushta edhe më një tjetër terrorist qeqen, Ramazan Kadirov, që kishte qenë për vizitë në Serbi, si dhe me Lukashenkon e Bjellorusisë një tjetër aleat i Putinit. Sheshelisti, Aleksander Vuqiqi, që 10 vite gjendet në krye të Serbisë, i cili po e ndjekë më bësnikëri rrugën e kryekriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviqit. Edhe bashkëpuntorët e tij të ngusht, si Daçiq dhe Vulin janë shovinist serb të k0hës së Millosheviqit. Të gjitha këto tregojnë së çfarë përsonalitetesh më biogarafi kriminale gjenden sot në krye te Serbisë, më të cilët shtet, për çudi ende Evropa po bashkëpunon. Kjo garniturë fashiste janë duke vazhduar aty ku ka mbetur Millosheviqi, kur bëhët fjalë për Kosovën. Milosheviqit ju stopua më luftë të formon Serbinë e Madhe.

Këtë kurs politikë luftënxitës ndaj Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës po e vazhdojnë kjo treshe famkeqe serbe, duke ia shtuar edhe serbin, Millorad Dodik në Bosnje. Intensifikimin e logjikës serbomadhe në rajon e kanë bërë veqmas këto dy vitet e fundit, më incidente dhe kërcënime të parreshtura në veri të vendit, edhe më forca të armatosura, më incidente në Mal të Zi, dhe në Bosnje, ku Dodik po kërkonë shkëputje nga BH-ja. Shpërthimet më bomba, vurja e barrikadave, vrasjet e shqiptareve, janë moto e politikës destabilizuese serbe në veri të Mitroviës, për të bërë faktike ndarjën e Kosovës. Ne kufijë më Kosovën janë pa edhe oficerë rus, dhe tash së fundi edhe grupi paramilitar Wagner, i cili po operon në Serbi dhe ne kufijë më Kosovën, më urdhërat direkte të Putinit.

Serbia është i vetmi vend në këtë pjesë të botës, e cila ka pranuar zyrtarisht këtë grup terrorist, së edhe vet është shtet terrorist.Putinin dhe Vuqiqin sikur i ka lënë mendja e shëndosh, më këto veprime kunder të gjithë botës demokratike, e në veqanti kundet shqiptarëve ne Ballkanin Perëndimor. Kur shizofrenet si Vuçiqi, Daçiqi dhe Vulini gjenden në krye të Serbisë, nuk ka çka prêt bota demokratike diq më mirë, por që në fakt ishte dashur të angazhohen, që kjo garniturë fashiste të largohen nga pushteti. Putin ka legalizuar grupe terrorste ruse, i cili grup po kryen punët më të ndyta për Putinin dhe Vuqiqin, më qendrën e saj në Nish. Këtyre duhet ndaluar më forcë hyrjen në territorin e Kosovës, ku më shumë gjasë së bashku më strukturat kriminale serbe ne veri, po mundohen të marrin në dorë rendin dhe ligjin, më shpërthime bombash,vrasje dhe barrikadime të rruguëve.

Sherbimi i NATO-së sigurisht ka informacione të bollshme, për këto grupe kriminale të grumbulluara në veri, më shërbimet sekrete të BIA-së, të cilat ishta dashur të asgjësohen. Ne të kundërtën gjithmonë do të jenë burim destabiliteti jo vetëm në veri të Kosovës. Dhe, natyrisht së më këtë Serbi të pareformuar, nuk do të këtë asnjë marrveshje për paqën në rajon dhe ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Shtrohet në këtë kontekst pyetja logjike, çfarë mund të jetë ideja për Ballkan të Hapur?, që iu ka bërë sponzor edhe kryeministri, Edi Rama, veç ide serbo-rusomadhe në rajon.

Ballkani i Hapur është ide që frenat po ia mbajnë Putini në Moske dhe Vuqiq në Beograd. Shqiptarëve nuk iu duhet Ballkani i Hapur, si zëvëndësim të idesë evropane bashkuese të Procesit të Berlinit. Ka ardhur koha qe BE-ja dhe Amerika ta izolojnë në njeri më biogarafi kriminale si Vuçiqi. Me pasardhësit e Milloshoviqit në pushtet, zor të bisedohet, dhe shumë më vështirë të arrihet ndonjë marrveshje e mirë fqinjësore shqiptaro-serbe, e cila pritet në fund të maratonës së bisedimeve.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.