Deklarohet Vuçiq pas takimit me pesëshen e diplomatëve: Kam rezerva për një çështje, por nuk mund të tregoj cila është

0
274
Aleksander Vuçiq

Aleksandër Vuçiq

MË: 20 JANAR 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë tha se në ditët dhe javët në vijim do të zhvillojë konsultime me anëtarët e qeverisë, parlamentit dhe të gjitha grupeve të rëndësishme shoqërore “se jemi gati të pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar”.

Vuçiq ka theksuar se ai ka treguar të gjithë shqetësimin dhe rezervën e tij për një çështje të rëndësishme, për një punë të rëndësishme”.

“Sigurisht që nuk mund të flas për këtë sepse propozimi nuk është publik”, tha Vuçiq pas një takimi me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, të dërguarin special i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarët për politikën e jashtme të presidentit francez dhe kancelares gjermane, Emanuele Bono dhe Jens Plettner, dhe këshilltares diplomatike të kryeministres së Italisë, Francesca Tala.

Siç raporton “N1”, presidenti i Serbisë vlerësoi se “sot ka qenë bisedë shumë e vështirë, ndoshta biseda më e vështirë që kemi pasur”.
“Ajo për të cilën jemi dakord është se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se kur keni një konflikt të ngrirë, është vetëm çështje kohe kur dikush do ta shkrijë atë dhe individë të papërgjegjshëm do të rrëzojnë paqen dhe stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Vuçiq tha se “ai ishte përballur pa mëdyshje me problemet dhe sfidat që do t’i viheshin shtetit tonë nëse nuk pajtoheshim me planin e propozuar”.

“Në këto dhe këto kushte, kërkuam nga ‘katër plus Lajçak’ që të na ndihmojnë të gjithëve për të kapërcyer turbulencat me të cilat po ballafaqohemi në Kosovë dhe besojmë se është koha për të formuar Asociacionin, i cili jo vetëm u premtua, por edhe nënshkruar para 10 vjetësh. Dhe kjo është një çështje urgjente, sepse vetëm pas kësaj është e mundur biseda dhe kthimi në institucione dhe çdo lloj normalizimi i situatës”, tha Vuçiq.

Ndërsa, Lajçak tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë bisedimeve me diplomatët perëndimorë në Beograd, “tregoi qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”.

“Kemi pasur një diskutim intensiv, të vështirë, por edhe të hapur, dhe ndihemi të inkurajuar nga rezultati”, tha Lajçak.
“Për ne, zbatimi në kohë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është element kyç për stabilitet dhe jemi të bindur se plani që kemi paraqitur në shtator, dhe që diskutuam sot, është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe integrimin e rajonit”, tha ai.

Emisarët ndërkombëtarë shkuan në Beograd, pas takimit që patën në Prishtinë.
Paraditen e 20 janarit, pesë diplomatët qëndruan në Prishtinë, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas këtij takimi, në një deklaratë para mediave, Lajçak tha se delegacioni i emisarëve ndërkombëtarë ka pritur më shumë mirëkuptim rreth mundësive që ofron propozimi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Është shumë herët për të bërë deklarata dramatike, sepse, siç e dini, ne jemi në mesin e misionit tonë dhe do të vazhdojmë për në Beograd, kështu që nuk kam shumë çfarë të them. Por, dua të them se megjithatë, në këtë pikë, ne kemi pritur që të kuptohen më mirë mundësitë që i ofron ky propozim. Shpresoj të mbërrijmë atje, te mirëkuptimi i plotë, si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit që ka ky propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë”, tha Lajçak të premten në Prishtinë.

Propozimi i BE-së apo plani franko-gjerman, iu dorëzua autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës dhe mbështetet nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja.

Zyrtarët në Prishtinë kanë thënë se ky propozim paraqet një bazë të mirë për të vazhduar dialogun me Serbinë, ndërsa ata në Beograd kanë thënë se nuk është i favorshëm për ta.


LAJÇAK, A E KA KUPTUAR VUÇIQIN?…

Ndoshta po bëhem i teprt, por nuk po mundem të rri! Ndoshta edhe askush nuk më lexo, por nuk do të ndalem. Edhe kësaj radhe, do e kem me Vuçiqin dhe me Lajçakun, si edhe disa here më pare.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë tha se në ditët dhe javët në vijim do të zhvillojë konsultime me anëtarët e qeverisë, parlamentit dhe të gjitha grupeve të rëndësishme shoqërore “se jemi gati të pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar”.

