Ti që mbështete Ramën, ku e ke tani mjekësinë falas?!

0
Genci Fuga

Endri Tafani

Ka patur shumë reagime rasti i urgjencës së aktorit Genc Fuga. Reagime solidariteti por njëkohësisht dhe reagime me sfond politik duke i rikujtuar Gencit mbështetjen publike që i ka dhënë Ramës per te ardhur ne pushtet në rastin e Teatrit etj.

Është e thjeshtë tani t’i thuash tjetrit “ku e ke tani shëndetësinë falas që na thoje kur mbështesje fushatën e PS?”. Mund të duket cinike, por ka të një të vërtetë brenda.

Rama fitoi dhe prej mbështetjes publike. Genci duhet të marrë përgjegjësitë e veta mbi supe. Tashmë 10 vjet pas marrjes së pushtetit nga Rama gjendja e spitaleve, urgjencave, mjekëve të vjetër e të rinj është skandaloze.

Mirë Genci vetë shpëtoi se u mblodhën lekë e vajti tek privati, por sa njerëz nuk kanë patur fatin e tij këto 10 vjet qeverisje? Sa njerëz kanë humbur jetën nga mungesa e një sistemi shëndetësor publik tashmë të shkatërruar?

Kush mban përgjegjësi për ta?
Përgjegjësia bie patjetër mbi qeverisjen, por ama përgjegjësia bie dhe mbi votuesit e mbështetësit aktive e publike politike të një qeverie që merr në qafë jetët e njerëzve.

E megjithatë ka dhe një aspekt tjetër. Ai i pengut ekonomik, i kafshatës së bukës. Çdo qeverisje që ka ardhur në Shqipëri i ka mbajtur peng shtetasit me kafshatën e bukës. Rasti në fjalë e tregoi qartë që shumica e personave në Shqipëri jetojnë në nivelin e kafshatës e bukës, duke u gjendur të zhveshur para çdo uegjence që mund t’iu dalë në jetë.

Në këto kushte kjo gjendje e skamur private i bën shtetasit të mbështesin qeverinë në pritje të ndonjë favori plus. Një favor që mund të vijë ose jo e megjithatë nuk të con asgjëkundi në planin afatgjatë, sepse qeverisja bëhet akoma më e papërgjegjshme dhe mund të të lërë në baltë çdo moment.

Në fund të fundit të ngel vetëm shoqëria dhe njerëzit e thjeshte. Pas këtij momenti dhe vetë Genci do e kuptoje që ne moment të fundit nuk e shpëtoi qeveria, por njerëzit e thjeshtë.

Duhet të ndryshojmë konceptin për lojën dhe mbështetjet politike.

Të luftosh për njerëzit e thjeshtë është të luftosh të dalësh nga pengu i kafshatës se gojës jo vetëm për vete por dhe për ata.

Shpresoj që dhe vetë Genci ta ketë kuptuar.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.