SHKENCA SHQIPTARE DHE APARATI SHTETROR KOSOVË – SHQIPËRI

0
386
Zenel Zymeri

Zenel Zymeri

VAZHDIMËSIA E MENDIMIT TIM PËR KOSOVEN DHE SHQIPËRINË

Shkenca shqiptare përgjithësishtë, dhe dy akademitë e shkencave veçanarishtë, nuk mund ta arsyetojnë veten si institucione të para të dijës e aq më hiq të ndikimit në aparatin Shtetror të Kosovës dhe Shqiperisë, po qe se akoma nuk do të angazhohen më shumë në dhe për politikën kombetare gjithëshqiptare, e cila sot për sot është e shthurur si gardh i kalbur e ndarë dhe e coptuar, njësoj sikur trojet tona të ndara dhe të coptuara dhe populli i ndarë e i coptuar përmes partive politike, dhe pa një vizio të çartë të ardhmërisë se tij.

Neve shqiptaret, sikur kemi renë në një krizë të idesë, të mendimit dhe të pikpamjës për ardhmerinë tonë, edhe pse gojën e kemi përplotë Ribashkim Kombetar.

Çështja e jonë nuk mund të zgjidhet pa angazhimin e trurit intelektual të shkencës shqiptare duke reaguar ashpër drejtëpersedrejti ndaj aparatit shteror të dy shteteve tona Kosovë – Shqiperi për ndryshim të kursit ndaj çështjës shqiptare.

Prandaj, strategjinë tonë intelektuale e shkencore, nuk guxojmë ta ndertojmë mbi bazën, mbeshtetjen, vetem dhe kryesishtë të faktorit të jashtem, sikur që nuk guxojmë ta ndertojmë vetem edhe të faktorit të brenshem partisë në pushtet.

Shkenca shqiptare nese është e paster kombetarishtë dhe jo e shitur, mund të benë shumë për çështjën shqiptare.

Shkenca e jonë shqiptare duhet të angazhohet më shumë në jetën politike plurale, për një minimum marrveshtjësh më rëndesi kombetare – nacionale duke sugjeruar partive politike për rreshtim të forcave politike në programe kombetare për interesa jo vetem shtetrore, por më shumë për interesat kombetare- nacionale.

Shkenca shqiptatre nuk guxonë të rrin indeferente aty ku prekën interesat vitale kombetare siq janë:
Marrëveshtje të mshefta të partive dhe liderve politik në pushtet për cenimin, teritorial të Shqipërisë etnike e natyrale, tkurrjë në vend zgjerimit teritorial të trojeve tona.

Shkenca shqiptare aty duhet të regojë dhe të stopojë çdo përpjekje për prekjen e kufijve etnik të shqitarve pa llogaritë në pasoja.

Shkenca shqiptare këtu duhet të tregohet e ashpër pa llogaritë pasojat.
Shkenca shqiptare duhet të jetë pararojë dhe mbrojtëse e çdo përpjekje qe cenon tkurrjën e trojeve tona nese jo edhe zgjerimin e tyre.

Shkenca shqiptare sot nuk ka asnjë arsye përvetëkenaqesi më gjendjen qe kemi dhe më të cilën jemi si popull dhe komb.

Shkenca shqiptare për çështjën shqiptare si popull – komb i ndarë, duhet të angazhohet për kthimin në 60 mijë km katror, të teritorit shqiptar dhe jo të pajton më vetëm 28 mij km katror sa ka sot Shqiptaria.

Pra, krejtë në fund shkenca shqiptare ka obligim moral e kombetar që të angazhohet në çdo proces të zgjidhjës se çështjës shqiptare, pavarësishtë vullnetit të klasave politike në pushtet.

Trojet shqiptare janë pronë e popullit – kombit e jo vetem e partive politike, e qeverive apo individve më ndikim politik e të shitur.

Me respekt dhe konsideratë.