Mirëpo, nuk tha se do ta pranojnë konceptim e marrëveshjes ! Vuçiqi është mashtrues si dhelpra dhe si macja që gjuaje nga ta gjuash, ajo bjen në këmbë, e jo në shpinë. Vuçiq me gojë shpesh pranon gjithçka, shpesh edhe nçnshkruan. Por, kur të vijë koha për të zbaruar, nuk I zbaton. Ndërkaq, për tjerët, kërkon të zbatohet gjithçka e nënshkruar. Dhe, për naivët, apo për ata që nuk e kuptojnë ose pse nuk duan ta kuptojnë, ai del “konstruiktiv”, për dialog, se do të mendohet! Dhe, edhe vetm me atë se dote mendohet, për Lajçakun mjafton, pse I jep krahun, pse edhe shteti I tij nuk e ka pranuar Kosovën shtet.

Ndërkaq, Kurti “bjen shpejt përtokë”, sepse thotë pa rrotlla, pa mashtrime, vetëm ashtu si është, prandaj është dramatike, por që nuk do të thuhet! Dhe, ne nuk I dime dy gjëra: Përse është gati dramatike, por që mbetet e fshehur tek Kurti, sipas lajçakut, dhe çka është ajo e fshehta e Vuçioqit që nuk na e thotë: “Sigurisht që nuk mund të flas për këtë sepse propozimi nuk është publik”!
Tek Kurti, me gjasë, ka qenë dramatike se nuk do të ketë asociacion një etnik!

Te Vuçiqi mbetet e pathënë se, nuk do ta pranojë Pavarasinë e Kosovës!

… është koha për të formuar Asociacionin, i cili jo vetëm u premtua, por edhe nënshkruar para 10 vjetësh. Dhe kjo është një çështje urgjente, sepse vetëm pas kësaj është e mundur biseda dhe kthimi në institucione dhe çdo lloj normalizimi i situatës”, tha Vuçiq. Nga kjo thënie e tij, mbetet se gjithçka ka qenë e dirigjuar prej Vuçiqit në turbulencat në Veri të Kosovës, deri edhe me tërheqjen e policisë, prourorisë e gjyqësisë nga institucionet e Kosovës, dhe, ai është i gatshëm t’i kthejë të gjithë në vendet e punës, por me një kusht: Me themelimin e asociacionit serb. E, vënia e këtij kushti për lajçakun, nuk është diçlka e madhe, është diçka që e kërkon edhe ai vetë, prej kur ka ardhur në krye të bisedimeve në mes Kosovës e Serbisë. Ndërkaq, nuk është problematike për L00ajçakun kur Vuçiqi haptas e thotë se nuk do e pranojë kurrë Pavarësinë e Kosovës, madje e quan edhe konstruktiv!

“Për ne, zbatimi në kohë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është element kyç për stabilitet…” – vazhdon Vuçiqi, por, sërish, pa thënë se ai do ta pranojë apo jo Pavarësinë e Kosovës, për çka, unë shfaq jo vetëm dyshimin, por bindjen e plotë, se me formimin e Asociacionit do të fillojë destabiliteti i Kosovës nga vetë Vuçiqi përmes Listës Serbe dhe në thirrje të Asociacionit, në bazë të “drejtave” që do të fitonin përmes ktij Asociacioni.

Prandaj, unë do propozoja të drejtën e një Asociacioni të njëjtë më Asociacionin e Komunave të Kosovës, njësoj me çfarë të drejtash kanë këto komuna, ta kenë edhe Komunat me shumicë serbe me asociacionin e tyre, por gjithsesi, do të duhej të jenë pjesë edhe e Asociacionit të të gjitha komunave të Kosovës.

Unë e jap këtë prpopozim, pse me të drejtë po thuhet, mos jep vetëm kritika, por jep edhe zgjidhje.
Vuçiq e ka lehtë, pse tjerët thotë ashtu si thot ai.

Kurti e ka vështirë, pse që gjatë zgjedhjeve ka thënë se nuk do ta formojë kurrë Asociacionin një etnik me të drejtë dhe të gjithë i ka kundër, përveç shumicës së popullit. Të gjitha partitë, të gjithë (b)analistat i ka akuzues, të cilët, që prej fitimit të zgjedhjeve e akuzojnë edhe kur e ka mirë edhe kur nuk e ka mirë. Edhe kur gabon edhe kur nuk gabon. Kurti mendon vetm drejt, ashtu nuk kish në politikë. Në politikë duhet të jesh plot zikzake e labirinthe, por që vetë duhet të dijë dalësh prej tyre.

Në politikë vie në shprehje që thuhet: Kurrë mos thuaj kurrë!

Dërgoi për publikim, Gani I. Mehmeti, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.