Nga Hysen Ibrahimi, Recension
Suedi, Förslöv, 10.01.2022
Doli nga shtypi libri i autorit Prof. Fetah Bahtiri, i titulluar “REFLEKTIME”. Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Emri i Prof. Fetaha Bahtirit, në Suedi, nuk nënkupton vetëm një veprimtar, atdhetar, humanist, krijues, gjuhëtar e jurist i mirë, por sa herë që përmendet ky emër nënkuptojmë se kemi të bëjmë me një figurë të madhe emblematike që di t´i drejtojë faktet, por edhe ta përcaktojë rrugëtimin e veprave me vlera të mëdha kombëtare e njerëzore.
Ai, jo vetëm veprat e tij personale, por edhe veprat e shumë krijuesve që janë përcaktuar në rrugën e krijimtarisë dhe publicistikës i ka vlerësuar përmes recensioneve, opinineve, punimeve shkencore e kujtimeve të tij. Në veprat e tij, çdoherë si lëndë të parë i hasim e i gjejmë ato shkrime që kanë rëndësi historiografike nga veprimtaria njerëzore e shpirtërore e që të gjitha të botuara, të dëshmuara e të promovuara vite më parë.
Me fjalë të tjera e tërë krijimtaria e pasur e tij, është rezervuar për të lënë gjurmë të pashlyera për të ardhmen e historisë shqiptare. Në realitet ai çdo herë ka vendosur për të shkruar atëherë dhe vetëm atëherë, pasi që ka vlerësuar se puna e tij do hyjë në përdorim si material i rëndësisë së veçantë për historinë shqiptare. Kështu ai tanimë është shndërruar si një faktor në mesin e krijuesve që e rrethojnë në Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi dhe më gjerë, me punën e tij si metodë dhe mënyrë e trajtimit të veprave pubicistike, letrare e shkencore, duke qenë çdo herë objektiv në analizën e fakteve.
Edhe libri i tij më i ri i titulluar ”REFLEKTIME” që përfshin veprimtari nga një periudhë mbi dhjetëvjeçare, me recensione, opinione, kujtime, kontribute etj. është një vepër e rëndësisë së veçantë letrare, studimore e kombëtare.
Të gjitha këto recensione, opinione, punime shkencore, kujtime të përfshira në librin e titulluar ”Reflektime” të autorit Prof. Fetah Bahtiri, janë një punë e tij e botëkuptimit që shfaqet jo vetëm përmes ideve, por edhe përmes shprehjes së kritikës letrare për disa vepra që reflektojnë si mesazhe drejtuar në radhë të parë lexuesve, e pastaj edhe krijuesve që ta mbajnë gjithnjë në gji idenë e krijimtarisë në shërbim atdhedashurisë e të njerëzimit.
Ai madje, për të dëshmuar këtë, ka zgjedhur që librin ta fillojë me recensionin e parë të tij, shkruar për librin e titulluar ”NEZIR ZAELLA LUFTËTAR DHE ATDHETAR I PËRBETUAR” i autorit Avdyl Uka, ku me të drejtë Prof. Fetah Bahtiri, këtë libër me rëndësi historike, e vlerëson lart dhe në hyrje të recensionit, shkruan, citat: ”Dua të theksoj se libri është një dokumentar me shumë e shumë të dhëna interesante e të hollësishme për jetën dhe heroizmin e një tribuni – Nezir Zasella”, fund citati.
Këtu shohim qëndrimin e Prof. Fetah Bahtirit, i cili shfaq jo vetëm idenë, por edhe përmes shprehjes së tij në tërësi, ai ngrit lart tribunin Nezir Zasella, sikurse edhe autorin e librit z. Avdyl Ukën, i cili, po ashtu është një tribun i gjallë, e që për fat të mirë, Avdyl Uka ka shpëtuar duke mbrojtur pragun e shtëpisë nga planet hegjemoniste serbe për ti çfarosur familjet shqiptare nga ky trull i Gadishullit Ilirik. Kjo është vetë porosia e Prof. Bahtirit, që gjithësesi, vlerësohet lart sepse secila vepër me karakter atdhetar që është vepër fisnike.
Sigurisht se kjo është një vepër me vlerë të vërtetë historike, që përmes recensionit të Prof. Fetah Bahtirit, në mënyrë profesionale e shndërron atë në vepër me aromë dashurie për vendin, për atdheun me mesazhin se si duhet sakrifikuar për një jetë më të mirë të kombit shqiptar, pa anashkaluar edhe shumë figura të tjera të mëdha kombëtare dhe kuvendet rajonale dhe ndërrajonale të rajonit të Shalës së Bajgorës dhe më gjerë.
Në vazhdim të recensioneve autori Prof. Fetah Bahtiri, pa u shkëputur nga autori Avdyl Uka dhe veprat e tij, paraqet recensionin për librin e titulluar ”DËSHMORËT E KOMBIT ABAZ DHE ISAK IBRAHIMI”, autor Avdyl Uka. Këtu shohim se si Prof. Fetah Bahrtiri, i kushton rëndësi të veçantë jo vetëm veprës së autorit, por edhe faktit se kush është autor i këtij libri. Ai, si kritik letrar, në këtë recension dëshmon se ka prirje dhe talent të rrallë si pakkush për ndërtimin e një recensioni apo opinioni për një vetër të caktuar.
Pse e themi këtë? Sepse, në hyrje të recensionit të librit ”DËSHMORËT E KOMBIT ABAZ DHE ISAK IBRAHIMI”, autor Avdyl Uka, shkruan, citat: ”Autori i këtij libri, Avdyl Uka, është hero i gjallë i vili vendosi të shkruaj për dy dëshmorë të Atdheut – për Abaz dhe Isak Ibrahimin, dy kushërinj të cilët i bënë kurban dhe u vendosën në themelet e Republikës së Kosovës”, fund citati. Madje edhe vetë recensionin e ka titulluar: ”Një hero i gjallë për dy dëshmorë”.
Kjo është ideja e tij që përmbush idealin kombëtar, pa anashkaluar asnjëherë vlerat letrare të formuluara me ide e shprehje të bukura, si askush tjetër. Recensionet dhe opinionet e tij të paraqitura në këtë libër janë model për të gjithë ne krijuesut e tjerë. Në këtë formë të të shkruarit të recensioneve, opinione, punime shkencore e kujtime të tija, si rrallë ndonjë shkrimtar tjetër në mërgatë, dallohen edhe aftësi të shkëlqyera të tij për të manifestuar disiplinë të mjaftueshme në formulimin e fjalëve e të fjalive artististike.
Kur e kemi fjalën te punimet shkencore të cilat i hasim në këtë libër, ndoshta vlen ta përmendim punimin e tij shkencor të mbajtur në Landskrona të Suedisë, më 25 maj 2013 në kudër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shhqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Në këtë punim shkencor ai ndër të tjera shkruan, citat: ”Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi ”Papa Klementi XI Albani” është përcaktuar shpirtërisht që ta përmbushë një obligim moral që e ka ndaj popullit të vet, ndaj mëmëdheut prej nga e kemi prejardhjen dhe ndaj atdheut tonë të dytë – Suedisë dhe qytetarëve të saj të cilët ishin aq miqësorë, aq të afërm me ne, aq shumë na ndihmuan e na inkurajuan në çastet më të vështira e më të duhura e edhe sot veprojnë me të njëjtat ndjenja të mirësisë e njerëzisë.
Dëshira së pari lind në shpirt. Neve na ka lindur dëshira e vullneti që t`i shërbejmë popullit tonë, historisë sonë dhe atdheut tonë. Prandaj, ne jemi përcaktuar që shprehjen e moralit dhe të dinjitetit njerëzor të bashkatdhetarëve tanë dhe të populli mik suedez ta evidencojmë e të shkruajmë për sa më shumë vepra, veprime e veprimtari të këtilla. Ne sot punojmë shumë për të sotmen, por më shumë punojmë për dekadat e ardhshme… ”, fund citati.
Unë pikërisht këtu e deshifroj edhe titullin e këtij libri ”Reflektime”. Nga këtu del dhe e gjejmë të dhënën se si reflekton truri dhe mendja e tij për tërë atë atë që njeriun e bën njeri, për atdhedashurinë, kombin e Atdheun.
Autori reflekton edhe me Kujtimet e tij për më të dashurit, të cilat ”do të më shoqërojnë derisa unë të ndahem nga kjo botë” – thekson ai. Në të vërtetë, me Kujtimet e tij të paraqitura në këtë libër, autori shpërndan në eter fisnikërinë dhe bujarinë me të cilat është i pajisur shpirti dhe zemra e tij.
Një storje e veçantë është vendi që u jep pishtarëve të arsimit shqip në Komunën e Mitrovicës për periudhën 1915 – 1959. Ai ka synimin që ”t´i përkujtojmë përjetë me pijetet disa nga kontributdhënësit më të njohur në fushën e arsimit gjatë kohës së robërisë shekullore kur përdorimi i gjuhës sonë të bukur shqipe ishte i ndaluar dhe konsiderohej vepër e tëndë penale armiqësore”.
Prof. Fetah Bahtiri në këtë libër të rëndësishëm reflekton me dashuri e respekt edhe për punën dhe bashkëpunimin me anëtarët e Shoqat¨åes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi për arsye e këtë bashkëpunim e ka ”përjetuar si kënaqësi, dëfrim, ëndje e lumturi”.
Kështu, pra, autori i librit të titulluar ”REFLEKTIME”, Prof. Fetah Bahtiri, krahas prirjes dhe synimit të tij për të lënë gjurmë për kohërat e ardhme, krahas angazhimit të tij maksimal në luftë për të shkruar sa më shumë që është e mundur për kombin shqiptar, krahas dashurisë dhe mallit për vendin e tij të lindjes por edhe persiatjeve të tij të përhershme për atdheun, gjuhën, kulturën, për të komunikuar në mënyrë të urtë me mikun me miqtë e tij real, me një fjalë krahas vetëdijes së lartë atdhetare, morale, shoqërore, ai në këtë libër shfaq edhe një vetëdije dhe përgjegjësi të lartë krijuese, e cila manifeston ATDHEDASHURI.