AKTET E SULMEVE TERRORISTE NË VERI, MATJE E PULSIT TË SERBISË NDAJ REPUBLIKËS SË KOSOVËS

0
Sulmet në veri

Gani I. Mehmeti

Vuçiq e Gjuriq, janë të njëjtit që kanë mohuar edhe masakrën e Raçakut më 1999. Ata, madje, kanë shkaur aq larg sa kanë thënë se këtë e kanë krijuar vetë shqiptarët, duke menduar se edhe ne jemi si ata, që të vrasim veten, për të ndërmarrë masa ndaj të tjerëve, siç pati ndodhur rasti me Panda në Pejë. Të njëjtën lojë përpiqen ta luajnë edhe në këtë rast, duke «mohuar» se janë pjesëmarrës në sulmin me eksploziv në Ibër Lepenc.

E, kush do e bënte këtë vepër terroriste përveç serbëve, gjithsesi me përkrahje dhe ndihmë të krerëve të Serbisë. Kosova nuk është në luftë me askë, por Serbia është në luftë me Kosovën, prandaj, në çdo mënyrë përpiqet ta dëmtojë  edhe përmes sulmeve terroriste.

Dhe, lirisht, mund të themi se të gjitha këto sulme janë të dirigjuara nga Beogradi për të matur pulsin se sa ia vlen të sulmohet veriu i Kosovës, që është bërë pengesë e Vuçiqit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe njohjen e saj.

Serbia, është thënë shumë herë deri tani, nuk e ka për qëllim «mbrojtjen» e serbëve të Kosovës, siç e thonë, por e ka synim veriun e Kosovës për pasuritë natyrore që i ka.

Matjen e pulsit e ka në raport me palën ndërkombëtare se si do i cilësojnë sulmet në veri: nëse ndërkombëtrët nuk do ta vlerësojnë për sulm terrorist, të vazhdojnë. Por, nëse ndërkombëtarët e cilësojnë për vepër terroriste, atëhere edhe ta mohojnë edhe të pushojnë për disa ditë nga sulmet.

Vuçiq, deri sa ju nuk keni asnjë lidhje me sulmin në kanalin e ujit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, kush do të ishte sulmuesi terrorist? Mbasi nuk keni ju lidhje, e di se kush është sulmuesi e na trego. Dikush është. E kush është, uroj të mësohet!

Sa u përket ndihmave që i ofron, faleminderit. Ndihma më e madhe është të ndalosh sulmet terroriste të të gjitha llojeve.

Derisa, Vuçiq priti se si do të cilësohej ky akt kriminal, nuk u paraqit. Thotë se nuk deshi të nxitojë! Po, sepse duhet të deklarohet ashtu si do ta vlerësojnë shtetet tjera sulmuesin. Tani, që u cilësa akt terrorist, u rreshtua edhe Vuçiqi në vijë me bashkësinë ndërkombëtare.

Edhe Marko Gjuriq, ministër i jashtëm i Serbisë është në deklarimin e Vuçiqit. Mohon se sulmuesi është nga Serbia. Ai, madje mbledh edhe PESËSHEN (QUINTIN) dhe u flet atyre, në përpjkeje për t’u «shfajësuar». Le të mbetet në dorën e tyre se sa i besojnë Gjuriqit.

Sulmi në stacionin policor në Zveçan më 26 nëntor nuk u alarmua shumë, madje nga ndërkombëtarët, me sa di, as që është zënë në gojë. Prandaj ndodhi sulmi në ndërtesën e komunës, po në Zveçan më 28 nëntor. Edhe ky sulm nuk shkaktoi reagime nga ndërkombëtarët. Duke menduar se nuk do të reagojë fare faktori ndërkombëtar, u bë sulmi terrorist në kanalin e ujit në fshatin Varagë të Zubin Potokut më 29 nëntor 2024.

Po të mos reagonin ndërkombëtarët, ose po të mos e quanin vepër terroriste sulmin, Vuçiq do i thërriste sulmuesit dhe do i priste si «heronj» në rezidencën e tij në Beograd, ashtu siç e pati pritur Radoiçiqin pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 2023.

Dhe, ka gjasa që larg syve të të tjerëve, i ka pritur sulmuesit, para se të reagonte, gjatë natës mes 29 e 30 nëntroit 2024.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.