Ju faleminderit

Denver. Colorado SHBA
Datë 25 Maj 2022.


Zenel ZymeriVAZHDIMËSIA E MENDIMIT TIM PËR KOSOVËN DHE SHQIPËRINË

(Shiquar nga këndveshtrimi i im)

Çfar ka berë gjërë më tani shkenca e jonë shqiptare per zgjedhjën e çështjës shqiptare?
Është një temë qe duhet studjuar dhe analizuar të gjithë se bashku truri intelektual gjithëshqiptar.

Shkenca e jonë nuk ka berë atë qe ka mundur dhe është dashur ta bejë qe të ishte në funkcion të drejtëpërsedrejtë të zgjidhjës së çështjës shqiptare.

Deri më tani nuk jemi prezentuar më studime serioze për të vertetën tonë , prandaj, është koha e fundit që mbi Kosovën dhe mbi shqiptarët të flasim dhe të shkruajmë vetë dhe qe në atë menyrë opinjonit të jashtem nderkombetar t’i prezentojmë të vertetën për vetën tonë si popull dhe si komb më theks të veçantë SHBA, sepse Evropa këtë e dinë.

Është koha dhe momenti i fundit qe shkenca dhe shkenctaret shqiptar ta kuptojnë peshën e momentin historik që na peshonë mbi supet tona për t’u ven në sherbim të interesit kombetar, sikunder qe është koha e fundit të kuptojmë se duhet më shumë të kultivojmë punën ekipore e kolektive shkencore.

Nevojën që të bejmë më shumë dhe më një mendje të mprehtë kolektive e kërkojnë edhe Londra dhe Gjeneva dje, edhe Parisi dhe Dejtoni sot, por edhe Brukseli dhe Berlini dhe Vjena.

Shqiptaret sot duhet të mendojnë për shqiptaret neser. Ky është borxh gjeneratash dhe atë duhet ta paguajmë sepse kemi obligim moral e kombetarë qe ta bejmë.

Përfundim:
Ardhmeria e jonë varet :
Nga vendosmeria e popullit për ta jetësuar vullnetin e tij dhe drejtimin që i benë atij subjekti politik;

Nga argumentimi dhe faktimi shkencor i kërkesave tona dhe mbledhja e dijës – njohurive rrethë kauzës kombetare. Këtë nuk mund ta bejnë klasa politike qe nuk e njeh historinë kombetare dhe të kaluaren historike të kombit;

Nga ndryshimi i raporteve të qendrave të vendosjës nderkombetare ndaj çështjës shqiptare;

Vijon:
Nga angazhimi i pa luhatur i Shqiperisë për fatët e shqiptarve jashtë kufijve administrativ të saj;

Nga bashkërenditja e veprimeve të subjekteve politike shqiptare;
Dhe krejtë në fund edhe pesë mesazhe për shqiptaret brenda dhe jashtë atdheut e në Mergatën shqiptare në Botë më seli në New York:

1. Ta njohim veten tonë, sepse këtë as kush nuk do na e benë para neve e faktori nderkombetar edhe më hiq. SHBA pyesin: çfarë po kërkojnë shqiptaret që ta dijmë dhe ne, jemi në dilemë. Ata as vetë nuk po dijnë çka po kërkojnë, kanë mendime kontradiktore sa herë qe i pyesim;
2. Të vendosim për veten tonë, por edhe përgjegjësinë për këtë ta narrim vet;
3. Mos të rrenojmë themele, atë çka ndertuam më dekada dhe shekuj, për derisa të tjeret ndertojnë kulme mbi themelet tona;
4. Sa më shumë rrugë që kemi të ecemi asaj qe i dihet fundi dhe të takohemi aty ku kemi interesin e përbashkët kombetar;
5. Mos të mbajmë fjalime, por ta mbajmë fjalën!

Më respekt dhe konsideratë.

Ju faleminderit
Denver Colorado SHBA
Datë 23 Maj 2022.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.