Shkruan: Fahri Xharra, mekulipress.com
Kur Rankoviqi me të madhe në vitet e 50 – ta të shekullit të kaluar i bartëte shqiptarët në Turqi duki mashtruar se janë turq dhe se begatinë shpirtërore e gjejnë atje ne Anadoll; u zhdukën përgjithmonë 250 mijë.
Ju pëlqen!
Të kujtohet Milazim?
Jo, ndoshta e ke lexuar! Se atëherë nuk di e ke pas lindur.
Ishte një burrë i madh i shqiptarisë që e qujashin Esat, Esat Mekuli, dhe më guxim të madh e shkroi këtë poezi :
Esat MEKULI
TURK, ELHAMDULILA
Turku me shpatë ka pre-
Evropa dridhet, ushton..
Në Kosovë luftuem dhe ne
Liri, kush s’të don?!
Me shpatë, me zjarm sundoi-
Me shekuj liri s’kemi pa.
Tirani mbi ne gërmoi:
Ja turku, elhamdulila!
Fenë me kombësi e njisoi,
Muslim e turk – s’ka da.
Deshti edhe emnin t’na harroi:
– Je turk, elhamdulila!
Dhe gjuhën tonë e ndaloi,
Kush turqisht s’flet fe s’ka.
Ashtu, thane, Zoti urdhënoi:
– Je turk, elhamdulila!
Je turk, je Turk!- kanë shti
Shqiptarin me shekuj, pa da,
e nji ditë ndër ne u ndi:
– Jam turk, elhamdulila!
Po, s’jemi turq, nuk jemi!
Jo kurr’! Ta dinë të tanë:
Shqiptarë dhe t’parët i kemi.
Feja prej kombit s’na ndanë!
Jo , s’jemi turq! Po turqit,
Popullin puntor i duem!
Mbas ditëve t’gjakut e territ
do të ecim- të përqafuem!!
(1954)
Ti o Melazim edhe Çajupit ia ke lëvizur eshtrat kur e shaje “Idiot”.
Kujdes or njeri, se askush nuk po e di se kah bjen!
Fahri Xharra, 25.04.22
Gjakovë
I nderuari Musliman Turkoshak Fahri Xharra,
Nje perimiresim: Nuk i ka dergue Rankoviqi Shqiptaret ne Turqi por terroristi komunist Josip Broz, qe njihet edhe me llagapin Tito…
Tito e nenshkroi kontraten ne Split, per perjashtimin e sa me shume Shqiptarve nga ish RSFJ per ne Turqi.
Kjo marreveshje koruptive ndermjet Tito-s dhe kryeminstrit Turk Menderes eshte nje prej veprimeve me anti-Shqiptare qe Tito i beri… pas vrasjes se 61 mije Shqiptarve ne vitet 1945-1948… te cilet poashtu i realizoi Tito e jo Rankoviqi…