Të gjithë dëshirojnë të jetojnë të lumtur

0
298
Sinan Kastrati - Biblioteka kombëtare

Sinan Kastrati ne Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Prishtinë, 2023

Dhe të gjithë dëshirojnë të jetojnë gjatë, askush nuk dësiron të plaket

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Podrimçakja do të bëhet nuse”, 23 Maj 2023

Pjesa e gjashtë (6)

Nga Ditari im

Në luftë, viktima e parë është e vërteta (Thënie)

Sot, më 24 Maj 1992, para 31 vjeëve u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste, presidenciale e parlamentare, në Kosovë, në rrethana të rëndë okupimi e shtetrrethimi e gjendje lufte.

Unë isha një nga antarët e propozuar për deputet të Kuvendit, por që nuk i mora votat e nevojshme, nuk u zgjodha e nuk ula në ato karrige të buta, me ngjyrë të kuq të KK (Kuvendit të Kosovës). Ama, nuk më mbeti merak, se Kuvendi nuk u mblodh asnjëherë.

Kosova, ishte në luftë, atëherë e sot. Atëherë sundonte me dorën e hekurt, ”fati i jonë”, nga Sllobadan M. e sot nga Aleksandë Vuqiq.

Vërtetë nuk dihët as so se çka do të ndodh, telalli e marrtë vesh. Askush nuk di çka sjellë dita e nesërme, e vërteta nuk dihët. Ajo është viktimë.

Të vërtetës i ka dalë përpara rrena ama rrena është rrenë edhe nëse të gjithë e besojnë ate… E vërteta mbetet e vërtetë edhe nëse askush nuk e beson ate… (Fjalë e urtë)

Pas natës së shkurtër, sepse në Veri të Suedisë, që nga sot është ditë e dritë 24 orë, dielli sa të perëndoj, kur këthehesh nga lindja, dielli del përsëri sa sofra shqiptare e Kosovës.

Gazeta ”Bujku”, 25 maj 1992

U zgjova i lodhur, më i lodhur se mëngjeset tjera pranverore.

Mbrëmë, para se të fleja rrjetet sociale, që janë shumua si këpurdhat pas shiut, portalet e televizionet shqiptare në Kosovë, flisnin e shkruanin për një vrasje që ndodhi dje në Gjermani. Një burrë, Besmir Ademi e mbyt gruan, Jetmira Bekën, Ish bashkëshortët (”artakët”) lanë pas vete tre fëmijë, 2-8 vjeç. Ata, shpresoj se do të rriten me ndihmën e Zotit, por pa babë e nënë.

– Kush do të kujdeset për ta si nëna e baba?
– Kush do ti ushqej, vesh e laj?
– Kush do ti përcjellë për në qerdhe, parashkollore e shkollë e kush do ti marrë?
– Kush do ti edukoj, shkolloj e arsimoj?

O Zot, “Me se rrojnë foshnjat çi rrit çiliminjtë

Dashuri e mëmës dhe përkëdhelitë” (“VAJË”, ANDON Z. ÇAJUPI)

Dje shkruajta për jetën e Gonës, një qikë podrimçake, pjellë tipike e mentalitetit patriarkal *) e cila për hirë dokeve e zakoneve, jashtë dëshirës së saj, u dorëzua. Ajo sakrifikoi vehten, u bâ kurban, për dashurinë që kishte për nënën, motrën e vëllain dhe nga frika se do të krisin pushkët nga frengjittë e mbi të gjitha, fjalëve të hallkut, “pranon” të bëhet nuse.

Kanuni ishte ulur këmbëkrya në kullë e pushka e gatë rrinte vjerrë mbi murin e odës së babës, që sa herë shkonte Gona në odë me i bâ hyzmet babës, me ia pjek kafen e mëngjesit, me ia qu teshat e lane, me fshi odën, pushka me grykë të vogël përpjetë, herë e mbulluar me xhurdi e lëkura ogiçi e herë shplut, ia kujtonte vrasjet e qikave të katundit që nuk iu kishin bindur “Kanunit”

Sinan Kastrati, gusht 2022, Prishtinë

Po Gonja re, a do ta ketë fatin e “Vitës” e “Shpresës” (person. të J. X.) dhe të fundit dhashtë Zoti e është e fundit, Jetmira?

Ndarja e Sylës me Gonën ishte një ndarje sa e dhimshme po aq e pakuptueshme.

Syla ishte këthye te Hasan Makshana, nip e Gona kishte shkua me nbesat, te halla. Syla e kishte mendua vetëm takimin me Gonën por jo edhe ndarjen. Ai kishte mendua ta marrë nuse Gonën e të bâjnë shumë fëmi.

Por kësaj pune nuk i dihet. Nuk dihet edhe u martua Gona, a është e kënaqur me ”burrin”?

Hasani e kishte pritur Sylën e kur e pa që u kthye daja i erdhi mirë qä kishte dalë pakë me hjekë mërzi e kishte shkua me pa mylkin *)

– O dajë, a je lodhur a mërzit-a?
– Jo, jo Hasan, faleminderit e Zoti iu dhasht bereqet, tana t’mirat, pse mu mërzit!

