Rama, zhgënjimi nga Vuçiq dhe ‘Ballkani i hapur’ jetëshkurtër

0
290
Edi Rama - Euronews
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Rama hoqi dorë nga “Ballkani i hapur”. Këtë e bëri të ditur në një intervistë me Euronews Weekend. Sipas Ramës, “Ballkani i hapur” e bëri atë për të cilën u krijua, për t’i dhënë një shtysë ‘Procesit të Berlinit’, dhe tani kalohet në ‘Procesin e Berlinit’, pasi edhe në tetor do të ketë një takim në lidhje me këtë proces në Tiranë, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga BE.

Duket se Rama u zhgënjye nga presidenti serb Vuçiq dhe filloi t’i thërrasë mendjes në lidhje me një projekt, që kundërshtohej nga Kosova, Bosnja e deri diku edhe nga Mali i Zi. Vuçiq nuk e pranoi kërkesën e Ramës për të liruar 3 policët kosovarë, në kohën që ai ia kërkoi atij, dhe kështu Rama u ftillua, “nuk ka besë me serbët!” – tha me siguri me vete, se ai nuk i ndiente krimet serbe nën lëkurë si kosovarët dhe nuk i kuptonte gjërat si duhet në kohën e duhur, dhe më mirë që filloi tani një reflektim, një pendesë, sepse ‘më mirë vonë se kurrë’ – si i thonë, për gjithë atë kontribut, që ai i kishte dhënë Vuçiqit, për të përmirësuar imazhin e presidentit serb dhe të Serbisë, kjo edhe në dëm të Kosovës.

Ka mundësi që kemi të bëjmë me një tërheqje traktike të tij, pasi ndoshta planet në dëm të Kosovës, të sugjeruara edhe nga miqtë e tij, me ose pa dashje, me ose pa vetëdije, me ose pa qëllim, po i vazhdon. Rama po flet tani për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, pa u konsultuar më parë me KM Kurti. Pse ky protagonizëm i tij kaq i madh për Kosovën?! Pse ai nuk konsultohet me liderët e Kosovës, para se të marë përsipër një veprim për Kosovën?! Sepse e ka me të futme. Prandaj kujdes. Nëse Rama ka qëllime të mira për Kosovën, atëherë pse nuk i pyet më parë liderët kosovarë, sepse kuptohet, ata nuk duan që projektet e Ramës të nisura fluturimthi, të përfundojnë pa krye si ‘Ballkani i hapur’. Pra, Kosovës nuk ka pse i pëlqen eksperimentimi dhe tallja me interesat e saj.

Tre përfaqësues të BE-së, që merren me Kosovën, me dialogun Kosovë-Serbi dhe me integrimin e saj në BE, janë nga shtete të BE-së, që nuk e njohin Kosovën. Borel nga Spanja, Lajçak nga Çekia, e Bakojanis nga Greqia. Dy përfaqësues amerikanë që janë marrë e merren me Kosovën, flitet se kanë gra serbe, Palmer dhe Escobar. Ndërsa Rama i ndikuar nga Soros thotë: “Kam vëlla Hashimin, e mik Albinin…” Gjoja po bëj shaka. Dihet se Hashimi – vëllai i Ramës, ishte për t’ia dhënë veriun e Kosovës Serbisë, prandaj përfundoi në Gjykatën Speciale të Hagës…

Kështu duhet thënë se Rama mirë që hoqi dorë nga “Ballkani i hapur” dhe uroj të mos merret më me aventura, pa ndonjë përfirim real për shqiptarët.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.