Lëvizja e Deçanit dhe Histeria kolektive

1
Katedralja "Nënë Tereza" - Prishtinë

Arben Çokaj

Mirë do të ishte, të ishim katolikë si shqiptarë, se punët mund t’i kishim më mirë, mund të ishim më shumë patriota e më të bashkuar, por nuk jemi! Në kushtet e sotme, si shoqëri ne na shërben më shumë një profil i ulët i identitetit fetar, se sa të merremi me fetë jo-produktive! Se po u morëm me fe, na doninon islami, e ka zanin më të lartë, me altoparlante!

Secili ta zgjedhë fenë e tij për veten e vet! Por pa zhurmë e imponim për të tjerët. Kështu do jetë më mirë për ne!

Kosovës i intereson forcimi i mbrojtjes, mbrojtja nga serbët, më shumë se Gjykata Speciale apo Lëvizja e Deçanit. Pasi ne katolikë ishim para se të vinin sllavët në Iliri e më pas osmanët, u rrënuam dhe u shkatërruam e u islamizuam. Iliria u bë Ballkan, nuk mund e mbrojtëm me fe! Pra, nuk na mbrojti katolicizmi! As sot nuk na mbron. Feja nuk ka mbrojtur dot profetët e vet, e jo më besimtarët e tjerë!

Kështu që mos e merrni fort për zemër besimin fetar, o shqiptarë!

Shkollim e dije, punë e zhvillim dhe forcimi i mbrojtjes, ndaj armiqve që duan të na marrin tokën e pasuritë. U garantoj, fenë nuk ua merr kush se nuk i duhet kujt gjë! A u kuptuam?!

Këto lëvizjet fetare mund të fusin përçarje në popull, mund të instrumentalizohen edhe nga shérbinet e huaja armiqësore, për të futur ngatërresa ndër shqiptarë, se në histori ne nuk kemi konflikte fetare, prandaj edhe duhet t’i shmangim…

Se kam parë katolikë që po ngazëllehen nga Lëvizja e Deçanit, por feja nuk është ndërruar kurrë në masë me paqe, kështu që nuk priten rezultate kushedi çfarë. Kam parë edhe reagimin e muslimanëve, që e paraqesin lëvizjen e Deçanit, si të instrumentalizuar nga Serbia!

Pra, mund të kemi si rezultat, një trazim shoqëror të padobishëm! Feja nuk i jep bukë kujt, veç priftave e hoxhallarëve. Kështu që nuk duhet ta lëmë të na fusë në ngatërresa sociale të panevojshme!


pyetje: Lazer Kulla, FB – Pak si kuturu paske shkue kesaj radhe, nuk arrita të kuptoj çfare ke dashtë me thanë?

Përgjigje: Arben Çokaj, FB:

Lazer Kulla lexoje shkrimin te faqja, ndoshta kupton ma shumë. Nëse merremi me fe, shkojmë drejt konfliktege e jo drejt zhvillimit. Shkollim e dije është rruga më e mirë, jo feja. Pse? Për 10 vjet e zëmë se në Kosovë me paqe u konvertusn 10 mijë vetë. Sa vjet shkon me u konvertua 2 milion kosovarë?!

E pasi të konvertohen kosovarët në katolikë, pas 200-300 vjetësh, a u duhet prapë me punua e me jetua, se nuk i mban feja, e me u shkollua e me mbrojtë territorin e tyre, apo jo?!

Para se të na pushtonin sllavët e më pas osmanët në Iliri, a ishim katolikë nga Kostandini i Madh dardan?! Pooooo… a i hunbëm të gjitha, territorin e fenë etj. e u islamizuam?! Pooooooo…. Atëherë pra i bie, ma mirë mbrojtje se fe, ma mirë shkollë e punë se fe, se feja nuk na mbron!

Për më tepër, duke qenë kështu si jemi do fillojnë muslimat e ngrenë krye se e dominojnë shoqërinë tonë dhe mund të kemi edhe trazira fetare mes shqiptarëve!

Atëherë a nuk i bie ma mirë me e lanë fenë në plan të dytë e mos me e marrë fort për zemër, se Izraeli e Pakestina nuk po gjejnë paqe pikërisht se kanë konflikt me baza fetare…


Kadare flet për kombin shqiptar:

https://www.facebook.com/watch?v=1841998432988369

1 KOMENT

  1. Shkrim brilant i z. Arben Çokaj që përkon me realitetin. Ne duhet t’i fuqizojmë instucionet tona polici e ushtri. Në asnjë periudhë nuk na bëri punë relegjioni. Ekonominë e kishim të shkatërruar mezi siguronim kafshatën e mbijetesës. Si pasojë e kësaj në vitin 1913, Serbia na pushtoi deri në Durrës, pa na pyetur a jemi Kolë, Bajram apo Vasil. Në mënyrë që mos të na përseritet historia duhet të shohim përpara dhe të punojmë pahile për bashkim kombëtar, ngase shanset i kemi. Vetëm na nevojitet unitet e punë ekipore.

    Yomo Kenyatta thotë: “Kur erdhën misionarët, ne afrikanët kishim pronat dhe ata kishin Biblën.
    Ata na mësuan të luteshim me sy të mbyllur. Kur i hapëm sytë, ata kishin tokën tonë, ndersa ne Biblën e tyre
    “.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.