Koment
— Le të jemi të sinqertë për një moment, Republika e Kosovës për shkak të këtyre njerëzve të pa papërgjegjshëm, po humbet reputacioni i saj ndërkombëtar. Politikanët duhet të dinë mirë, së në krahasim më popullin janë do figura të vogla, dhe shumë më të pa rëndësishem nga ata që i zgjodhën. Kosovës dhe popullit të saj, nuk i nevojiten njerëzit e pa dobishem për politikë. Lufta për Atdhe na dha mundësinë të kemi një Republikë të pavaruar e sovrane, të cilën nuk do të lejohet ta përdhosë askush më asnjë çmim…
Skënder MULLIQI
Shumë herë deri më sot janë përshkruar për opinion e gjerë publikë figurat politike të cilat e drejtuan Kosovën për 26 vite. Kur jemi këtu duhet vequar figuren e Dr. Ibrahim Rugovës i cili u tregua së dinë qka donë në politikë. Ishte nje figurë intelektuale dhe politike që bëri shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Edhe pas luftës mori vendime të menqura politike, duke projektuar të ardhmën e vendit ashtu si duhet si president i parë i vendit. Vdekja e tij la zbrazëtirë të madhe në skenën tonë politike, sepse Rugova kishte autoritet të madh në popull dhe të bashkësia ndërkombëtare.
Nderimi që ju bë nga po thuaj të gjithë burrshtetasit e botës, në një ceremoni mortore madheshtore, fletë së cila ishte në të vërtetë figura e Rugovës. Por, çka ndodhi më drejtuesit tjerë të shtetit më të ri në Evropë. Shumica prej tyre që shijuan pushtetin shkelen normat morale dhe shoqërore politike, shkelen mbi interesat vitale për shtetëndërtim dhe mirëqnje, në luftën e ashpër politike për pushtet. Koha i gjveshi se populli kishte të bënte më shumë më turma politike mashktruese dhe manipuluese, të cilët keqpërdorën pozitën shoqërore politike për pasurime të pa ligjshme.
Këto keqpërdorime të mëdha dhe të vogla ndikuan në varfërimin e shumicës. Nuk është pritur një ndëshkim kaq i madh i qytetarëve pa asnjë arsye. Aq më keq që në Kosovën e pas luftës tonë qlirimtare u shfaqën krimi i organizuar dhe korrupcioni të formave enorme si stagnuese të proceseve pozitive shumë të pritura. Dihet së lufta kunder korrupcionit dhe krimit të organizuar kurrë nuk u bë ashtu si duhet, kur dihet së janë kusht për inkuadrim të vendit në strukturën e BE-së. Liderët tanë politik dhe institucional në shumë raste pasqyruan paaftësinë dhe pafuqinë e tyre në përballje më sfidat e kohës së tranzicionit.
Nuk u përfillë kurrë në masë të duhur vullneti i popullit (të indinjuar), kryesisht në zemërimin e mashtruesëve.Këto veprime mashtruese janë irrituese, të neveritshme dhe nuk mund të besosh, së si kan mbetur të pa ndëshkuar moralisht edhe ligjerisht. Shumë veprime të liderëve të deri sotem, mund të ngjajnë në sabotues, që është e pa pajtueshme më detyrat të cilat i kishin përpara në zhvillim, dhe për një jetë më të mirë. Turpi i tyre për dështime politike është i madh, por është edhe I të gjithë neve që nuk i ndeshkuam më votë të gjithë dështakët e politikës.
Duhet theksuar që e kam thënë shumë herë deri më sot, së në politikën tonë u inkudruan pas luftës njerëz të pa përgatitur profesionalisht dhe moralisht. Kjo ishte hendikap i madh për avansimin e proceseve. Llafazanet e pa arsimuar dhe apartqikët partiak nuk janë duke i sjellur të mira Kosovës dhe të ardhmës të saj. Ato janë provë se indi gangrenoz në korpusin e Kosovës po rritet dhe po rrezikon qdo gjë. Qytetarët duan prosperitet, duan një Kosovë moderne të inkuadruar në BE dhe në NATO. Mjaftë njerëz qesharak arritën në ulësit e kuvendarëve. Dhe, më njerëz të tillë është e pamundur të ecet sigurt përpara.
Ata e kan të pamundur t’i plotësojnë kërkesat reale të qytetarëve, kur dihet së inkuadrimi i tyre në jetën politike është bërë për qëllime hajnish. Në Kosovë, ka tradhti të vazhdueshme në veprim, të elitës politike nga e cila po dalin të gjitha të këqijat e tjera. Le të jemi të sinqertë për një moment, Republika e Kosovës për shkak të këtyre njerëzve të pa papwrgjegjshëm, po humbet reputacioni i saj ndërkombëtar. Politikanët duhet të dinë mirë, së në krahasim më popullin janë do figura të vogla, dhe shumë më të pa rëndësishem nga ata që i zgjodhën. Kosovës dhe popullit të saj, nuk i nevoiten njerëzit e pa dobishem për politikë. Lufta për Atdhe na dha mundësinë të kemi një Republikë të pavaruar e sovrane, të cilën nuk do të lejohet ta përdhosë askush më asnjë çmim…