Mandej erdhi Faza, gruaja e Hasanit. Edhe ajo u ul afër Sylës dhe i folte ngadalë që mos ti ndërhyj Hasanit, sepse Hasani e kishte fjalën kryesore, fillimi e fund. Kur fliste Hasani, të gjithë “robt” e familjes nuk ndiheshin të gjallë. Ishte njeri i autoritetshëm, i mençur dhe i autoritetshëm. Mysafirët në odën Hasanit rrinin nga disa ditë e ai nuk e pyste mysafirin kush është (janë) nga droja se ndoshta të parët e tij, baba, gjyshi … kanë bërë ndonjë të punë të ligë e ai do të ndihet keq.

Kur kish pas vdekur Halili, djali vogël i Hasanit, në të pame, kish ardhur nje kusheri i Senovcit, Ahmet Zogë Krasniqi. Ai kish kallxue një ngjarje, shka i ka ndodh në Stamboll në pranverën e vitit 1999.

“Shkova nga Zyrihi në Stamboll me e pa një djalë të vllavit që kishte shkue në Stamboll si refugjat lufte. Unë nuk e kisha heq Plisin e Bardhë nga kryet dhe dallohesha si delmja e bardhë në të të zeza, se jam shqiptar nga Kosova. Kur më pa një shqiptar plak, me prejardhje nga Peja i erdhi mirë e afrue e me foli. Më veti:

– Prej nga cili ven je ?
– Jam nga Komuna e Rahovecit.
– Po prej cilit katund je bre burrë?
– Jam nga Senovci i Rahaveciy.

Ai plaki jetik më veti për Familjen e Hasan Makshanës.

– A ka lâ naj djalë Hasani se burrë ma të mirë e shpijanik ma të madh nuk kam pa n’at anë.

I thash se jemi të afërt, kusheri nga ni katun afë Drenofcit.

Plaki me tha:

– Kur i kam pas pesë vjet shkonim me babën në pazarin e Rhavecit e te Hasan Makshana për çdo të shtune e kemi pas kanakin”

Halili, djali i vogël i Hasanit kishte shkua herët në vneshtë. I kishte mbushur dy kosha me rrush dhe bëhej gati që nesësr në ferk t`sabahit të shkonte ta n`rronte rrushin, e grunë, kallamoq e pasul në Panorc.

Sylës iu kujtua tiransja, të cilën nuk mund ta harronte.

Eh tiransja, dikur e kishte dashur turjakasi, dashuri që ishte “harrua”

Ai e kujtoi edhe një nga letrat që dikur ia kishte dërgua tiransja “Humbja e një dashurie nuk është se kalon shumë lehtë dhe pa pasoja shpirtërore, tek disa për një kohë të shkurtër e tek disa të tjerë për një kohë më të gjatë. Megjithate më mirë është të kesh dashur e të kesh humbur dashurinë, se sa të mos kesh dashur kurrë.

E fillova me një thënie të Benjamin Franklin ”Alla vill leva länge men ingen vill bli gammal” (përkth. ”Të gjithë dëshirojnë të jetojnë gjatë, askush nuk dësiron të plaket”.

Po ne mbyll me një fjalë të urtë shqiptare, shumë domethënëse p¨r jetën dhe dashurinë “Zemra e (insanit) njeriut, kurrë nuk plaket”.

*) PATRIARKAL mb.

  1. Që lidhet me patriarkatin, që i përket patriarkatit, i patriarkatit. Fiset patriarkale. Familjet patriarkale. Marrëdhëniet patriarkale.
  2. fig. Që lidhet me zakone a me norma sjelljeje të vjetruara, të cilave u ka shkuar koha; që s’heq dorë nga zakonet e vjetruara, nga mënyra e vjetruar e jetesës etj.; i prapambetur. Zakone (norma, parime) patriarkale. Mendime (koncepte, paragjykime, mbeturina) patriarkale. Frymë patriarkale. Jetë patriarkale. Familje patriarkale.
  3. fet. Që lidhet me patriarkun a me patrikun, që i përket patriarkut a patrikut, i patriarkut a i patrikut. Katedralja patriarkale.

PATRIARKALIZËM m.

  1. hist. Sundim i plotë dhe i padiskutueshëm i burrit a i kryefamiljarit në familje ose në marrëdhëniet shoqërore gjatë patriarkatit. Mbeturina të patriarkalizmit.
  2. keq. Pushtet i pakufizuar i burrit a i kryefamiljarit mbi gruan e mbi njerëzit e tjerë të familjes; qëndrim patriarkal a sjellje patriarkale e dikujt në shtëpi. Shfaqje (prirje) të patriarkalizmit.
  3. Tërësia e zakoneve a e normave të vjetruara të sjelljes, të cilave u ka shkuar koha; mënyrë e vjetruar jetese; prapambetje në mënyrën e jetesës, në mënyrën e të menduarit etj. Lufta kundër patriarkalizmit.

*) MYLK m.

  1. Pronë e madhe (toka, kullota, vreshta, pyje etj.) e trashëgueshme dhe e tjetërsueshme. Kishte mylk e pasuri. E morën si mylk.
  2. Përd. mb. sipas kuptimit të emrit. Kishte tetë shtëpi mylqe.

( Vazhdon )

 Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 24 maj 2023
sinankastrati09@hotmail.com

 

 

 

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.