Aftësia e kufizuar dhe problematikat e saj – intervistë me Sokol Murataj për RTSH, nga gazetarja Voltiza Duro

0
682
Sokol Murataj

Pyetje:
Cilat janë disa nga problematikat kryesore që shqetësojnë sot personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri?
Përgjigje:
1 Mungesa e shërbimeve te posaçme që mundësojnë shanse të barabarta
2 Perjashtimi nga tregu i punes
3 Mungesa e aksesit ne drejtesi
4 Përfunfimisht mohimi i shanseve të barabarta

Pyetje:
Sa janë pensionet mujore, bazuar në kategoritë ku bëni pjesë?
Pergjigje:
Së pari kategoria për të cilën flasim nuk ka pensione mujore por pagesa për shkak të aftësisë së kufizuar. Si rezultat i reformës sociale të iniciuar nga ish ministri Veliaj, ato janë reduktuar. Më parë ato bazoheshin te paga minimale që ishte mbi 100 mij lekë, tani bazohet te pensioni social që është 70 mije lekë. Këto pagesa kanë karakter kompensimi për zbutjen e pasojave të aftësisë së kufizuar në funskion të barazise së shanseve.

Pyetje:
Sa mund ta përballoni jetesën me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës e jo vetëm?
Pergjigje:
Çdo person me aftësi të kufizuar ka si burim jetese pagën ose pensiuonin e invaliditetit ose pensionin e pleqërisë dhe në pamundësi të asnjëres nga këto ka ndihmën ekonomike.
Si rezultat i reformës që përmendëm më lart pagesa e aftësisë së kufizuar ndryshe nga më parë nuk shërben vetëm si kompensim i pasojave tona por edhe si burim jetese.

Pyetje:
A mundeni të keni një jetesë normale përsa i përket aspektit ekonomik krahasuar me disa vite më parë?
Pergjigje:
Jo pasi reforma e kryer e ka mohuar pagesën e aftësisë së kufizuar si kompensim i pasojave duke e kushtëzuar atë në marrjen e pensionit të invaliditetit apo pleqërisë. Për pasojë më parë merrnim dy pagesa dhe tani marrim vetëm 1.

Pyetje:
Po medikamentet i merrni me rimbursim? Sa i rëndon xhepat e një personi me aftësi të kufizuar blerja e medikamenteve?
Pergjigje:
Si gjithe të tjerët. Nuk kemi ndonjë favor në këtë fushë.

Pyetje:
Sa e vështirë është për një person me aftësi të kufizuara të gjejë një punë në Shqipëri? Ju vetë sa të vështirë e keni patur?
Pergjigje:
Është e pamundur përveç atehere kur pushteti mund të na japi ndonjë vend pune nga ana e tij siç është rasti fatlum imi që bashkia më ka mundësuar një vend pune. Tregu privat nuk na ka pranuar por edhe politikat në këtë fushë janë të gabuara pasi nuk ka formim apo trajnim professional për tu përfshirë si konkurrues në tregun e punës.

Pyetje:
Po lidhur me infrastrukturën, cilat janë problematikat?
Pergjigje:
Ligji i detyron ndërtuesit të projektojnë lehtësirat e nevojshme ndërkohe urdhëron KRT të mos japi leje ndërtimi nëse nuk planifikohen këto lehtësira. Realitetin e shikoni ju vete pervec ca rrampave ne rruge apo në ndonje ndertesë . I gjithe rrjeti i sherbimeve është i paaksesueshem. Më të persekutuar janë të verbërit pasi atyre nuk po ju behet asnjë semafor akustik që ata të kuptojne më vesh nëse drita është e kuqe, jeshile apo e verdhë.

Pyetje:
Po në rrethe si paraqitet situata?
Pergjigje:
Gjithë sa thashë më lart vlen vetëm për në Tiranë. Rrethet nuk duhet konsideruar se ekzistojnë as si problem.

Pyetje:
A marrin përkujdesje PAK që jetojnë të vetëm?
Pergjigje:
Nuk kam dijeni nëse eksziston një shërbim i tillë. Të paktën në dijenine time nuk ka asgje të shkruar apo fonde të planifikuara për këtë qëllim.

Pyetje:
Reforma për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri ka shkaktuar shumë pakënaqësi te PAK, pak kohë më parë. A janë lënë padrejtësisht jashtë skemës persona që duhet të trajtohen si PAK?
Pergjigje:
Nuk mendoj se është ky problem në këtë rast.Organizatat tona udhëhiqen nga parimi të shkojë Haka te i Zoti. Çështja është se reforma nuk është bazuar as në parimet ligjore dhe as në aftësitë profesionale të vlerësimit. Prej shumë vitesh këto reforma nxiten, zhvillohen dhe udhëhiqen nga jashtë me ekspertiza të organizatave që punojnë në fushën e aftësisë së kufizuar. Ato nuk janë bërë kurrë në dobi tonën dhe as të shtetit. Ato udhëhiqen nga interesat e grupeve jashtë nesh dhe jashtë interest publik. Për pasojë për sa kohë qeveritë nuk e marrin seriozisht bashkëpunimin me ne, nuk korrigjojnë Konventën e Kombeve të Bashkuara nga përkthimet në invers nga ligjet e ndërtuara së prapthi ku ne na është mohuar e drejta për të përfaqësuaar vetveten, situata nuk do të përmirësohet kurrë.

Pyetje:
A keni marrë ankesa nga grupet e interesit apo persona të caktuar mbi abuzime të mundshme nga komisionet e KEMP-it?
Pergjigje:
Ne nuk kemi kompetenca të shqyrtojmë ankesat e askujt aq më tepër kur në jemi të përjashtuar nga ky proces siç ju thash më lart. Ankimet ndiqen në rrugë ligjore te kempi epror apo në gjykatë. Për sa kohë kriteret e pranimit apo përjashtimit janë të paqarta, të turbullta, për sa kohe shteti nuk do ta ndajë politikisht dhe ligjërisht të drejtën e pagesave për shkak të asftësisë së kufizuar për shkaqe të barabararta nga e drejta e mbijetesës ekonomike nuk mund të ushtrohet drejtësi në këtë fushë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.