EDI RAMA I KA RËNË NE QAFË KOSOVËS

0
106
Rama - Vuçiq
Prime Minister of Albania Edi Rama (R), President of Serbia Aleksander Vucic (L) leave the podium after a joint press conference in Tirana, Albania, 21 December 2019. Leaders of Albania, Serbia, North Macedonia and Montenegro are meeting in Tirana for the third meeting of the Mini Shengen agreement between the Balcans coutries facilitating a free movement of people and goods. EPA-EFE/MALTON DIBRA

Nga: Binak MAXHARRAJ

/Edi Rama ne zyren e tij e lutë Macronin qe te merret me kerkesën e Vuçiqit për te bllokuar Kosovën për anëtaresim ne KiE me kushtin për themelimin e Asociacionit/

Gjithëmonë kur është ne pyetje Kosova dhe rrugetimi i sajë ne organizatat ndërkombetare kundërshtarët, armiqtë por edhe miqet e saj qesin pengesa, ndërskamca për te penguar Kosovën qe te anetaresohet, anipse nga marevshjet e arrijtura midis Kosovës dhe Serbisë e me pajtimin e ndërkombetarve egziston qendrimi dhe pajtimi se Kosova nuk duhet te pengohet, por kjo nuk po ndodhë me Serbin e cila ”luan me zjarr” për te penguar Kosovën ne këtë drejtim, kurse nderkombetaret si BE/SHBA veç po keqyrin seri bile duke e përgdhelë me shumë Serbin se sa te kritikojë.

Pas shumë pengesave tjera qe ju kanë bërë Kosovës për deprtim ne organizmat nderkombetarne vitet e fundit kjo po ndodhë edhe këto ditë kur ajo ka aplikuar për t’u bërë anëtare e KiE. Lidhur me këtë është bërë rremujë e madhe si ne Evropë poashtu edhe në Amerikë për te penguar Kosovën ne këtë rrugetim te saj. Pra, ne këtë çeshtje u bënë bashk si armiqet dhe miqet e Kosovës për te penguar Kosovën qe te anëtrsohet ne KiE duke i qitur pengesa e ndërskamca rrugës për ne KiE.

Siç dihet Kosova për tu anëtaresuar ne KiE ka aplikuar dy vite me parë, me sakët me 12 maj 2022. Në mars te ketij viti Komiteti për politikë dhe demokraci i Këshillit te Evropës miratoi raportin e raportuese për Kosovën Bakoyanis e cila tha se: ”Kosova i ka plotesuar të gjitha kushtet për t’u bërë anetare me të drejta te plota ë KiE, ndërsa Asociacionin e konsideroi si çeshtje e mbrendshme te Kosovës”, i cili është i përfshier në dialog, i cili nuk ka të bëjë më kriterët e KiE për anataresim. E qartë si loti.

Më 16 prill 2024 raporti i Dora Bakoyyanisit kaloi dhe u miratua ne Asamblen Parlamentare te KiE. Rrugetimi vazhdon për tu zhvenosë ne Këshillin e Evropes ku ministrant e puneve te brendshme të 46 vendeve do te mbajnë sesionin e tyre vjetor me 16 dhe 17 maj 2024. në kuader te 75 vjetorit te Organizatës.

Ndërkohë para kesaj date te priteshme më te drejtë për Kosovën dolën ne skenë shtrigat dhe fantazmat mbrnda dhe jashtë BE-së. Ishte Serbia profashiste, çetnike e cila ne kohet e fundit s’lente gjë pa rrotuluar nepër Evriopp për te penguar Kosovën qe anëtaresimi i sajë mos të kaloj. Në këtë drejtim kishte angazhuar lobues te paguar mire me lidhje dhe miqesi te vjetra,por ishte në ploteni e angazhuar edhe e gjithë qeveria pro fashiste e Serbisë e përberë edhe me njerëz pro ruse te shpallur pesona “non grata” nga Amerika qe lobonin kundër Kosovës, ajo bile këto ditë e kishte sjellë edhe presdidentin e Kinës ne vizitë qe ti tregoi Evripes dhe Amerikës se nuk jemi me ju,veç se po ju mashtrojmë, se raalishte na jemi me Rusin me gjakun tone por edhe me Kinën e Madhe, por qe perendimin e mashtrojmë perms emisarve te tyre pro serb për te ia marrë parat. Kjo është e vertetë e pa mohueshme e kthimit te Serbisë nga lindja, qe përendimi nuk po e kupton.

