22 C
Tirana
E dielë, 7 Qershor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Kambana

Kambana

0
Kambana

Nga Safet SADIKU

Kambana

Po pra,
po bie për të gjithë njësoj

Tingulli i saj i rëndë
përhapet mbi qytet
si një paralajmërim i vonuar

Hyn në zyrat e pushtetit
dhe në shtëpitë e njerëzve
të zakonshëm
me të njëjtën ftohtësi

Askush nuk mund të fshihet më
pas mureve të interesit apo perdeve
të diplomacisë së lodhur

Kur koha kërkon llogari
ajo nuk pyet për emra
poste apo flamuj

Kambana bie njësoj për të gjithë
Si një zemër e plagosur
që rreh mbi kokat e njerëzve

Dhe secili në heshtjen e vet
e kupton se askush nuk shpëton
nga jehona e së vërtetës…

Një “PO” për Kombin

(Për mbështetësit e „Platformës për Referendum Kombëtar“)

Shpresa me „Po“ kthehet në ligj,
po votohet referendumi i parë
po bëhet administrimi
i kërkesave legjitime

Zërat me vallen e dashurisë
për atdhe po kthehen
Në unifikim të shqiptarëve,
Kudo në vendbanimet
e tyre autoktone.

Një “PO” për Kombin,
me ndjenjat pozitive,
për zemrat që rrahin njësoj
nën të njëjtin qiell arbëror.

Shtetësia, gjuha shqipe
dhe simbolet kombëtare,
bashkë me himnin që ngre shpirtin,
të na njihen me ligj
për të gjithë shqiptarët
e Gadishullit Ilirik.

Që fjala “Shqipëri”
të mos mbetet vetëm kufi,
por këngë, kujtesë e dritë
në çdo vatër shqiptare,
në të gjitha republikat e Shqipërisë

Resurset njerëzore po rreshtohen
Jo nga frika, por nga vetëdija
Një „PO“ e përbashkët,
Është një fjalë që bashkon
Që po e shkrin çdo kufi.
me një nënshkrim
i tërë procesi në votim
po quhet integrim

Përmes nënshkrimit
Me një “PO”
Referendumit të parë:
Shqipëri–Kosovë,
Që zëri i popullit
Nuk po mbetet vetëm jehonë,
Por, po bëhet urë
Në mes historisë dhe ardhmërisë.
Sepse kombi nuk matet
Vetëm me vija e harta,
Por me gjuhën që ruan,
Me plagët që kujton
Dhe me ëndrrat që nuk i ndan,
Dhe kurrë nuk i harron

Sot po bëhet shpresa
Marrëveshje zemrash,
Dhe fjala “bashkim”
po thirret votim
Nuk po mbetet vetëm thirrje,
Por dritë e shpresës që po ndizet
Në çdo frymëmarrje shqiptare.

Shqiponja ka filluar të valojë
jo si ndarje, por si bashkim,
dhe gjuha e nënës kudo në ligjërim
Ligji e mbron për shpëtim.
për popullin që kurrë
nuk pranoi asimilim
Ka jetuar brez pas brezi
me këngën e lirisë
si amanet i pavdekshmërisë!

Zjarri nën hi

Në hijet e botës që dridhet në heshtje,
ku qielli pikon plagë si një det i thyer,
kriza ecën zbathur mbi tokë të përgjakur,
si hije që s’pyet për kufij a për emër.

Politikës së kohës sonë
i vjen një zog pa krahë,
që fluturon veç në kujtime të djegura,
ndërsa njerëzimi, si një pyll pa rrënjë,
po rrëzohet ngadalë në erëra të verbra.

Gjaku i Arbërit rron si zjarr nën hi,
nuk shuhet në stuhi, as në terr të thellë,
është këngë që ngrihet nga dhimbja e lashtë,
një thirrje që çan çdo mur dhe çdo qiell.

Në këtë krizë globale, ku shpirtrat treten,
le të bëhemi dritë në natën që s’flet,
se gjaku që rron nuk njeh harrim,
ai lind përsëri sa herë bota vdes.

Ligji i shpresës

Kambana po bie
për të gjithë njësoj
Nuk shkruhet në letër
ligji i shpresës,
ai jeton në zemrat
që nuk dorëzohen.
Kur kombi lodhet
nga pesha e shekujve,
shpresa ngrihet
si dritë mbi rrënoja.

Ajo nuk njeh kufij,
as mure ndarjesh,
sepse flet me gjuhën
e ëndrrës së përbashkët.

Jemi një popull që
po ruan shpresën,
e nuk humbet kurrë
në rrugën drejt vetvetes.

Drita e Atdheut

Atdheu nuk është vetëm tokë,
është zjarr që nuk shuhet
nën hirin e shekujve.

Është gjuha që ngrihet
si flamur në gjakun tonë,
dhe thërret emrin shqiptar
mbi erërat e historisë.

Kur errësohen kohët,
një dritë mbetet zgjuar,
syri i nënës,
guri i kullës,
dhe zemra që kurrë
nuk e shet vendlindjen.

Sepse drita e atdheut
nuk lind vetëm nga dielli,
por edhe nga njerëzit
që digjen për të.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.