Në përkujtim të 50 vjetorit, të sulmit në lojërat Olimpike në Mynih edhe LAPSh-i në Bavari

0
260
Shkolla shqipe, Mynih

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Sot, më 02.07.2022, në Mynih të Republikës (Landit) së Bavarisë në Gjermani u mbajt manifestimi përkujtimor i 50 vjetorit të sulmit, që ndodhi gjatë lojërave Olimpike në Mynih, më 5 shtator 1972. Ku një grup atentatorësh palestinez, atë kohë, ekzekutuan njëmbëdhjetë atletë Izraelit, të cilët pasi i morën peng dhe i vendosën në aeroportin e Fürstenfeldbruck pranë Mynihut fatkeqësisht i vranë. Po ashtu në këtë sulëm u vra edhe një polic bravares, në përpjekje për t’i shpëtuar pengjet. U vranë dhe pesë palestinez, atentatorët të cilët ekzekutuan ekipin e atletëve të Izraelit.

Në 50 vjetorin e kujtimit të këtij sulmi, qyteti i Mynihut ka organizuar shumë evenimente kulturore e sportive, po ashtu ka organizua edhe paradë, ku morën pjesë të gjitha komunitetet jo gjermane, bashkë me to edhe komuniteti shqiptar.
Në këtë eveniment, për ta përfaqësuar komunitetin shqiptar, mori pjesë shkolla shqipe në Bavari me nxënësit, mësimdhënësit dhe kryesin e LAPSH-it

Kjo pjesëmarrje e nxënësve na bënë të ndihemi krenar dhe na dëshmon se sa e duan atdheun dhe se si ruhet vlera dhe kultura kombëtare. Po ashtu kishin organizuar përpos këngës, valles edhe ecjen e rreshtuar me kostume kombëtare, me të gjitha veshjet e krahinave shqiptare, e ndritshmja mbi kokat e tyre qëndronte kësula dhe shqiponja.

Nga nxënësit e shkollës shqipe, me Mësimi Plotësues në Gjuhën shqipe, doli pyetja: “Bashkëkombës a do të ishte krenari që të gjithë fëmijët mërgimtarë-shqiptarë të jenë përkrah shokëve të tyre, nxënësve të Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe, që përmes këngës, valles po na identifikojnë kulturën, veshjen kombëtare dhe mbi të gjitha e ruajnë gjuhën amtare”.

Në këtë eveniment i pranishëm ishte edhe instrumentisti e këngëtari, Hysen Hoti dhe këngëtarja Shkurte Hadërgjonaj.
Grupit të paradës të komunitetit shqiptar i paraprinte logoja e shkollës shqipe “edhe pse nuk jemi në vendlindje, ne mësojmë gjuhën shqipe!”, të përcjellë në tërë rrugëtimin me valle, kërcime të nxënësve, e me këngën dhe muzikën shqiptare.

Për të shkuar ky eveniment si është më mirë u angazhua kryesia e LAPSh-it, mësimdhënësit, në veçanti Arif Arifit, i cili u mor me anën teknike, këngëtarët dhe instrumentistët, në bashkëpunim me kryetarin, Milazim Ukaj!

Në përfundim të këtij evenimenti thirrja ishte: “Shkolla shqipe ju pretë fëmijë të dashur, ejani në shkollë bashkohuni me shokë, që të mos e harroni gjuhën amtare, sepse kjo na nderon dhe na bënë të jemi shqiptar, me bujari, që ta përcjellim te brezat e ardhshëm amanetin e heronjve, rilindësve: Ta ruajmë atdheun, gjuhën shqipe!”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.