Por,karshi kësaj edhe fantazmat dhe shtrigat e Evropes nuk po rrijnë rehat, sespe Evropa historikisht nuk ishte kurr prekrahese e sinqertë e shqiptarve por gjithëmonë ishte kundër tyre duke i coptuar dhe ndjekë nga trojet e tyre. Pra, Evropa është po ajo siç e cilesonte edhe i Madhi jonë Gjergj Fishta si lavire si dhelpër e vjeter e cila edhe mund te lemojë dhe ledhatoj por zanatin e vjetër nuk e harron sa here ti vije rasti i godet shqiptaret. Evropa me se miri e tregoi fytyrën e sajë te pafytyrë për ta penguar Kosovën qe te anëtaresohet në KiE. Ajo me kohë i kishte parapregadit për këtë qellim emisarët debila pro serbë siç janë Borell, Lajçak e ne veçanti emisaret pro serb nga Amerika siç janë Gabriel Escobar i cili ne vazhdimesi e godiste Kosovën për interesa te Serbisë dhe i cili si papagall e preseriste ne çdo rast,ne çdo vend duke e denoncuar Kosovlës se ajo duhet te themelojë Asociacionin nje etnik serb. Por këtu është edhe ambas. Hill i cili me shumë ëshë ne sherbim te interesave te [i]Serbisë se sa te Amerikës.ai bile doli haptas edhe kundër pavaresisë se Kosovës kur tha me një rast në përvjetorin e sulmit te NATO-s kunder caqeve serbe qe masakronin shqiptarer se ky ”sulm i NATO-s ishte padrejtë kundër Serbisë”.

Në këtë pshtjellim shtrigash dhe fantazmash nepër Evropë plasi skandali i turpshem i BE-së kur zyrtarja për infrmim ne Këshillin e Evropës, Estelle Steiner deklaroi se: ”Kosova nuk është ne agjenden e mbledhjes se Komitetit te Ministrave për anetaresim ne KiE”.

Më këtë deklaratë e zyrtares Estelle Stenier e pa priteshme pasiqe Kosova e kishte kaluar votimin ne Asamblen e KiE dhe pritej veç te finalizohet nga Komiteti i Ministrave te jashtëm për anëtaresim Evropën e mbuloj turpi, psiqe flitej se Kosova nuk nuk është ne agjendë sepse duhet te plotesoi edhe kushtin për themelimin e Asociacionit me shumicë serb pra nje e pa derjtë sespe Asociacioni nuk ishte kusht për votim të Kosovës ne Asamblen e KiE sespe Asociacioni është duke u diskutuar ne kuader te dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.

Kjo ishte si një rrufe ne qiellin e hapur pa re,por megjithate ky skandal ndodhi,sespe Evropa nuk do te ishte Evropë pa këto skandale. Po si erdhi deri te kjo rrufe kaq e tmershem e goditi Kosovësn. Kjo nuk është e rastesishme, sespe ç’prej se ka aplikuar Kosova për tu antarsuar ne KiE çdo kund, ne çdo rast emisarët ne dialog si Borell, Lajçak e ne veçanti emisari i SHBA Eskobar nuk e hiqnin nga goja themelimin e Asociacionit, bile lidhur me këtë Escobar edhe bente presion i kërcnohej Kosovës.

Por ne veçanti lidhur me këtë ndodhi diçka e veçantë, u gjetë njeriu servil i cili lepihet nëpër sahant e kancelarive te Evropës qe te punon ne këtë drejtim e ky është askush tjetër pos antishqiptari kryeministri i Shqiperisë Edi Rama, i cili qe sa vite është ne miqesi te ngusht si me vellaun me presidentin e Sebisë Vuçiq e i cili njihet për vepra te ndyta se bashku me Vuçiqin ne demë te Kosovës.

Edi Rama si servile i përbetuar i presidentit te Serbisë Vuçiq se bashku e luajtën lojën e djallit për te penguar Kosovën qe te antaresohet ne KiE, i cili edhe duhet te konsiderohet si fajtori kryesor i cili është kundër Kosovës perms lojrave te tij te felliqta me Serbin e Vuçiqit.

Është interesant se gadi ne të nejtën kohë kryetari i Serbis Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqiperisë Edi Rama gjenden për vizitë ne Parisë te Kryeari i Francsës Emmanuel Marcon pasiqe Franca ishte ne miqesi te përhershme me Serbin. Se pari, ishte ne vizitë te Marconi presidenti Vuçiq i cili i kërkoj atij qe te bllokojë Kosovën ne Këshillin e Evropës. Këtë e verteton edhe deputeti serb Millovan Drecun, i cili thotë se ne takimin e fundit i presidentit Vuçiq me presidentin e Francës Emmanuel Marcon: ”u pajtuan qe Asociacioni i komunave me shumicë serbe te bëhet kusht për anëtaresimin e Kosovës ne Keshillin e Evropës”.

