Shkruan: Florim Zeqa, 27.06.2023
Këtë shkrim po e filloj me lajmin e mirë të lirimit të tre policëve të kidnapuar nga xhandarmëria Serbe. Përderisa presidendja dhe opozita i falenderuan SHBA-të për lirimin e policëve, pushtetarët asnjë fjalë falenderuese për askënd, thuajse lirimi i tyre erdhi rastësisht apo nga zemërgjerësia e shtetit serb!
Nën ankthin e pritjes
Sikurse kidnapimi i tre policëve që nuk ishte i rastësishëm, ashtu edhe lirimi i tyre nuk ishte i rastësishëm dhe spontan siq po paraqitet prej pushtetarëve. Më shumë sesa presioni ndërkombëtar, në lirimin e tyre mund të ketë ndikuar marrëveshja dhe dakordimi paraprak mes dy palëve në “konflikt”!
Zhvillimet e fundit në veriun e vendit të mbushura me skena dhe prapaskena, me pak të njohura e më shumë të panjohura për opinionin e gjërë, janë kthyer në ankth të madh për qytetarët e vendit, ngase askush nuk e di se çfarë do t’na sjellë e nesërmja.
Ajo që tashmë dihet, është kthimi ynë prapa. Shkuarja në një proces të ri zgjedhor nuk do të paraqet zgjidhje, por vetëm prolongim dhe përseritje të situatave të njëjta, për shkak se serbët përseri do t’i bojkotojnë zgjedhjet lokale në komunat veriore.
Ruajtja e partneritetit me SHBA-të, jetike për Kosovën
BE dhe SHBA nuk është qe duan Serbinë, por e kanë qëllim futjen e saj nën kontrollin e tyre dhe mbajtjen sa më largë Rusisë. Sikurse intervenimi ushtarak i NATO-s në pranverën e vitit 1999 që nuk kishte ndodhur vetëm për qëllime humanitare por për interesa strategjike ushtarake, edhe tani ledhatimi i Serbisë po ndodhë pikërisht për interesa strategjike të Aleancës Verio-Atlantike, por, për fatin tonë të keq, tani gjithçka po ndodhë në dëm të interesave të Kosovës!
Në politikë nuk ka sinqeritet dhe simpati, por ka interes dhe partneritet. E meqë është pikërisht kështu, në këtë fazë të zhvillimeve politike, Kosova duhet të tregohet tepër e kujdesshme në veprime, duke mbajtur paralelisht dy kurse veprimi; në njërën anë partneritetin me SHBA-të dhe në tjetrën interesin e shtetit të Kosovës.
Asnjëherë deri më sot Serbia nuk i ka dhënë gjë Kosovës pa marrë diçka në këmbim!
Hë për hë, enigmë mbetet çmimi i lirimit të tre pjestarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia!
Por, do të jenë zhvillimet e ditëve të ardhshme, ato që do t’na tregojnë të vërtetën dhe koston që do ta paguajë Kosova për lirimin e tyre!
Plotësisht pajtohem me Ju, që ruajtja e miqësisë me SHBA-të, nduhet të jetë parësore. Reformimi në Policinë e Kosovës, po ashtu duhet të jetë i menjëhershëm.
Në asnjë mënyrë nuk duhet të etiketohen policët kur dihet që një fqinjë si Serbia, nuk njeh ligje e rregulla.
Ajo disiplinohet me masa konkrete, ngase asnjë nga marrëveshjet nuk i zbaton. Vuçiq vetëm blen kohë për ta ruajtur pushtetin. E, kaluara e tij me plot prononcime e kërcënime për vrasjen e të gjithë boshnjakëve myslimanë në Bosnje dhe Hercegovin, ka qenë e mjaftueshme të kuptohet që me sojin e tij,s’ ndërtohet paqja kurrë.
Në anën tjetër derisa Sllovakia dhe Spanja nuk e kanë njohur Kosovën, nuk është dashur që Bashkësia Ndërkombëtare të caktoj Lajçak e Borrell, si ndërmjetësues të bisedimeve Serbi – Kosovë.
Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveritë e mëhershme është dashur të shqyrtohen nga Kuvendi i Kosovës.
Ato që cenojnë integritetin e Kosovës dhe interesat e saj të anulohen automatikisht.
Përfaqësuesit e mëhershëm të Qeverisë sonë asnjëherë nuk kanë dhënë sqarime rreth marrëveshjeve dhe bisedimeve.
I vetmi është prof. dr. Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës,2006 – 2010,që deri në detaje ka raportuar mbi bisedimet në Vjenë të Austrisë.
Ai po ashtu ka thënë plotherë që Kosova, s’ ka çfarë të bisedoj rreth kufijve me Serbinë,se ata i ka të përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974.
Mbi bazën e kësaj që thotë prof. dr. Fatmir Sejdiu, ka vepruar edhe Gjykata Ndërkombëtare, kur shpalljen e Pavarësisë së Kosovës e ka njohur si të ligjshme.
Po ashtu Sejdiu ka bërë punë të shkëlqyeshme me Z. Matti Ahtissari, duke e bindur që përveç Pavarësisë së Kosovës, çdo status tjetër çon në luftë të re me Serbinë.
Këtë e thonë edhe Mediet e huaja . Sejdiu ishte unifikues. Ai hëpërhë veproi konformë Kushtetutës së Kosovës.
Pushtetet në Demokraci në gjithë botën ndërtohen me Parti rivale, edhepse programet e tyre s’ kanë asnjë të përbashkët me të palës tjetër.
Këto janë rregullat e Demokracisë. Trillimet e gënjeshtrat se kinse Sejdiu e ka shkelur Kushtetutën, janë të pavërteta. Atij nuk i është dhënë kohë të mendoj rreth kësaj çështje.
Puçistë brenda LDK- së, që Zoti Sejdiu, i kishte ngritur në pozita në marrëveshje me PDK-në, ia ngulin thikën pas shpinës. Identik me të birin e Car Dushanit, kur vret babën e tij për pushtet.
Udhëheqësit e tanishëm duhet ta bëjnë ripërtëritjen me kuadra të reja në FSK e Polici. Sipas rregullave dy nga policët e kindapuar të Kosovës, duhet të ishin në pension, ngase njëri ishte 62 e tjetri 60 vjeç. Ata me gjithë përvojën e tyre të duhur,nuk janë më në gjendje të jenë pjesë elitë e policisë, sepse mosha e bën të veten. Veriun e Mitrovicës mund ta integrojnë në kompaktësinë territoriale të Kosovës, vetëm SHBA, që pa ndihmën e tyre çlirimi dhe Pavarësia, do të ishin vetëm ëndërr.