A po ndodhë realizimi i ideve të “botës ruse” dhe të “botës serbe”?

0
Miloseviq - Putin - Vuçiq

Skënder MULLIQI

Millosheviqi e filloje marshimin më luftë të arrin qëllimin e realizimit të botës serbe. Ai në këtë detyrë e kishte marre nga ideologu i kësaj ideje Dobrica Qosiqi dhe nga Memorandumi i SANU, por u pëngua nga NATO që të realizon këtë ide fashiste. Kur mendohej së kjo ide u harrua nga Serbia, doli në sipërfaqe nga pasardhësit e Millosheviqit në pushtetet e pas luftës. Serbet në Bosnje më marrveshjën e Dejtonit, u krijuan entitet i veqantë më shumë komptenca nga pushteti qendror i BH-së. Republika Serpska ishte një hap drejtë bashkimit më Serbinë, të cilën gje më këmbngulje është duke e kërkuar Millorad Dodik. Millo Gjukanoviqi ishte ai që e bëri Republikën e Malit të Zi të pavarur nga Serbia më referendum, ku votat e shqiptarëve e përcaktuan të ardhmën e kësaj republike.

Gjukanoviq arriti të inkuadron Malin e Zi në NATO. Rënia e tij nga pozita e të parit të shtetit, i lëshojë rrugë pushtetit proserb të ish Momir Bullatoviqit, një njeriu të besueshem të politikës të Millosheviqit. Erdhi në pushtet pas 30 vitesh, proserbi Millatoviq, i cili ja shtojë gjasat Serbisë për të vazhduar më moton ”të gjithë serbët në një shtet”. Ardhjës në pushtet të Millatoviqit i ndihmojë shumë kryeministri Dritan Abazoviq, i cili e legjitimojë së pari Kishën Ortodokse Serbe më klerikët serbe në Cetinje, për të vazhduar takimet, por edhe politikat më presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Lidhje të forta politike në këtë kontest bënë Vulin dhe Dodik më presidentin rus, Vladimir Putin. Madje, udhëhësi i serbëve të Republika Serpska mori një shpërblim të lartë nga Moska zyrtare.

Ideja e botës serbe, është sinonim i botës ruse. Është e qartë së ideja e botës serbe, është projekt për Serbi të Madhe. Ndërrimi i kufijve më dhunë në Ballkan, mund të sjellë katastrofa të reja. Operacionet ushtarake ruse në Ukrainë, nuk janë asgjë tjetër vetëm synim i realizmit të botës ruse. Bota serbe dhe bota ruse janë ide të vjetra të kompremetuara ruso serbomëdha në Evropë dhe në Ballkan. Politika ruse dhe serbe kan për qëllim destabilizimin e Evropës duke provokuar luftë. Këto janë politika të rrezikshme për të shkëputur popujt jo serbe dhe shqiptarët nga kultura, gjuha dhe tradita e tyre. Janë këto dy ide të cilat pretendojnë zhbërjën si shtete të Malit të Zi, Bosnjes dhe të Kosovës.

Nacionalzimi serbomadh jo që nuk u fashitë, por shumë ka marrë krahë, e që në këtë rrugëtim është duke e ndihmuar më tërë forcën edhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila ishte promotore e gjakderdhjës së madhe më rastin e shkatërrimit më luftë të ish-Jugosllavisë. Ka mundësi nese nuk ndalen nga Amerika dhe NATO, që këto ide të bëhën realitet i hidhur për Ballkanin. Evropa sikur nuk po kasavetohet shumë që Serbia përditë po i lëndon kufijtë e shteteve fqinje dhe veqmas të Kosovës në veri. BE dhe Amerika duhet ti dërgojnë porosi të qartë Vuqiqit, së nuk do të tolerohen politikat luftënxitese për ndryshim të kufijve. Është e kuptueshme frika të popujtë e rajonit, edhe pse disa shtete janë nën ombrellën e NATO-së dhe disa janë partnere të saj. Situata ka ardhur që këtyre dy ideve raciste duhet vënë një hërë e mirë pikë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.