Fillë pasë kesaj Marcon e pranon ne vizitën edhe Edi Ramën me insistimin e Vuçiqit, i cili i lutet dhe kërkon nga presidenti Marcon që te “merr seriozisht kërkesën e Vuçiqit për te bllokuar Kosovën ne Këshillin e Evropës” i cili në një bashkëbisedim me Edi Ramën merren veshë qe Asocoacioni një etnik serb te jetë si kushtë për anëraresim, i cili me parë nuk ishte në agjenden kur Asambleja e KiE votoi për anëtaresim, sespe Asociacioni nuk është çështje e KiE por e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Frances Emmanuel Marcon si mik i Serbisë pak ditë pas takimit secret Markon-Vuçiq – Rama e mori rolin e telallit dhe me shpejtesi marramendese i bindi edhe shtetet tjara te fuqishme te Evropes si Gjermanin dhe Italin qe te deklarohën publikisht se edhe ata pajtohën qe Kosova duhet te levizë me Asociacionin para se ajo te futet ne agjnden për votim. Dhe klështu Kosova me lojën djallzore të Macon-Vuçiq – Rama nuk hyri ne agjenden për votim në Komitetin e ministrive për punet e jashtme te Evropes i cili do te mbahet me 16 dhe 17 majë 2024.

Po kush është ky fare Edi Rame qe kaq keq i ka rënë ne qafë Kosovës për dobi te Serbisë fashiste, çetnike dhe gjenocidiale armike shekullore e shqiptarve te cilet i ndiqte deri ne shfarosje. Edi Rama i cili akcidentalisht gjendet në pozitën e kryeministrit te Shqiperisë është një antishqiptar i bërbetuar, një ordodoks, nje njeri i korruptuar i cili deme te medha po i bënë jo vetem Kosoves por edhe Shqoperisë,njeriu qe për këto vite sa ishte në pushtet me politikat e tij korruptive i detyroi mbi gjysmë miloni shqiptar ta lenë Shqiperin. Ky njeri është një vazal, një servile dhe mik i presdientit te Serbisë i cili është ne krah te Serbisl dhe Vuçiqit, lufton kundër interesave te Kosovës ne shtetndërtim, ai shkoi aq larg sa qe me Vuçiqin beri biseda illegal duke biseduar për ndarjën e Kosovës.

O Edi Kristaq Rama po të them haptas, derisa greku dhe serbi angazhohën deri ne vdekje duke e mbrojtë vendin e tyre, ata vdesin duk e ruajtur virtytet dhe nderin e kombit te tyre, ata nuk lënë shibël me ra në pastertin e kombit te tyre, kurse ti si një anti shqiptar qe je çfarë ben për ta mbrojtur kombin tend, asgjë veç se e denigron, e nënçmon nepër kancelaritë e Evropës duke u shitur si servile kundër interesave të shqiptarve. Ti vepron kundër kombit tënd, nuk ka kurrfarë ndjenja dhe dashuri për kombin e vetë. Ti dreq Kërstaç Rama behesh bashkë me dreqin dhe t’birin e tij, ti bëhesh bashkë me armiqtë e kombit, behesh bashkë me grekun dhe serbin, ben aleanca te turpshme djallëzore me ta, për ta dëmtuar kombin tend, për ta demtuar Kosovën për interesa te armiqeve te shqiptarve.

Për mospërfshirjën e Kosovës ne agjenden e Komitetit te ministrave te jashtem te BE siç shpejti ragoi edhe Kosova e ne veçanti qeveria e Kosovës me Albin Kurtin ne krye. Kryeministri si gjitheherë kur është ne pyetje Kosova regon ashpër për këtë padrejtesi qe iu bë Kosovës duke e vu si kushte edhe Asociacionin një etnik serb për tu antaresuar ne KIE. Deklarata e tij ishte e forte dhe e fuqishme kur theksoi se: ”Republika e Kosovës me asnjë kusht nuk pranon qe anetaresimi ne KiE te kushtezohet me themelimine e Asociacionit duke theksuar se normalizimi i maredhenjëve me Serbinë ndodhë ne Bruksel dhe jo ne Strasbour” dhe se ky është një kusht i ri i cili fare nuk ka e bëjë me anëtaresimin në KiE dhe si i tillë është i papranushem për ne.

