Nga Saimir Kadiu
ARIADNA SHENGELAYA, aristokratja e kinemase ruse dhe sovjetike mbush 85 vjeç…
Per publikun shqiptar, Shengelaya eshte e njohur per interpretimin e rolit te Zanes ne filmin “Furtuna”, te vitit 1959, ne nje bashkepunim sovjeto-shqiptar me regji te Juri Ozerov dhe Kristaq Dhamo, ku ajo interpreton krahas Mario Ashikut (ne rolin e Benit).
Ky ishte roli i fundit qe nje aktore e huaj luante ne nje film shqiptar per nje periudhe 30 vjeçare, deri me 1990.
Por per fat te kinemase sone ishte interpretimi i nje aktoreje shume te famshme te kinemase sovjetike, nga me te medhajat e saj.
Ariadna Shengelaya (nee Shprink) lindi me 13 janar 1937 ne Tashkent. Babai i saj, Vsevolod E. Shprink (1900-1965), me origjine ebraike nga Danimarka, ishte nje shkencetar, ekonomist dhe perkthyes i njohur (por si i tille vuajti disa vite ne kampet e Stalinit).
Ariadna Shprink ndryshoi mbiemrin ne Shengelaya duke u bere pjese e familjes me te madhe gjeorgjiane te kinemase. Vjehrri i saj ishte Nikolai Shengelaya, nje regjizor i famshem i gjenerates se tij, ndersa e vjehrra Nato Vachnadze, nje yll i kinemase gjeorgjiane. Te dy djemte e tyre Eldar dhe Georgy u ben regjizore te njohur. Eldar u martua me Ariadnen kurse Georgy me aktoren e njohur Sofiko Chiaureli.
Ariadna Shengelaya, interpretuesja e 33 filmave gjate viteve 1957-1997, (ku shkelqen ne rolin e Tatyana Larina ne filmin Evgeny Onegin, 1958) konsiderohet nje nga aktoret me te famshme dhe me te bukura te kinemase sovjetike.
Dërgoi për publikim, Pirro Prifti, gazetar
Rusia nuk ka pase Kinema por instirucion propagandistik komunist terrorist.