Anna Kohen lindi në Vlorë menjëherë pas luftës, në 1945, në një familje hebreje

0
246
Anna Cohen - Blendi Fevziu

Blendi Fevziu, Opinion TV Show

Anna Kohen lindi ne Vlore menjehere pas luftes, ne 1945, ne nje familje hebreje, pjese e komunitetit qe jetonte atje prej shekujsh. Sic rrefen ne librin e saj, gjate pushtimit gjerman, disa familje nga fshati Trevllezer i moren hebrejte dhe i mbajten ne shtepite e tyre. Ju vune emra myslimane dhe u kujdesen per ta. I gjithe fshati e dinte qe ata ishin hebrej, por asnje i vetem nuk lajmeroi gjermanet per kete.

Hebrejt shpetuan, ashtu siç ndodhi kudo ne Shqiperi. Asnje prej tyre nuk u dorezua apo u vra. Kohen u rrit ne Vlore, nen represionin komunist, por ne harmoni te plote me banoret e qytetit. Me 1966 ajo u be familja e pare qe u lejua te largohej zyrtarisht nga Shqiperia. U vendos ne Greqi e me pas ne Nju Jork. Anna nuk e harroi kurre Shqiperine. Sidomos pas vitit 1990 ajo u be zeri i komunitetit, duke i ndihmuar kudo qe ishin dhe kurdo qe mundej.

Një rrëfim i rrallë nga Anna Cohen (kliko Watch in YouTube):

Per kete meritoi vleresimet me te medha te Shqiperise. U martua me nje hebre polak, qe po ashtu ruante brenda vetes nje drame te thelle. Ne moshen 8 vjecare gjermanet i kishin vrare para syve vellain 6 vjeçar. Sot ajo ka publikuar nje liber, ku rrefen per jeten e saj, pa harruar te tregoje se lindi ne nje gji te mrekullushem si gjiri i Vlores dhe sot, kalon pensionin ne nje gji po kaq te mrekullueshem sa ai i Sarrasotes ne Florida.

Ne foto me te dhe me perkthyesin e librit te saj, “Lulja e Vlores”, Edvin Shvarc. Familja e Shvarcit po ashtu i mbijetoi holokaustit duke u strehuar ne Shqiperi ne vitet e luftes se dyte boterore. Dhe nuk u largua me kurre per ketej. @opinion.al @rtvklan

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.