Lidhur me këtë se fundi pas shumë drafteve për Statutin e Asociacionit nje te tillë erdhi edhe nga BE i cili i kapërcën kornizat e Kushtetutes se Kosopvës sespe mbrenda ka shumë mish dhije qe e demton Kosovën,Prandej,këtë dokumente nuk e ka pranuar qeveria e Kosovs,e as qe është akt zyrtar i kësaj qeverie dhe si i tillë është inekzistent.Por megjithate ne Marrëveshjen e Brukselit dhe te Ohrit te vitit te kaluar ”dhunshëm” është futë edhe mundesia e Asociacionit. Kjo marevshje e Brukselit defakto e kishte edhe njohjen formale te Kosopvës nga Serbia, te cilën Kurti kerkoi hapta qe ajo te nenshkruhet, Kurti nenshkrimin e kesaj marevshje ia kerkoj Vuçiqit edhe ne mbledhëjn e KS te OKB.  Por ky document u refuzua nga Serbia e cila edhe u shkel pas dy tri dtetsh nga vetë Serbia. Kjo marevshje e cila e theksonte edhe vetmenagjimin siç po shihet nuk u pranua nga Serbia, as qe u nenshkruar nga Serbia, qe si te till anipse ne te flitet edhe për Asociacionit është inekzistente e pa vlerë, qe do te thotë se as Asocoacioni si i tillë nuk mund te zbatohet.

Refuzimi e Kosovës qe te përfshihet ne agjenten e KiE për anëtaresim te përheshme u be objek kritikash edhe na shumë eksponente te cilet me një fjal theksonin se kushti i ri qe ka te bëjë me Asociacionin ësht një e padrejtë qe pp i behet Kosoves.Kështu deputeti gjerman Thomas Hacker thotë se “ndërlidhja e anëatarsimit te Kosovës ne KiE me çështjën e Asociacionit është gabim i madh”. Po sjellim këtu edhe reagimin e fuqishëm te asistentës se akredituar ne Parlamentin Evropian Federicka Woelk e cila thekson se: ”Askush nuk mund të fajsoi Kosovën dhe se kushtezimi i anëatarsimit te sajë ne KiE me Asociacionin është një e padrejtë qe po i behet Kosovës”. Thjeshtë këta te Evropes po kanë frigë duke e pas parasysh drejtimin qe po merrë Serbia drejtë lindjes e jo kah përendimi, e bëjnë këtë për ta qetesuar Serbin, etj. etj., etj. ka edhe reagimi te shumeta qe s’po i përmendim me këtë rast.

Dhe se fundmi nuk është vështirë për t’i kuptuar dredhit dhe tradhetit qe i ka bërë Franca ndaj shqiptarve dhe Kosovës si mike e përbetuar e Serbisë. Franca nen presionin e Viuçiqit dhe te Edi Ramës ra dakortë qe ky kusht ti vihet Kosoves si një padrejtesi e papranueshme. Por është me shumë e quditeshme se si Italia e ne veçanti Gjermania ranë pre e dredhinave te Markonit, Vuçiqit dhe Ramës për te vuar Asociacionin si kusht plotesues i cili asgjë nuk ka te bejë me KiE. Aq me keq si është e mundur qe Italia e ne vepçanti Gjermnia te bijë pre e dredhive te Marconit për hire te Serbisë.

A nuk ishte Franca, Italia dhe Gjermania te cilat ne vazhdimesi theksonin se Serbia nuk duhet te pengoj Kosovën te anëtaresohet ne organizatat ndërkombetare, pse atehrë këto tri shtete me te fuqishme te BE po i dalin përkrah Serbisë duke e demtuar Kosovës kur dihet se këto shtete janë te parat qe e kanë pranuar pavaresin dhe Kosovën si shtet.

Si është e mundur qe këto tri shtete me te fuqishme te BE te bijën nen ndikimin e Serbisë gjenocidiale dhe antishqiptare, e cila ne qeverin e sajë te fundit ka future njerez me “non grata” nga SHBA, me njerez te lidhur ngushë me Moskën dhe Putinin por edhe më Kinën ku lideri i saj e vizitoi këto ditë Serbinë, a nuk do te thotë kjo qartë orijentimin se kah është duke shkuar Serbia, por qe kjo qeveri qetnikesh e cila bashkëpunon me Klanin kriminel te Radijqiqit, i cili me ndihmën e Serbisë po pregatitet qe përseri ta sulmoj Kosovës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.