Kosova nuk guxon t’i përseritë gabimet në bisedime nga e kaluara më Serbinë

0
75
Takimi Kurti-Vuçiq - 2 maj 2023, Bruksel

Skënder MULLIQI

U zhvilluan tre raunde të bisedimeve mbi qarkullimin e dinarit serb në Kosovë, në Bruksel ndërmjet Bislimit dhe Petkoviqit më ndërmjetësin ndërkombëtar, Mirosllav Lajqak. Çështja e dinarit pa nevojë u problematizua apo qëllimishtë nga Lajçak dhe Eskobar u ngritë në kuader të bisedimeve në Bruksel. Kur Kosova më në fund po shtrinë sovranitetin ne plotni në veri, që bënë pjesë edhe çështja e dinarit serb, në anën tjetër Serbia, po e konsideron dinarin dhe çdo çështje tjetër të ngritur si simbole të sovranitetit shtetëror, në këtë rast në politikën monetare, ku si institucion legjitim po e konsiderojnë Bankën Kombëtare të Serbisë, e jo BQK-në.

Mbi këtë bazë të pa pranueshme për Kosovën, edhe Petkoviq po paraqitet në bisedime më Bislimin në Bruksel. Politika e Vuqiqit nuk ka dyshim së po bazohet edhe kur bëhët fjalë për qarkullimin e dinarit si mjet pagese në Kosovë, në Rezolutën e tejkaluar 1244. Dhe, mos lejimin e qarkullimit të dinarit si valutë, kur e kemi euron legjitime, shovinistet e Beogradit më shtypin e tyre po e konsiderojnë si sulm ndaj sovranitetit të Serbisë dhe minoritetit serb ne Kosovë. Nuk do t’i kisha përmendur fare këto mendime dhe pretendime pushtuese serbe, po mos të kishim tashmë në tavolinën e bisedimeve të imponuar çështjen e dinarit, e cila është punë ekskluzive e BQK-së.

Ky nivel i imponimit të dinarit edhe në Kosovë si mjet pagese e përjashton BQK, si institucionin legjitim që është. Me duket së kjo çështje eliminon në mënyre efektive edhe qdo ide të bisedimeve të mëtutjeshme për normalizim të marredhënjeve më Serbinë, siç po kërkohet nga BE-ja. Serbia vazhdimisht në bisedimet të cilat po zhvillihen në Bruksel është duke e trajtuar Kosovën, si pjesë përbërese të saj, së edhe figuron në preambulen kushtetuese serbe, të cilën gjë BE-ja, por as Amerika nuk kërkuan nga Serbia të hiqet. Ishte gabim i madh i yni që pranuam të zhvillojmë bisedime më Serbinë, pa e pranuar pavarësinë e Kosovës.

Pranuam platforma politike të pa pranueshme dhe nënshkruam madje edhe marrveshje të dëmshme në Bruksel, siq është Asociacioni i Komunave më Shumisë Serbe. Vuçiqi nuk po i zbaton marrveshjet e Brukselit dhe aneks marrveshjën e Ohrit, edhe pse kjo po i kërkohet nga BE-ja, e cila nuk po i bënë presion Serbisë më masa ekonomike dhe politike. Ky presion po i bëhët padrejtësisht Kosovës, e cila ende po mbanë mbi supe masat ekonomike të vendosura nga BE. Duhet të kemi qendrim edhe më të fortë ndaj Serbisë e cila nuk po e zbaton marrvshjën franco-gjermane.

Nuk duhet të pranojmë të firmosim në Bruksel në takimin e radhës ndonjë marrveshje të dëmshme lidhur më përdorimin e dinarit serbe në Kosovë. As një pakicë kombëtare në botën demokratike, nuk e ka të drejtën e valutës paralele. Dihet së çfarë sherri i madh na mbetë të dera, më marrveshjët e tilla të firmosura nga pushtetet në të kaluarën. Edhe politikat monetare si të gjitha politikat tjera i takojnë Kosovës sovrane dhe të pavaruar, e dështi apo jo këtë Serbia fashiste e Vuçiqit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.