PROCESET POLITIKE TË SHQIPTARVE NË BALLKAN

0
Zenel Zymeri

Zenel Zymeri

(Vazhdimësia e mendimit tim për Kosovën dhe Shqipërinë, për çështjën shqiptare).

Synimi historik i shqiptarve ka qenë dhe mbetet Ribashkimi kombetar dhe është
e natyrshme që shqiptaret më në fund, si të gjithë popujt tjerë, të jetojnë në një shtet, në një bashkësi politike.
Ky duhet të jetë një proces i cili duhet të vehet në radhë të parë si Program kombetar i shqiptarve.
Realizimi i tij nuk varet dhe nuk do të varet vetem nga përcaktimet politike të shqiptarve, sa varet dhe gjithëmonë do të varet nga këmngulësia e jonë për ta jetësuar atë.

Për proceset e reja politike të shqiptarve në Ballkan, shtrohen se paku dhjetë pyetje :

E para, athua a kemi neve shqiptaret projekte për të ardhmen tonë në Ballkan?

E dyta, çeshtjën shqiptare a e shofim si çështje shqiptare komplekse në rrethanat e tashme nderkombetare?

E treta, se përberësi më i rendësishëm i çështjës shqiptare a është apo nuk është e veshtirë zgjedhja e çështjës shqiptare?

E katerta, a janë apo nuk janë përcaktimet politike të tashme të shqiptarve në funkcion të zgjidhjës së çështjës shqiptare në pergjithësi në terë hapsirën gjeografike të Shqipërisë etnike e të natyrshme?

E pesta, po Evropa a është a po angazhohet seriozishtë për zgjidhjën e çështjjës shqiptare- gjithëshqiptare në përgjithësi?

E gjashta, shqiptaret a e dijnë apo jo se ku dhe kur përfunfojnë prentimet e jashtme dhe ku fillojnë dhe përfundojnë genjeshtrat dhe mashtrimet- konspiracionet e brendshne të politikave tona shqiptare?

E shtata. po Shqipëria a mund të angazhohet më shumë për çështjën e Kosovës dhe çështjën gjithëshqiptare?

E teta, po çështja e Kosovës a është akoma e hapur apo e mbyllur dhe se a është çliruar tërësishtë, kur Mitrovica është e okupuar akoma nga Serbia sikurse dhe Medvexha, Bujanoci dhe Presheva( Kosova Lindore)?

E nenta, po shkenca, Akademia e shkencave dhe artetve gjithëshqiptare a është në funkcion të zgjidhjës së çështjës shqiptare siç janë ato serbe për riokupime të tokave shqiptare?

Dhe e dhjeta, a kemi apo nuk kemi një mendje kolektive kombetare për zgjidhjën e çështjës sonë shqiptare?
Unë mëndoj së JO.
Vazhdon…

Qysh nga Rilindja Kombetare, neve nuk kemi Program Kombetar.
Nuk kemi Projekcion për ardhmerinë tonë në Ballkan e as ndonjë të vetmin dokument i cili do të na i zberthente orjentimet themelore për ardhmërinë tonë kombetare në Ballkan.

Synimi i shqiptarve përballët më çështjën e kufijve të cilet nga diplomacia botërore cilësohet si “çështje e shejtë”, mirëpo , diplomacia shqiptare duhet që argumentet t’i kërkojë dhe t’i gjejë e t’i afroj sikurse në normat përkatëse të SE DREJTËS NDERKOMBETARE të cilat angazhohen riafirmojnë barazin e popujve dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje në përputhje më Kartë e Kombeve të Bashkuara.

Në ish Jugosllavi kufijtë nderkombetar të saj u benë kufi shtetesh të reja.
Në ish BRSS u krijuan 15 shtete të reja,

Në ish Çekosllavoki, u krijuan dy shtete të reja, shembuj këta shumë domëthënës që tregojnë se kufijtë nuk ekzistojnë më, sikur qe ishin deri dje, të pa lekundur.

Atëhere pse shqiptaret të heqin dorë nga aspiratat e tyre që ishin dhe mbeten për RIBASHKIMIN KOMBETAR?
Sepse neve qe nga Rilindasit e këndej nuk kishim një Program Kombetar.
Kishim programe vetëm sot për neser.

Po sot, çfarë programesh kombetare kemi?
As kur fare, përkundrazi fatkëqësishtë kemi programe largimi në vend të atyre bashkimi, tkurrjeje, më vend të atyre zgjerimi, coptimi në vend të atyre të ribashkimit, perqamjes në vend të afrimit.

Nese kerkojmë shkaktaret e gjithë kësaj fatkeqësije kombetare përgjigja është e thjeshtë,
E tërë klasa politike gjithëshqiptare e cila mbi çështjën kombetare kanë interesat klanore, partiake të interesave të ngushta duke i anashkaluar interesat madhore të përgjithshme dhe të përhershme mbi ato të perkohshme kombetare.

Ju faleminderit
Respekt dhe konsideratë.
Denver, Colorado SHBA
Datë 22 Maj 2022.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.