10.5 C
Tirana
E premte, 13 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

KUR E BUKURA DHE TRADICIONALJA KTHEHET NË ANTIVLRË DHE DEGJENERIM

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Vajzat më të mira në BBVIP 3 Kosova po luajnë me jastekë me Burimin…

Arif Ejupi
NGA ARIF EJUPI

Ka goxha kohë që televizionet tona ofrojnë emisione pa kurrfarë vlere e mesazhi. Hartuesit e këtyre emisioneve qëllim të vetëm kanë përfitimin material pa menduar asnjëherë dëmin që i sjellin shoqërisë.

Të rinjtë tanë të ballafaquar me krizat që i sjell mosha e adoleshencës pavetëdijshëm futën në aventura të panevojshme. Ata këshillat e sinqerta dhe dashamirëse të prindërve të tyre as që i marrin në konsideratë. Sipas tyre prindërit janë arkaik dhe larg të sotmes dhe modernes.

Ata të joshur nga grupe të shthurura dhe antisociale jepen pas drogave dhe alkoolit. Për t’u dalluar nga të tjerët dhe të pakënaqur me dukjen e tyre, bëjnë edhe ndërhyrje të panevojshme kirurgjikale.

Nga çrregullimet shpirtërore që ndodhinë pa fajin e tyre përfitojnë grupe të caktuara njerëzish të pakarakter dhe të pashpirt.

Sot, të rinjtë tanë bëjnë jetë të shfrenuar dhe të paprogramuar. Ata natën e kalojnë klubeve, kurse ditën në gjumë të imponueshëm.

Në devijimin e tyre ndihmojnë goxha rrastë edhe disa “zbulues të kulturës perëndimore moderne”. Ata fëmijët tanë i udhëzojnë mbrapshtë, duke lënë përshtypjen se i duan shumëfish më tepër se sa ne ?! Sipas tyre secili duhet ta bëjë jetën ashtu si mendon vet.

E, në anën tjetër harrojnë që koha nuk fal. Pas përfundimit të “Big Brother Vip Kosova” kush merret me problemet e tyre të akumuluara përveç prindërve?.. Ashiqare shihet që shumica prej tyre janë të papërgatitur për tregun e punës dhe krijimin e familjes.

Këtë e dëshmon edhe e folmja e tyre e bastarduar dhe varfër, si dhe mosnjohja e gjërave elementare. Gjithashtu sjelljet e tyre janë shumë larg normave dhe zakoneve tona. Ata nëse vazhdojnë kështu gjatë do të mbetën barrë e prindërve.

Këto vese negative të fituara nga shoqërimi me njerëz pa koncept për jetën i dëmtojnë edhe familjet e shëndosha, si në aspektin moral ashtu dhe në atë ekonomik.

Nëse nëpërmjet “Big Brother Vip Kosova” me shpenzime të majme dhe të kota është menduar të ndihmohet Burim Vatovci, është gabim trashanik.

Burimi mund të ndihmohet në forma të tjera . Ai në rastin konkret vetëm fundoset. Me te dhe kategorinë e tij, duhet të solidarizohemi të gjithë, veçmas institucionet tona.

Loja me Burimin, është një sinjal që ende jemi shumë larg krijimit të institucioneve të mirëfillta.

Shkollave që dikur kishin rolin kryesor në arsimin dhe edukimin e nxënësve u janë kufizuar dukshëm kompetencat . Përplot halabakë që nuk e kanë vendin në shkolla pengojë punën e mësuesve dhe të arsimtareve, duke e bërë të pamundur zhvillimin e mësimit në rrjedha normale.

Kemi raste të shumta që mësues e arsimtarë të dëshmuar nëpër dekada, në pamundësi për ta penguar këtë dukuri të shëmtuar dhe degraduese e kanë braktisur mësimdhënien.

Mësimdhënësit shumëherë janë rrahur nga nxënësit e pa përgjegjshëm dhe të pa edukatë.

Në rast se mësuesi apo arsimtari i ka dhënë nxënësit një flakaresh në vetëmbrojtje është bërë kiameti.

Të nesërmen gazeta e televizione rastin e kanë paraqitur me tituj bombastik, pa e pasur fare idenë se çfarë ka ndodhur.

Në të kaluarën në mënyrë që të rinjtë të mos i marrë rruga dhe keqja, janë gjetur forma të ndryshme të organizimit të aktiviteteve të lira. Të gjitha ata të rinj me prirje për këngë apo vallëzim janë përfshirë në Shoqëri kulturore dhe artistike.

Çdo vit janë mbajtur Festivale të shumta, ku janë prezantuar vlera të vërteta nga gurra e kulturës sonë. Shumica e komunave të Kosovës, kanë pasur teatër e klube letrare.

Po ashtu kanë ekzistuar kooperativa rinore ku janë bërë punime artizanale.

Novatorët apo shpikësit e rinj e kanë pasur shoqatën e tyre, ku i kanë përsosur dhe konkretizuar shpikjet e tyre . Po ashtu në të gjitha shkollat e Kosovës, janë organizuar me dhjetëra manifestime nga disiplina të ndryshme të sportit.

Radio Televizioni i Prishtinës edhe pse i vetmi mjet viziv i informimit dhe me hapësira të kufizuara, çdo javë ka prezantuar kuize të diturisë në fusha të ndryshme të Shkencës, Arsimit, Artit dhe Kulturës.

Pirja e duhanit dhe e alkoolit në shkolla ka qenë rreptësishtë e ndaluar. Kurse për llojet e drogave që sot marrin jetët e të rinjve tanë as që është ditur.

Ndaj kapadainjve dhe gangsterëve janë marrë masa ndëshkuese si ndërrimi i klasës, e në raste sulmesh ka pasuar përjashtimi i tyre i menjëhershëm nga shkollat.

Këto masa kanë dhënë rezultate dhe kanë bërë që mësimi të jetë në nivel dhe tejet cilësorë.

Sot, të rinj dhe të moshuar sikur peshqit pas karremit vrapojnë pas televizioneve, sikur u duket që vetëm aty është “parajsa “dhe gjetja e “çelësit” për t’u promovuar apo për të dalë nga kriza.

Ata apo ato edhe pse kanë një tufë fëmijësh nga martesa shumëvjeçare mllefin e tyre për martesën e pafat apo të aranzhuar e nxjerrin në opinion duke akuzuar njëri-tjetrin si është më së keqi.

Pastaj, gardianët e Facbook-ut dhe të rrjeteve të tjera sociale nisin sulmet me komente pro e contra.

Me këto probleme në vendet e Perëndimit, merren institucione të specializuara, që brenda tyre veprojnë profesionistë të vërtetë.

Në tri edicionet e deritashme të Big Brother Vip Kosova dhe Shqipëria, asnjëherë s’është folur për njerëzoren dhe humanen. Aty s’ kemi parë asgjë tjetër përveç skenave që gërryejnë moralin tonë edhe ashtu të luhatur e në rënie të tmerrshme.

Kopjimi i kulturave degjeneruese nga vendet tjera ku burri pranon që gruaja t’i ushqejë dhe mbaj fëmijët nga prostitucioni, nuk çon në civilizim, por zvetënon dhe shkatërron kulturën tonë të shekujve, nga e cila përvetësuan të gjitha vendet e rajonit.

ARIF EJUPI

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit