
Arben Çokaj
Bajram e Zef, a po e shihni tani se ku u doli lufta? Heshtni më mirë… Kur unë debatoja me ju, ju si Hashimi Gjykatën Speciale, donit luftën, e më thatë: “me kë je ti?” Dmth. unë si Albini që kundërshtonte Gjykatën Speciale, e kundërshtopja luftën dhe isha ‘me Putinin’, apo jo? Po tani kur po del se lufta ishte në interes të Rusisë, e Ukraina po e humb luftën, a po ju del edhe ju si Gjykata Speciale Hashimit, si plan ruso-serb?
Se kollaj e lëshon njeriu gojën, kur është mercenar, e kujton se punët do i dalin ashtu si mendon… A po e shihni edhe ju tani se Ukraina po humbë më shumë me luftë se sa me një marrëveshje paqeje para luftës?! S’po ju thotë kush të më kërkoni falje jo, se nuk keni aq burrëri ta bëni. Se po të kishit burrëri e përmbanit veten…
OK, OK, e kuptoj, ju mund të thoni se nuk e bëtë ju luftën… Dakord, nuk bëra as unë, por ju e mbështetët marrinë, e unë isha kundër marrisë! Tani kush bëri lojën e Putinit? Ju apo unë?!
Edhe Hashimi i quante tradhëtarë ata që nuk e mbështesnin Gjykatën Speciale, planin ruso-serb?! Por ia futi vetes… Mësimi i gjithë kësaj historie është, dëgjoni edhe mendimet e kundërta, para se të gjykoni rëndë, se mund të jeni ju që e keni gabim, kur nuk i dëgjoni mendimet ndryshe!
Bajram e Zef, e di, ju prapë do të mendoni se jeni më të zgjuar… se i dini punët më mirë… E drejta për vetë-afirmim. Nuk ka problem jo, nuk jeni vetëm ju. Prandaj u lashë në zgjuarsinë tuaj…
Nganjëherë njeriu mendon se i di punët mirë, se është me të fortin, se i thanë amerikanët… etj. etj. por papritur bën lojën e kundërshtarit, e armikut, si Hashimi e ju. Shoh kosovarë që e shajnë Albin Kurtin duke filluar nga Ramushi, si agjent i serbëve… Kurse këta që shajnë janë patriota të mëdhenj, duan me e mbytë Sebinë, me ia ka nanën Serbisë… me ia dhanë edhe veriun e Kosovës…
A e kuptoni tani?
Shikoni videon me debatin, ku diskutohet ndarja e Ukrainës në 3 pjesë!
Kliko linkun në fund: Watch on YouTube për të parë videon.