Kastriot Palushi
Më 1995, Ish zv. Kryeministrja e Suedisë e cila priste që të jetë femra e parë kryeministre vendi, Mona Sahlin, dha dorëheqjen sepse gabimisht kishte përdorur kartën e kreditit të punës për të blerë çokollata për fëmijën e saj ne vlerë prej 20 Euro, rasti “TOBLERONE”.
Edhe pse i kishte rikthyer paratë përpara se të dilte lajmi në publik.
Edhe pse partia Social Demokrate e Suedisë insistonte që të mos jep dorëheqje duke kërkuar nga gjykata që ta zhvilloj një hetim,
Edhe pse gjykata e hetoi edhe deri në tre gjenerata të familjes së saj dhe e shpalli të pafajshme,
Ajo përsëri insistoi për dorëheqje duke deklaruar se:
Lajmin e kanë lexuar mbi tetë milion Suedez,
nëse kërkoj falje do ta lexonin ndoshta katër milion Suedez,
Por nëse jap Dorëheqje do ta lexojnë përsëri 8 milion Suedez dhe koleg të mi në Shtete Evropiane dhe më gjerë.
Pastaj ajo dha dorëheqjen.
Ish Kryetarja e Kuvendit, deputetja e Kosovës, anëtarja e kryesisë së LDK-së, sot Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, edhe pse jetonte në Prishtinë e kishte plotësuar “gabimisht” vendbanimin në formular për të blerë naftë.
Edhe pse e dëmtoi buxhetin e Kosovës për 4000 Euro ajo arsyetohet se nuk i ka vërejtur 80 Euro çdo muaj që i dilnin ne konto.
Vjosa jetonte në një vend ku pensioni i prindërve tanë ishte 70 Euro, Prindërit tanë e kalonin muajin me 70 euro, ndërsa znj. Vjosa nuk e vërente se po e zhvaste Shtetin me nga një pension shtesë në muaj.
Duke e pasur parasysh shembullin e Mona Sahlin, e cila kishte bërë akt moral duke dhënë dorëheqje, Vjosa Osmani ende vazhdon të mbetet Presidente, duke u arsyetuar se nuk i ka “vërejtur” mjetet shtesë.
Përveç këtij skandali, ajo e mbron edhe skandalin e burrit të saj, i cili nga pozita e një diplomati dhe një ushtari rezervë, i quajti gazetarët ndërmarrje e përbashkët kriminale. Lidhur me skandalin e burrit të saj, kishte reagime të shumta nga Kosova dhe nga bashkësia ndërkombëtare.
I huazuar!
Ata prodhojnë shtet e ne kem njerëz, jo seriozë në pushtet.