URTËSI E VËSHTIRË – Lirikë politike

0
Joe Biden - presidential portrait
President Joe Biden poses for his official portrait Wednesday, March 3, 2021, in the Library of the White House. (Official White House Photo by Adam Schultz)

Atdhe Geci Joe Bajdenit, heroit të demokracisë

E vërteta është arrë e fortë në Evropë
dhe s’thyhet as me teke diktatorësh
as me përgjakje e shkatërrime masive.
Në Rusi Putini është tërë padrjetësia
dhe përgjakja e tij me gjak evropash.
Qytetaria e urtësisë së vështirë, di t’i
përgjigjet me guxim Putinit të mjerë,
ajo i sheh retë që po grumbullohen, i
ndjen tëra vetëtimat dhe bubullimat
sheh bombardimet mbi Ukrainë, dhe
merr guximin t’i vë gjoks rrufeve të
Putinit, dhe përplaset me demonin
e tij të luftës që po e kërcënon botën!
Qytetari e urtësisë së vështirë, është
Amerika, Anglia dhe e tërë Evropa,
Evopa e luftërave dhe gjenive, këtë
herë, Evropa di ta shprehë urtësinë
e saj të vështirë kundër carit, Putin,
kundër frymës së vjetër të carëve.

Xhoe Bajden, heroi i demokracisë
në çastin më me krizë të kësaj bote
Evropës iu gjete para se t’pushtohej
iu gjete Ukrainës para s’e të mbytej,
iu gjete Ballkanit para se t’gjakosej.
Nuk ka tokë pa qiell dhe pa dritë,
dhe as popull pa një kulturë të lirisë
Urtësi e qytetarisë së Amerikës foli,
i vuri gjoks të mos shtrihej më tej,
cari Putin, e as lufta e tij kriminale.
Amerikë e urtësinë së vështirë e të
edukuar, jepja një përgjigjje Putinit,
të verbërit të përgjakur të Rusisë, se
dora e urtësisë së vështirë ia di të
metat armëve bërthamore të Putinit,
dhe armëve të shkatërrimit në masë.
Amerikë, mikja e dardanëve dhe e
Ilirëve, mikja e shqiptarëve pellazg,
Thoti e Zeusi do mburreshin me ty,
me vlerat tua qytetare dhe kulturën.
O i mrekullueshmi nip i Uitmanit,
mendja e t’urtit kurrë nuk vjetrohet!…

Atdhe GeciDortmund, 01.05.2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.