SHUME E SHUME U DASHURUAM A U PLOTESUAM ?

0
Sali Leka

POEZI NGA LIBRI “BLERINA SYDELINA“

SALI LEKA

Edhe 240 orë të tjera me dashuri e harmoni.
Unë e blerina u betuam me krenari.
480 orë gjoks më gjoks e gji më gji.
Unë e Sydelina me këngë poezi e melodi.
Të dy folëm e kënduam gojë më gojë.
Ta dijë e ta dëgjojë kush të dojë.
Shumë e shumë u dashuruam a u plotësuam ?
A do të dashurohemi akoma o ylberi i maleve ?
Edhe sa orë do të betohemi o dielli i oqeanëve ?
Më pyeti mua Sydelina besnike jetike.
Sa të duash ti mos më pyet mua.
Unë dashuri dua e shumë do të dua.
Unë kam lind për ty.
E ti ke lind për mua.
As nuk të këmbej as me gjithcka.
As nuk të barazoj me 2 milion femra.
Me ty Sydelina bëjmë mrekulli shkëlqimtare.
Për ty Blerina as së kursej shpirtin tim!
Me ty këndoj e vallzoj pa ndalim.
Shkruaj e melodoj 250 poezi lirike-mëtaforike.
Me pasion e ovacion nëpër kodra e pllaja klimatike
U përgjigja unë me iradin e poezi ilminike.
Do të dashurohemi edhe dyqind e dyzet orë.
U betua Sydelina krenare eposike.
Sydelina teuratike nektarike.
Më përkëdheli mua me dhëmbët shtizë.
Unë i ledhatova mjekeër gushën e kerthizë.
Dashurinë e rifilluam, u aftësuam, u vitalizuam.
Duke pyetur njëri-tjetrin a u plotësuam ?
Do të shkojmë në Berat e në Vlorë.
Të gëzuar gisht më gisht e dorë per dorë.
Mos të na njohin e mos të na shohin të tërë.
Sa jemi shkëlqyer ,sa mirë kemi bërë.
Se na urrejnë ata që janë skaduar, të shpëgërë.
Edhe ata qe kanë lind pa vullnet e pa vitalitet.
Edhe ata qe nuk dine lezet e nuk duan kimet.
Unë e Sydelina u betuam edhe për dyqind e dyzet vjet.
Përsëri e përsëri me dashuri shumë dashuri.
Edhe kur na urrejnë ata që janë lind pa harmoni.
Janë rrit me ligësi ,egërsi ditë e natë me sekëlldi.
Ligësia egërsia të mbushin me siklet e marrëzi.
Edhe fjalë e urte e popullit thotë :
“Të zbrasin të lejnë si dru i thatë e në kalbësi“.
Edhe un them:
KAM BESIM DO PLOTESOHEM!
ME BETIM LUMTUROHEM !
PLOTESIMI ME DASHURI O MREKULLI!
PA MENXYR PA BATERDI!
Me fjalët e urta popullore jetësore.
Unë e Sydelina diturohemi e lartësohemi.
Me fjalët e urta njerëzore ilminike paqësore.
Unë e Sydelina kënaqemi e krenohemi.

Sali leka cel : 0683855304

SHENIM EKSKLUZIV

Vëllimi poetik i titulluar “Blerina Sydelina“ i mbushur me kujtime të paharrueshme i pabotuar i mbyllur i censuruar në ingranazhet e ndryshkura të katrahurës mizoriste dhe neomarksiste 40 vjet si mos më keq. Kurse unë i padëshpëruar i palodhur e i papërtuar.
Poezi brilante jetike e dobishme për mua, per shokët dhe shoqet e mia mendimtare vizionare guximtare krenare, kreshnike viganike dhe besnike aderike teuratike.

Mua më kanë mbrojtur në cdo situatë kritike në kohën e skëterrit mizorist antihumanist shekulli XX.

Bashkë me shokët dhe shoqet e mia iradinike ilminike eposike me vullnet guxim e vitalitet solid jetik, përballuam dhe sfiduam çdo ingranazh enigmatik, sofistik fantazmorik të çdo zuzari dhe hipokriti zvarranik i infektuar i qelbëzuar i tëri.

Libri Blerina Sydelina u shkrua midis kujtimeve të paharrueshme dhe tregimeve te mrekullueshmë. Vitet largohen, kujtimet sa më shumë afrohen, tregimet shtohen, poezitë admirohen nga ata njerëz qe nuk janë dembel as gazhel zgërdhec, as merhum tutkun, as kutrrum frikacak, as mascara alabak, as hipokrit hutist zuzarist, as mizorist cubist monstruozist qe duan të shtohen.

Del pyetja pse duan të shtohen ? Pergjigja: Duan të shtohen se nëpër gazeta botohen gënjeshtra, sajime, shtrembërime, trillime, spekullime me shpifje te rëmdomëta skandaloze dhe nuk demaskohen.

Shume të nderuar gazetarë kreshinikë të admiruar që keni botuar tregime të shkrimtarit Sali Leka.

Shumë të lartësuar gazetarë vital viganikë të betuar për të mirën të bukurën shembullore që keni botuar poezitë e poetit Sali Leka.

Me kaq për sot. Kam akoma tregime të vërteta, me më shume se sa kanë 25 shkrimtarë. Nuk jam I dëshpëruar për mosbotimin e 85 librave shumë të dobishme por isha dhe jam betuar për të shkruar 155 libra dhe do ti shkruaj.

Pasuria dhe vilat e mia personale dhe familjare ishin dhe janë fushat, malet, lumenjt dhe liqejt e atdheut shënkostandin bizantin bosforik adrio-adriatik, dhe të kombit kastriot kreshnik eposik viganik shembull e model ne gadishullin ballkanik. Janë dhe do të jenë tregimet e mia njerezore atdhetare kombëtare historike, por nuk i kanë botuar ata dembelistë, hutistë, zuzaristë që tokën atdhetare shqiptare arbo-dardo te Skëndërbeut e kanë dashur dhe e duan për ta grabitur she shkretuar dhe jo për ta zbukuruar dhe modernizuar. Tokën e ka krijuar zoti por e zbukurojnë e mrekullojnë njerëzit.

Tiranë, Qershor 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.